Dashnorja e dhëndrit ndërpret dasmën: “Jam shtatzënë” / Videoja në TikTok
Dashnorja e dhëndrit ndërpret dasmën duke i treguar të gjithëve se ishte shtatëzënë. Ka ndodhur vërtetë në Detroit, Amerikë
Dasëm me … surpriza! Ajo që ndodhi në Detroit, Michigan, në SHBA, duket gati si skena e një filmi, megjithatë është ajo që ka ndodhur vërtetë gjatë një martese. Në një video që zgjat rreth 30 sekonda mund të shihni skenën që brenda pak orësh është bërë virale në TikTok.
Në këtë video dy bashkëshortët janë gati të betohen për dashurinë e përjetshme kur papritmas ia beh një grua dhe ndërpret ceremoninë. Duke u treguar të gjithë të pranishmëve, përfshirë të sapomartuarit, se është shtatzënë. Por momenti kulminant vjen pikërisht kur ajo tregon se babi i foshnjës që po vjen në jetë është njeriu që është gati të martohet.
Video është publikua në TikTok dhe është bërë virale në rrjet, duke marrë rreth 2 milion shikime në vetëm 24 orë. Skena mund të ishte lehtësisht ajo e një filmi.
Faktikisht, në video, gruaja dashnore e dhëndrit ndërpret martesën që po zhvillohet dhe bërtet: “Anthony! – ky është emri i dhëndërrit – Bën sikur s’më njeh? Nuk e more ilaçin tënd sot? Anthony, e di që më dëgjon! Po sillesh sikur nuk më njeh… Kam këtu fëmijën tënd”!
Një njoftim që i ka ngrirë të pranishmit dhe, in primis, nusen e ardhshme. Duket se ka ndërhyrë pikërisht vajza e kësaj të fundit që ka ndërhyrë duke e largoi dashnoren nga kisha. Ajo që tani të gjithë po pyesin, pasi kanë parë këtë skenë pothuajse surreale, është se çfarë ka vendosur të bëjë gruaja e ardhshme: a do të jetë (sidoqoftë) martuar me burrin që e tradhtoi apo braktisi altarin?