GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Deputetët mazokistë të opozitës që “duan” President

Çdo deputet i opozitës që vazhdon e merr pjesë në konferencën e kryeatarëve për të diskutuar zgjedhjen e presidentit të ri të republikës, bën as më pak, as më shumë sesa rolin e një bufoni. Sado propozime që të japin, sado gjëra racionale të duken sikur thonë në formë, sado sfida për mungesën e legjitimitetit të kësaj mazhorance të bëjnë, sërish ata duken qesharakë.

Në thelb edhe Alibeaj edhe Mediu edhe Duma edhe Gjekmarkaj edhe Tabaku që folën sot gjatë mbledhjes që u transmetua live në të gjitha TV informativë nuk thonin gjëra pa sens. Eshtë normale që nëse kërkon të ketë një kryetar shteti konsensual, ai që ka shumicën e votave t’ia lërë propozimin pakicës. Eshtë gjithashtu logjike që po të duash të ndjekësh këtë rrugë, të pranosh që në tre raundet e para pakica të dalë me një emër dhe në seancat parlamentare të votohet kandidatura e propozuar prej saj.

Por ama edhe të gjithë së bashku edhe veç e veç ata që thoshin këto mendime normale nuk dukeshin aspak seriozë, sepse angazhimi i tyre qe i njëjtë me atë të një çilimiu që do ti ndryshojë mendjen një bande që është nisur të bëjë një mëkat.

Ata dukej sikur talleshin me veten e tyre teksa rrinin e dëgjonin Taulant Ballën tu thoshte se PS po u bënte koncesionin maksimal duke i caktuar datat e raundeve në skaj të afateve ligjore. Ata spiropalizoheshin duke dialoguar me Elisën që u thoshte qenë të përçarë ndaj nuk ishin në gjendje të sillnin dot emra.  Ata poshtëroheshin kur Lindita Nikolla kthehej në zanatin e vjetër të zyshës, që kur nuk ka përgjigje për pyetjen e një nxënësi, mbyll para kohe orën e mësimit.

Të gjitha këto ndodhin për një arsye të thjeshtë: sepse mazhoranca e ka ndarë mendjen që do e zgjedhë me votat e veta pesidentin dhe do të peshkojë ndonjë idiot të dobishëm që të hiqet sikur ka ngritur proces.

Këtë e ka treguar Balla kur bën sikur mërzitet se i kanë hequr PS të drejtën e propozimeve, kur këtë idiotsi se beson askush sepse të gjithë e dinë që rilindja ka numrat për të vendosur e vetme.

Këtë e ka afishuar në mënyrë arrogante Rama, duke thënë se “ne i kemi votat”, se bëri shumë mirë që i votoi ndryshimet kushtetuese në 2008, që sot të mos kishim sot krizë, apo duke predikuar se nuk do pranonte asnjë president propozimi i të cilit do mbante emrin e Berishës.

Pra gjithçka është e qartë se kryeministri e ka ndarë mendjen dhe kushdo që merr pjesë në farsën e tij motivohet vetëm nga ndjenja mazokiste e atij që kërkojnë ta tallin me çdo kusht. As pretendimi se ata po marrin pjesë në proces në mënyrë që të ndërgjegjsojnë publikun për manovrat e shëmtuara të shumicës qeveritare nuk qëndron. Sot kujdo, të madhi e të vogli, i kanë mjaftuar 9 vite pushtet të Ramës për të kuptuar se ai do të kapë gjithçka edhe kur nuk i ka votat, e jo më kur ligji ia lejon ta zgjedhë vetë presidentin. Të gjithë e dinë se ai do ta nxjerrë emrin nga mënga në raundin e katërt. Prandaj edhe pjesmarrja në farsë me justifikimin për ta demaskuar atë është një prezence e turpshme. Ç’do deputet i opozitës që vijon e merr pjesë në këtë estradë nuk është më shumë sesa një klloun,


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More