GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Ditari Evropian i Cristiano Ronaldo, 2/ Ka humbur betejën, por a jemi të sigurt që e ka humbur luftën?

Mirësevini në pjesën e dytë të “Ditari i Kristiano Ronaldos”, ai që mund të jetë ditari i parë dhe i vetmi i Kristiano Ronaldos, por edhe mund të mos jetë (Kristiano Ronaldo, për shembull, mund të ketë një ditar të tij në të cilin tregon se çfarë i ndodh gjatë ditëve dhe, sinqerisht, ky do të ishte ditari i vërtetë i Kristiano Ronaldos. Apo ndoshta mund të ketë një në ëndrrat e tij ose, dhe kjo më duket hipoteza më e mundshme, Kristiano Ronaldo mund të ketë një ditar në të shënon golat e bërë në ëndrra; pastaj, një ditë, teksa ne do të jemi duke diskutuar mbi madhështinë e tij, ai do të vijë i qetë dhe do të thotë diçka si: “Atëherë, nga 2000 deri në 2025 kam ëndërruar bukurinë e plot 943 golave në gjumë, doni t’i numërojmë apo jo?”).

Pas tre ditësh Portugalia do të ndeshet me Belgjikën, një sfidë e vështirë që do të kërkojë Statpaldo-n më të mirë. Shpesh këto ndeshje varen nga kush dhe si të shënon dhe do të ketë një arsye për të cilën Cristiano Ronaldo është objektivisht njeriu i 1/8 të finales, çerekfinales dhe gjysmëfinales (të paktën në futbollin për klube) (edhe pak).

Ishim ndarë (#pjesa e parë), thuhet kështu në kësi rastesh me pjesë, me fundosjen e Portugalisë kundër Gjermanisë, skuadrës kampione në fuqi, të ndarë në mes nga impulsiviteti i Gosens, CR7 i poshtëruar nga një mbrojtës i Atalantës por sidoqoftë, në gjendje për të prekur sërish statistikat e tij, me një goditje në portën e zbrazët: classic Tapinaldo. T’ja rinisim nga një ndeshje ku Ronaldo shënoi dy gola, dy gola nga penalltia: classic Penaldo.

Përpara ndeshjes patën ndodhur gjëra që do t’ia risjellim shpejt në kujtesë, sepse, sidoqoftë, ky është një ditar dhe brendia e kampionit vlen. A e mbani mend mesazhin e Ronaldos “pini ujë, jo Coca Cola”? Beh, si ishte e mundur që një shumëkombëshe të mos përpiqej të përfitonte nga dhimbjet e një tjetër shumëkombësheje (dhimbje thjesht hipotetike)? Ikea, ditët e fundit ka hedhur në prodhim një linjë shishesh të adaptuara vetëm për ujë, duke e quajtur atë uji “Cristiano”.

Me pak fjalë, jemi gjithmonë aty: problemi është Kristiano Ronaldo apo kapitalizmi? E meqë po flasim për kapitalizmin, është një çështje tjetër e hapur në verën e portugezit: ku është e ardhmja e tij? Kur u pyet për këtë, Ronaldo u përgjigj si Orakulli i Delfit: “Ajo që do të vijë do të jetë më e mira për mua”. Ndërkohë, Jorge Mendes, miku i tij-agjent-CEO, ka kaluar nga Italia dhe mund të ketë biseduar me drejtuesit e Juventusit. Në mungesë lajmesh të sigurta, dikush u hodh në metodën deduktive. Prania e portugezit në spotin e ri të Juventusit për Frecciarossa-Shigjetën e kuqe, do të nënkuptonte qëndrimin e tij te Juventus. Pastaj, hashtagu referues a nuk është #ilviaggiocontinua?

Edhe një herë po përpiqemi ta përkufizojmë Kristiano Ronaldon me marketing.

