Demi Moore, ishi i Bruce Willis, vajzat dhe gruaja e tij: një karantinë “e zgjeruar”

Një bashkim familjar për aktorin, në izolimin të detyruar me partneren historike dhe vajzat e tyre, Rumer, Scout dhe Tallulah. Partnerja aktuale Emma Heming e vlerëson me një koment të ëmbël (“Më mungon shumë”) dhe pizhama me shirita tashmë është virale
Një karantinë e zgjeruar. Bruce Willis është duke përjetuar izolimin e detyruar me një pjesë të familjes së tij të madhe: së bashku me yllin e Hollivudit, në fakt, aty është ish-gruaja historike Demi Moore dhe tre vajzat e tyre të rritura, Tallulah (26), Scout ( 28) dhe Rumer (31). Pas fotografisë qesharake të postuar nga vajza e tretë, këtë herë është mami Demi ajo që publikon një imazh me “klanin” të mbledhur në divan.
“Lidhje familjare” mund të jetë titulli i përshtatshëm, megjithëse shumë fansa kanë shtryar pyetjen se ku gjendet partnerja e ri e Bruce, supermodelja Emma Heming. Përgjigja nuk zgjati shumë kohë që të vinte: “Më mungoni shumë “, ka shkruar në komente zonja aktuale Willis, e cila po e kalon karantinën në një tjetër apartament së bashku me dy vajzat e saj me aktorin amerikan, Mabel (8) dhe Evelyn (6).
Vëmendjen e ndjekësve e tërhoqi pizhama me shirita horizontale të bardhë e të gjelbër, e bërë virale tashmë në internet: në shtëpi e veshin të gjithë, madje edhe gjashtë qenushat në plan të parë. Në sfond, me një lugë gjelle dhe pirun gjigand, spikasin Bruce dhe regjisori Dillon Buss, i dashuri i Tallulahut: disa ditë më parë kishte dalë një tjetër foto e Demi Moore, teksa po punonin së bashku në një projekt.
Një ” quarantine crew” që duket pra se po funksionon mirë. Nga ana tjetër, nuk është e re që Bruce dhe Demi, pas 13 vjet martese, kanë mbetur në marrëdhënie të shkëlqyera edhe pas divorcit në vitin 2000: “Mundëm ta spostojmë zemrën nga marrëdhënia për t’u garantuar vajzave tona praninë dhe mbështetjen e të dy prindërve”, ka shpjeguar ajo. “Kështu, kemi konservuar një mjedis plot dashuri”.
Edhe në karantinë, me ok në distancë të Emma-s.