Diagnoza e Covid-19 në vetëm 5 minuta, ja testi i shpejtë nga Shtetet e Bashkuara
Sapo ka marë OK nga FDA, Abbott Laboratories po përgatitet të furnizojë tregun amerikan me 50 mijë kite diagnostikuese në ditë për të luftuar pandeminë koronavirus
Nga orë të tëra në pak minuta. Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Sh.B.A. (Food and drug administration-FDA) ka aprovuar një test të ri koronavirus me një procedurë preferenciale për urgjencën që jep rezultatet në shumë pak kohë: vetëm 5 minuta për të zbuluar nëse jeni infektuar, ndërsa 13 minuta për të kontrolluar negativitin. Dhe mbi të gjitha, mund të bëhet direkt në vend, pa qenë e nevojshme që t’ë dërgohen mostrat në laboratorët e përcaktuar. Teknologjia është në pronësi të Abbott Laboratories, e cila në një deklaratë zyrtare ka bërë të ditur se që nga prilli do të jetë në gjendje të furnizojë deri në 50 mijë kite testimi në ditë, të disponueshme për momentin vetëm për Shtetet e Bashkuara.
Quhet Id Now Covid-19 dhe është e përshtatur për urgjencën pandemike me një teknologjie (Id Now) ekzistuese dhe e përdorur deri më tani për të identifikuar raste të gripit dhe infeksioneve të tjera virale të traktit respirator. Ajo që nevojitet është pak më shumë aftësi manuale, një laborator i vogël i lëvizshëm (që peshon tre kilogram dhe ka madhësinë e një pjekësi tostesh) dhe disa reagentë.
Mostrat biologjike të marra përmes tamponit së hundës dhe faringut përzien në një solucion me reagentë kimikë që thyejnë guackën e virusit dhe lëshojnë rna-në e tij. Brenda laboratorit, materiali gjenetik target që mund të jetë i pranishëm do të amplifikohet dhe bëhet i identifikueshëm, duke injoruar gjithçka tjetër.
Jashtëzakonisht i shpejtë – mjaftojnë 5 minuta për të konstatuar praninë e koronavirusit Sars-Cov-2 dhe 13 për t’u siguruar që nuk është aty – ky test gjithashtu duket se ka një besueshmëri diskrete.
Në qoftë kështu, atëherë do të ishte ideale për t’u përdorur në terren, si dhe nëpër dhomat e urgjencave, ku kërkohen veprime të shpejta, teksa tani pacientët mbesin të parkuar për të paktën 4-6 orë në pritje të rezultateve të testeve.
Ky i Abbott Laboratories i shtohet testeve të tjera të shpejta që janë propozuar gjatë javëve të fundit si një alternativë ndaj atyre të indikuara nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH). Autoritetet amerikane dhe evropiane, për shembull, i kanë dhënë dritën e gjelbër testit të shpejtë të DiaSorin, që e jep diagnozën brenda një, eksperimentimi i të cilit në bashkëpunim me spitalet italiane të Spallanzani në Romë dhe San Matteo të Pavisë përfundoi në 10 Mars.