GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Dhjetë filmat (dhe aktorët) më të këqij të dekadës

Disa ditë para fundit të vitit 2019, bibla e kinemasë amerikane ka përpiluar renditjen e filmave më të shëmtuar të dhjetë viteve të fundit. E gjeni se kush fiton?

Më të aftët gazetarë të Hollywood Reporter, Bibla e Kinemasë amerikane, kanë rrëmuar në dekadën që po skadon, duke kositur pa pikë mëshire (as respekti për paratë e çuara dëm) më të keqen që u është ofruar spektatorëve. Disa ditë nga fundi i 2019, revista dëshiron të ritregojë dhjetë vitet që sapo kanë kaluar. Dhjetë vjet përfitime, filmash të realizuar dhe riparuar, të filmave të vlerësuar nga kritika dhe mediat që, në fakt, kritikët i kanë neveritur.

Midis këtyre, duke përjashtuar remak-et dhe serialet, gazeta ka pwrzgjedhur dhjetë: më të keqen e më të këqijave, tmerrin e made in Hollywood. Dhe, me renditjen në dorë, të cilën mund ta shikoni në galerinë më poshtë, mund të arrini, në përmbledhje sipas imazheve, të identifikoni se kush mundi t’ia hidhte kësaj pwrzgjedhjeje të rëndë. Hollywood Reporter ka mbërthyer në top ten-in e në skarcove të dekadës trilogji dhe aktorë.

Adam Sandler, i njohur mirë për komeditë e tij pa cilësi specifike, u hodh në vendin e dytë në renditje. Në tërësi, sikur përzgjedhja se cila nga shfaqjet e tij ishte më e keqja, të ishte e pamundur. Fifty Shades trilogy, në paketën përfshirëse “Grey-black-and-red”, u rendin në vendin e pestë në dhjetëshen e parë, ndërsa Garry Marshall u përzgjodh në fund të renditjes.

Dhe pak rëndësi ka për revistën amerikane që Valentine’s Day, në vitin 2010, ka qenë një sukses i madh ekonomik. Hollwood Reporter e ka vlerësuar atë si të shëmtuar. Shumë të shëmtuar. Po aq të shëmtuara sa kanë qenë (ndër të tjera) edhe interpretimet e Reese Whiterspoon, Daniel Craig dhe Julia Roberts.

1. Abraham Lincoln: Vampire Hunter, drejtuar nga Timur Bekmambetov, 2012.

2. Të gjitha komeditë e Adam Sandler.

3. Cowboys & Aliens, drejtuar nga John Favreau, 2011.

4. The Emoji Movie, drejtuar nga 2017 da Anthony Leondis.

5. Fifty Shades trilogy, sipas romanit me të njejtin titull të E.L. James.

6. The human centipede, triologjia horror e drejtuar nga Tom Six.

7. The Last Airbender, drejtuar nga M. Night Shyamalan më 2010.

8. Comic Movie, bashkë me gjashtëmbëdhjetë filmat me metrazh të shkurtër të këtij lloji të drejtuar nga një dyzinë regjizorësh.

9. This Means War, drejtuar nga McG më 2012.

10. Valentine’s Day, drejtuar nga Garry Marshall më 2010./ Materiali është përgatitur nga stafi i GT

You might also like