GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Disqet më të urryer (padrejtësisht) të gjigandëve të muzikës

Edi DELIU – Një nga revistat kryesore të muzikës britanike ka lançuar një provokim interesant dhe kurioz për lexuesit e saj, duke i bërë ata të reflektojnë për faktin se të gjithë artistët më të mëdhenj në karrierën e tyre kanë publikuar (të paktën) një album që fansat dhe kritikët e kanë snobuar apo hedhur poshtë masivisht. Por edhe mbi faktin se ndonjëherë ato janë disqe fshehurazi të dashur nga shumë, edhe pse nuk guxojmë ta rrëfejmë. Nga kombinimi i këtyre nxitjeve, lindi sfida e madhe: justifikimi publikisht i dashurisë për disa nga albumet më të urryer ndonjëherë, padrejtësisht. Shumë u përgjigjën dhe 20 lexues panë arsyet e tyre të botuara në revistën e rëndësishme, në një lloj “coming out” muzikor. Ne ju ofrojmë 5, që lidhen me artistë të cilët i kemi më shumë për zemër me motivime relative, kuriozë të dinë se çfarë mendoni edhe ju, lexuesit tanë…

Jimi Hendrix – Band of Gypsys (1970)

I frustuar nga suksesi dhe i zhgënjyer nga bota, Hendrix u pensionua me një disk live që në thelb ishte një epilog shumë i lehtë i një karriere kaq eksplozive. Por Band of Gypsys nuk është gjë tjetër veçse shpirti i Xhimit në disk: i nxehtë në groove (Who Knows), i ashpër dhe i politizuar (Machine Gun), ende në gjendje të tundë flamurin e tij të çmendur (Message of Love).

Led Zeppelin – In Through the Out Door (1979)

Me Jimmy Page dhe John Bonham në fazë vetë-shkatërruese dhe Robert Plant në zi për të birin, Led Zeppelin u bashkuan në një rrëmujë kolektive. Rezultati shock: një paketë e përdorshme retro, world e synth-prog – parafjala e Plant solist – një riff-show In the Evening, kulmi i një karriere Fool in the Rain. Është Abbey Road e Zeppelin.

Queen – Hot Space (1982)

Shiti miliona kopje, por vetë grupi dhe fansat e shpallën shpejt Hot Space një gafë. E kanë gabim: elektronikë oozing, funk sensuale dhe R&B në anën A (Body Language është çmenduri!) dhe mbushur me rock e balada në anën B, ky disk përfaqëson afirmimin e fundit të madh të Queen para hyrjes në vitet e butësie të tepruar komerciale.

Neil Young – Trans (1982)

Është një LP rock në ADN-në e tij të sintetizuar, por Trans shkon përtej çdo disku “standard” të Neil. Duke u përpjekur të lidhej me të birin të goditur nga një paralizë cerebrale, Young mblodhi disa nga meloditë e tij më të mëdha autentike (Computer Age) dhe tekstet më personale. Bërja e tyre pothuajse të pakuptueshme ishte thjesht pjesë e projektit.

Lou Reed – Raven (2003)

I likuiduar si vetëkënaqësia më e keqe e Reed, vepra rock dy-orësh e frymëzuar nga Edgar Allan Poe ishte në fakt projekti i tij më ambicioz, i mbushur me afirmime të pjekura, shkëlqyese e të mrekullueshëm. Bowie, Laurie, Hegarty dhe Hornette mes të ftuarve dhe tronditësja Fire Music (e regjistruar menjëherë pas 11 shtatorit) është gjëmimi primordial më i fortë i dekadës së parafundit.

You might also like