Për fat të mirë, më pas, kujdeset ai për vendosjen e gjërave në vendin e tyre. Mund ta likuidojmë dygolëshin ndaj Francës si një dygolësh me penallti, një dyshe – me pak fjalë – që me shumë gjasa të tillë do ta shënojmë edhe ne (ndoshta jo Spanjën, që i ka humbur pesë penalltitë e fundit). Megjithatë, me Portugalinë, praktikisht në prag të eliminimit, nën 2-1 me Francën – në një ndeshje ku për të goditur në portë duhej të bëje si Indiana Jones në tempullin e famshëm të mallkuar – Kristiano Ronaldo e fitoi penalltinë me forcë dhe me vullnet, duke përcjellë fillimisht një kros me topin praktikisht në vijën e poshtme dhe mbi të gjitha duke u paraqitur në pikën e penalltise me këto gjëra në lojë: kualifikimin e Portugalisë në raundin e 1/8 të finales si kampione në fuqi; arritja e rekordit të golave me fanellën e një kombëtare të Ali Daei; rekordin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave duke vënë së bashku Kampionatet Botërorë dhe Evropianë, e duke shtuar të gjitha rekordet të tjera që ai tashmë i mban. Do të vijë një kohë kur ai do të humbasë një penallti, por sigurisht nuk është kjo.

Ndoshta mund të mos e keni vërejtur, por me pesë golat e shënuar deri në këtë moment, Kristiano Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë i Euro 2020. është qesharake që një person kaq totalisht i privuar nga çdo gjë, përveç shënimit, mund të ketë një ndikim kaq të madh në lojën e futbollit (dhe mbi realitetin në përgjithësi). Ronaldo ndoshta po na thotë se po e mbivlerësojmë futbollin, po na e përplas në fytyrë pikërisht ne, juve që lexoni këto rreshta dhe që keni mbaruar përfunduar këtu sepse po lexoni këtë faqe për ta kuptuar më mirë këtë sport përmes analizës së tij komplekse (ose ndoshta keni përfunduar këtu rastësisht, atëherë mund të qëndrosh pak, bëj një xhiro te ne).

Ndeshja me Francën ishte edhe një mundësi për të takuar miq të vjetër dhe kopjacë të rinj. Në një dopjo ndeshje me moshën, shumë sy ishin kthyer në bashkëveprimet midis Ronaldos dhe Benzema. Nëse të dy së ​​bashku, në sulmin e Real Madridit, bënë histori, marrëdhënia e tyre është parë gjithmonë si e paekuilibruar: portugezi si një front man egoist i cili përvetësoi të gjithë punën fine të francezit. Ronaldo që shënon, por Benzema bën magji. Për vite me radhë ky tension mbeti latent, por pas largimit të të parit për në Torino, i dyti pati hequr disa guralecë nga këpuca. “Pa Ronaldon tani në Real Madrid ndihem i lirë”, pati thënë ai, por në fushë çdo shkëndijë e mundshme u shkri në një buzëqeshje. Pikërisht kur patëm më shumë nevojë, Ronaldo dhe Benzema na kujtuan se futbolli dhe miqësia ndërthuren si domatja me mocarelën.

Më pas, në fund të ndeshjes, pra, ishte delfini ai që i çoi përshëndetjet e tij Mbretit. Nëpër vite, kanë qarkulluar në të gjitha format fotot e një Mbappé shumë të ri në një dhomë të mbuluar me postera të Ronaldos. Të dy ishin takuar më parë, por Mbappé-së kurrë nuk i kishte dalë rasti të kishte një foto me portugezin në të cilën e shikon atë sikur të ishte një statujë e Canova (dhe, megjithëse linjat e Ronaldos janë më të dhunshme se ato të ëmbla të skulptorit venecian, nuk mund të mohohet që pa këmishë i afrohet rrezikshëm idealit të klasikut të antikut). Është kurioze sesi (e njoftuar, kush e di nëse do të vijë) dikotomia e së ardhmes Mbappé-Haaland bashkohet me të dy duart nga Cristiano Ronaldo (“Jam futbollist falë Kristiano Ronaldos”, ka pranuar norvegjezi disa kohë më parë).

