GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Dasma super vip në Sankt Moritz e Dasha Zhukova dhe Stavros Niarchos: fotot

Ish gruaja e Roman Abramoviçit dhe miliarderi grek i thanë njëri-tjetrit “PO” në mes të dëborës, në Shën Moritz, para treqind të ftuarve, shumë prej të cilëve aktorë, stilistë, supermodele, deri edhe pjestarë të familjeve të mëdha evropiane si Beatrice e Yorkut apo Charlotte Casiraghi

Martesa e parë, ajo legale, ishte një ceremoni intime në tetor të vitit të kaluar në Paris, vetëm me familen të pranishme. Por tani Dasha Zhukova, 38 vjeçe, ish-gruaja e Roman Abramoviçit, dhe miliarderi grek Stavros Niarchos, 34 vjeç, trashëgimtar i dinastisë së famshme të tregtarëve të anijeve, për të replikuar “PO”-në i bënë gjërat në stil të gjerë, duke zgjedhur Shën Moritzin si vendin e dasmës përrallore që do të kushtojë, përflitet, rreth 6 milionë euro. Me një fustan Valentino të krijuar enkas për të, në mbrëmjen e së premtes, 17 janar 2020, Dasha u shtrëngua edhe një herë krah Niarchos mes dëborës në një vend të përgatitur pranë Olympaschanze, para treqind të ftuarve.

Duke hequr nga “tregu” një prej beqarëve më të lakmuar të Evropës. I njohur nëpër kronikat rozë për marrëdhëniet e tij romantike me gra të famshme në Hollywood si Paris Hilton, Lindsay Lohan, Mary-Kate Olsen dhe Jessica Hart.

Stavros dhe Dasha, e lindur në Moskë dhe rritur në Kaliforni, sot e konsideruar si një carinë e artit falë angazhimit të saj nëpër galeri dhe fondacione, njihen prej të paktën një dekade por miqësia e tyre është shndërruar në diçka më shumë vetëm në fund të vitit 2017. Stavros në atë kohë ishte i freskët nga ndarja me supermodelen Xhesika Hart, partnerja e tij për më shumë se 7 vjet. Zhukova, pas dhjetë vjet martese, ishte në prag divorci me Abramoviçin, me të cilin kishte dy fëmijë (Leah Lou dhe Aaron Alexander) që ajo ka mbajtur gjithmonë marrëdhënie të mira. Dhe as tre vjet pas ndarjes, ja dhe dasma e re, e cilat ka sjellë në Shën Moritz një njerëzish të famshëm: nga Orlando Bloom te Karlie Kloss, nga Stella McCartney te Kate Hudson, nga Charlotte Casiraghi tek Princesha Beatrice e York-ut, e ardhur nga Londra me bashkëshortin e saj të ardhshëm Edoardo Mapelli Mozzi. Ishte edhe Lapo Elkann, ende duke marrë veten nga aksidenti që gati i kushtoi jetën në Izrael, javë më parë.

Bashkëshortët e rinj dhe dhe të ftuarit, para ceremonisë, u përzien me njerëzit e zakonshëm në rrugët e Shën Moritzit dhe nëpër pistat e skive, siç bëri Beatrice e Yorkut dhe burri i saj i ardhshëm, që morën me qira pajisje skijimi. Të gjithë të ftuarit ishin mysafirë të Hotel Kulm, në pronësi të të sapomartuarit ku u zhvilluan festa për gjatë gjithë fundjavës.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

You might also like