GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Dhjetë lojëra në natyrë për t’i bërë me fëmijët

Të thjeshta dhe argëtuese, janë të shumta lojërat që mund të zgjidhni për të kaluar kohë me të vegjlit në park apo në kopshtin e shtëpisë

Me ardhjen e sezonit më të bukur për ta, sezonit të verës, pra, të pushimeve, fëmijët kanë mundësinë të kalojnë më shumë kohë jashtë shtëpisë. Ndodh shpesh që, në këto momente, prindërit të pyesin veten se kush mund të ishin lojërat më të mira që ata të luajnë. Dhe alternativat nuk mungojnë! E bukura është që këto për të cilat ne do të flasim më poshtë janë zgjidhje të thjeshta dhe po aq argëtuese.

Disa shembuj? Kap-hijen. Në këtë rast, loja ka të bëjë me ‘përqëndrimin’ tek një fëmijë tjetër dhe me përpjekjen për të shkelur mbi hijen e tij.

Një klasik tjetër i shkëlqyeshëm i argëtimit në natyrë është ujku që ha fruta. Kjo është një lojë shumë e famshme, por asnjëherë nuk bën dëm një rikthim i vogël në kohë dhe të kujtoni lojën që e keni bërë edhe vetë kur keni qenë të vegjël, pra kur fëmijët duhet të zgjedhin se çfarë frute duan të jenë dhe personi që luan rolin e ujkut duhet t’i thërrasë. Kur ia gjen emrin, atëherë ujku, fillon të vrapojë që t’i ‘kapë’ frutat dhe frutat vrapojnë vrik që të shpëtojnë nga ujku.

Si të mos përmendim lojën e pistës së bilave në rërë, një lojë kaq e lashtë – duket se ka origjinë parahistorike – sa e thjeshtë dhe argëtuese?

Një tjetër lojë që vjen nga e kaluara dhe që ju mundëson të kaloni kohën me fëmijët në alegri në park ose në kopshtin e shtëpisë është hedhja e arrave. Si punon? Duke krijuar piramida të vogla arre dhe duke i dhënë nga tre secilit pjesëmarrës në lojë. Fituesi është ai që rrëzon më shumë piramida.

Duke vazhduar me listën e alternativave të dobishme kur bëhet fjalë për lojëra në natyrë për fëmijë, ja vlen t’u kujtojmë macen dhe miun. Në këtë rast, macja e kap miun duke e prekur. Ky i fundit duhet të mbetet i ndalur në vend me këmbë të hapura, por mund të çlirohet veten nëse një miush tjetër kalon poshtë këmbëve të tij.

Një tjetër lojë interesante është gara me balona. Çfarë përmban ajo? Dhënien e një tullumbaceje secilit fëmijë që merr pjesë në lojë, i cili do të duhet ta shtyjë atë me hundë deri në fund vijën përfundimtare.

Për të mos harruar është edhe loja e topit të burgosur. Fëmijët duhet të godasin kundërshtarët e tyre me një top. Kushdo që goditet bëhet i burgosur, ndërsa kushdo që merr topin mund të çlirojë njërin nga konkurrentët e tjerë.

Kush nuk e njeh lojën e katër karrigeve? Në këtë rast, pesë fëmijë duhet të marrin pjesë, një në qendër dhe katër në qoshe. Kur jepet shenja për fillimin e lojës, ata që janë në qoshe duhet të këmbejnë vendet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërsa atij që është në qendër i takon të përpiqet të zerë njërin nga katër vendet që mund të gjejë të bosh në një moment të caktuar.

E thjeshtë dhe e bukur është edhe loja e vemjeve. Në këtë rast, fëmijët duhet të formojnë dy rreshta duke u përpjekur të ‘rrëmbejnë’ vezën e kundërshtarit dhe të fshehë atë.

E mbyllim me godit-topin me fshesë. Si funksionon? Fiks si në futbollin tradicional, vetëm se lojtarët e vegjël duhet të godasin topin jo me këmbët e tyre, por me një fshesë. / gazetatjeter.com

You might also like