Por ne nuk jemi këtu për të reflektuar mbi ndikimin e portugezit te gjeneratat e reja, jemi këtu për të folur për rekordet e Kristiano Ronaldos. Me penalltinë e dytë ai arriti të barazojë rekordin e njërit që dukej i pavdekshëm, atë të asisteve në NBA të Stockton. Falë golit të njëqind e nëntë, iu bashkua Ali Daei, një lloj hyjnie e futbollit për kombëtare, që në shtëpi e quajnë Mbret. Në Instagram, iraniani e uroi Ronaldon duke e quajtur me sinqeritet “një kampion të madh të futbollit dhe një person që e ka në zemër njerëzimin”, edhe pse më pas i kujtonte të gjithëve se golat e tij janë 111 dhe jo 109.

Me Belgjikën u duk mundësia perfekte për ta lënë Ali Daei-n pas krahëve. Një përballje ideologjike me Lukakun dukej vendi i përsosur për një ‘zuzar’ si ai. Përballeshin 53 gola të Serie A të fundit, sulmuesi që mban peshën e ekipit mbi supe kundër atij që endet nëpër lojë si një fantazmë për të na kujtuar më pas pse ai shënon dhe të tjerët jo. Çfarë mund të prisnim më mirë? Ronaldo erdhi në lojë i qetë. Në një mjedis si ai i Portugalisë, praktikisht oborri i tij, CR7 arrin edhe t’i lejojë vetes të shkojë pak përtej: bën foto me Pepe, bën reklamë. Mirëpo, në fushë, fati nuk ishte në anën e tij. Belgjika fitoi falë një gjuajtjeje me efekt të plotë nga më i panjohuri i familjes Hazard në të cilën Rui Patricio mund të bënte më shumë. Ronaldo luajti një pjesë të parë të padukshme, një pikë referimi qendrore larg të gjithë shokëve. Momenti i vetëm kur u pa ishte kur një nga përpjekjet e tij për të bërë presion ndaj Courtois rezultoi huq me lehtësinë e atij që pin një gotë ujë.

https://twitter.com/FranciscoGaius/status/1409239134791684098?s=20

Nga këtu lindi goli i Belgjikës e nëse Portugalia nuk kishte një fazë të organizuar pressing-u, është po aq e vërtetë që pamundësia për të marrë pjesë në një formë harmonike të rikuperimit të topit është karakteri që thekson më shumë egoizmin e Ronaldos dhe “pleqërinë” e tij. Në pjesën e dytë, përkundrazi, sa më afër Fernando Santos të vinte te shokët e tij, aq më shumë CR7 filloi të luante si ekip. Loja e tij është po, anarkike, por edhe evidente. Pa patur një pikë referimi, herë pas here shpërthen në veprimet sulmuese si një delfin nga uji. Me një fizik të thatë dhe lëkurë të nxirë, është e pamundur të mos e vëresh. Aksioni që lejoi Diogo Jota të godiste pak lart është tregues i versionit të Ronaldos që tifozët (më shumë të Juventusit sesa Portugalisë) do të dëshironin të shihnin. Teknik, i shpejtë, i saktë. 20’ nga fundi pati një goditje të lirë në dispozicion. Ishte larg dhe, sidoqoftë, mbase ju tashmë e njihni rekordin e Ronaldos në goditje të lirë nëpër turnetë për kombëtaret: 50 përpjekje dhe vetëm një gol. Sidoqoftë, nuk mjafton kjo e dhënë për t’i hequr nga koka se mund të shënojë në çdo goditje dënimi që gjuan, dhe të cilës i afrohet me një qëndrim dramatik dhe western. Në pjesën e parë e kishte venë Courtois në vështirësi serioze, ndihet këmba e tij e ngrohtë. Goditja e tij është po aq e mirë edhe kësaj radhe, niset drejt, ngrihet, pastaj zbret paksa në formë ovale, por, çfarë ndodh pastaj? Kush është ai që e pengoi? Mos është Renato Sanches?! U përpoq të lëvizte Mertens nga pengesa dhe u trondit nga goditja e lirë e Ronaldos. Çfarë fati i keq.

Mirëpo nuk mund të thuhet se ajo e tij ishte një provë e kënaqshme. Brenda dhe jashtë, shpesh kërkohen heronjtë dhe, nëse Ronaldo ka qenë shpesh me fanelat e Manchester United dhe Real Madrid, dhe një herë me Juventusin, me atë të Portugalisë, dominimi i tij është shtrirë më shumë në grupet kualifikuese sesa në ndeshjet e teke. Portugezi midis Evropianëve dhe Botërorëve ka shënuar 18 gola në 25 ndeshje në grupe, dhe vetëm 3 në 18 ndeshje në ndeshjet me eliminim direkt. Është versioni Statpaldo për të cilin kemi folur në pjesën e parë dhe nëse është pak zemërgjerë pas një ndeshje në të cilën Portugalia do të kishte merituar ndoshta më shumë sesa Belgjika të kalonte, qenia kurnac është pikërisht fryma e internetit.

Ndoshta pikërisht këtë po i shpjegonte Lukaku, teksa e përqafonte miqësisht pas fërshëllimës së fundit. Ronaldo dukej i irrituar si kurrë më parë. Duke shkuar të takojë Courtois u tregoi se kishin patur “bythë”. Po, e tha pikërisht kështu, në italisht, duke dëshmuar se ishte integruar paksa me gadishullin e çizmes, si për nga zakonet ashtu edhe si mendim. Më pas, duke dalë nga fusha, në një çast shpërthimi zemërimi, Ronaldo hodhi përtokë shiritin e kapitenit duke e shkelmuar tutje. Shumë e konsideruan gjestin të papranueshëm, për çështje simbolike, mendoj, por duke menduar më thellë për të ishte e vetmja dalje neutrale. Tenisitët kanë raketat, po futbollistët çfarë mund të bëjnë në këto situata? Të godasin kundërshtarët? Shokët? Askush nuk është më i frustuar se Ronaldo përballë humbjes, dhe marrja me shiritin duhet parë më shumë si paaftësia për të hyrë brenda tunelit para se të shpërthejë sesa si një gjest anti-patriotik.

Më shumë sesa për fashën, Portugalia duhet të shqetësohet për të ardhmen e CR7. Pas tij po rritet një brez lojtarësh me talent të madh. Në pak minuta në fushë Joao Felix dhe André Silva u shfaqën më të freskët dhe të gatshëm për të marrë skuadrën për dore. Ronaldo, në kundërshtim me atë që ndodh në Juventus, ka pranuar të veprojë si një qendërsulmues, edhe pse integrimi i tij me pjesën tjetër të talentit në dispozicion nuk u duk optimal, aspak i lidhur me një skuadër shumë reaktive, shumë anarkik për një ekip më prospektiv. Jonathan Wilson ka nënvizuar se si Ronaldo sidoqoftë nuk u shfaq si i vetmi që mund të dominonte skenën në ekipin kombëtar dhe se vendi i tij është ende i 7-ti i Portugalisë dhe shiritin, gjithnjë e më shumë i nxirë dhe i lëmuar, se si i gatshëm për të marrë çdo obkeltov të mundshëm në çdo mënyrë. Ka kaq shumë rekorde të tjera për t’u prekur, kush e di mbase edhe dikë që nuk ka arritur ende. Kush është lojtari që ka shënuar më shumë gola në penallti midis atyre që kanë lindur në një ishull? Apo kush është lojtari që ka shënuar më shumë gola nga e majta ndërsa ka të drejtë? Të shohësh disa kërcime (boshe) të bëra kundër Belgjikës nuk të bën të mendosh për një futbollist të përfunduar. Katar 2022, pra, është vetëm një vit larg.

Kundër Belgjikës Ronaldo mund të ketë humbur betejën, por ata si ai nuk i humbin kurrë luftërat. Ndërsa ua lë Evropianin të tjerëve, ai tashmë po merr Botërorin. Ne mund të mos e kemi vërejtur ende, por është i tiji tashmë. Është i gjithi i tiji, s’ke ç’i bën asgjë.

Përgatiti për gazetatjeter.com, Edi DELIU

You might also like