GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Detyrat e shtëpisë së pushimeve: Ushtrime të shpejta për matematikën

Detyrat e shtëpisë së pushimeve tani nuk janë më problem falë ushtrimeve të shpejta dhe argëtuese për të rishikuar matematikën, propozuar nga Redooc

Viti shkollor ka mbaruar në disa anë, dhe është afër përfundimit anëve të tjera dhe, si gjithmonë, mbërrijnë detyrat e frikshme të pushimeve. As kohën për të shtrirë kockat dhe nxënësit duhet të përballen me ushtrime dhe probleme matematikore.

Çfare të bëjmë? Zgjidhja, për prindërit dhe fëmijët, është përqendrimi tek ushtrimet e thjeshta dhe argëtuese, që e bëjnë më pak “të rëndë” dhe të mërzitshëm rishikimin e mësimeve, duke shndërruar në lojë madje edhe një lëndë të vështirë si matematika.

Aleati i përsosur në këtë rast është Redooc, një platformë didaktike dixhitale e ideuar për të ndihmuar fëmijët, adoleshentët dhe prindërit. E veçanta e kësaj platforme qëndron në faktin se kombinon dixhitalin me letrën, duke bërë që përdoruesit të rizbulojnë matematikën me mësime të qarta video dhe lojëra argëtuese.

Ky sistem inovativ funksionon sepse lejon ndjekjen e procesit të të mësuarit, gjithashtu ai është i ndërtuar si një lojë, me objektiva dhe përparime që lejojnë të kalohet nga një nivel në tjetrin. E gjitha kjo i stimulon nxënësit të ecin përpara e ta zbulojnë gjithnjë e më shumë matematikn dhe sekretet e saj.

Për nxënësit e shkollave fillore, platforma ofron lojëra të shkarkueshme dhe të printueshme, për t’i luajtur nën çadrën e diellit, në kopsht apo në shtëpi, puzzle dhe leksione për të mësuar se si të shkruhen numrat nga 0 në 9 dhe nga 10 në 19.

Vera do të jetë një kohë e rëndësishme sidomos për fëmijët që në shtator do të fillojnë vitet e para, në të mesmen dhe superioren. Lëndët janë shndërruar si një takim fiks dhe shpesh i frikshëm nga studentët, veçanërisht kur kanë të bëjnë me matematikën.

Zgjidhja, si gjithmonë, është të rishikoni edhe një herë mësimet e bëra gjatë vitit të sapombyllur shkollor dhe të përgatiteni në mënyrën e duhur, për të filluar vitin e ri pa ankth dhe frikë. Për nxënësit e shkollës së mesme Reedoc ofron ushtrime dhe teste të dobishme për një përmbledhje të shpejtë dhe efektive. Ndërsa për studentët që do të hyjnë në superiore, janë të disponueshme skeda me kuice mbi njohuritë rreth matematikës. / gazetatjeter.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni