GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

“Divorcin me Brad? E bëra për fëmijët e mi”

Angelina Jolie rrëfen detaje mbi fundin e martesës me Brad Pitt: “Ishte vendimi i duhur. Jam e përqëndruar në shërimin e fëmijëve. Disa kanë përfituar nga heshtja ime dhe fëmijët shohin shumë gënjeshtra nëpër media, por unë iu kujtoj se ata e njohin të vërtetën dhe vetveten”. E për marrëdhëniet me fëmijet…

Angelina Jolie thotë se e ka kërkuar divorcin nga Brad Pitt për “mirëqenien” e gjashtë fëmijëve të tyre. Në një intervistë për Vogue, aktorja bëri një deklaratë të rrallë për ndarjen nga aktori. “Ishte vendimi i duhur. Unë vazhdoj të përqëndrohem në shërimin e tyre. Disa e shfrytëzuan heshtjen time dhe fëmijët shohin gënjeshtra për veten e tyre në media, por unë u kujtoj se ata e njohin të vërtetën dhe vetveten”, i tha ajo revistës.

Fituesja e Oskarit i përshkruan fëmijët e tij si “gjashtë të rinj shumë të guximshëm dhe shumë të fortë”. Para se të lindte tre fëmijët e saj më të vegjël Shiloh, 12 vjeç, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 11 vjeç, Jolie ishte bërë nëna e Maddox, 18 vjeç, Pax, 16 dhe Zahara, 15 vjeç, përmes birësimit. Lidhur me këtë proces, ajo thotë se fjalët “birësim” dhe “jetimore” janë “fjalë pozitive” në shtëpinë e tyre.

“Me fëmijët e mi të birësuar nuk mund të flas për shtatzëni, por flas me shumë detaje dhe shumë dashuri për udhëtimin e bërë për t’i gjetur dhe se si ishte t’i shikoje ata në sy për herë të parë,” ka shpjeguar.

Gjithashtu theksoi besimin e saj se fëmijët jo biologjikë kurrë nuk duhet “të humbasin kontaktin me origjinën e tyre”. “Kanë rrënjë që ti i ke. Respektoji. Mëso prej tyre. Eshtë rrugëtimi më i jashtëzakonshëm për tu shpërndarë ”, theksoi ai.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt u martuan në gusht 2014 pas 10 vjetësh së bashku. Angelina kërkoi divorc në shtator 2016. Në vitin 2016, Brad dhe Maddox dyshohet se kishin një debat për një avion privat gjatë rrugës për në Los Angeles, që e bëri Angelinan të paraqiste kërkesën për divorc. Pak më vonë, gjykatësi ia dha Angelinës kujdestarinë fizike për të gjashtë fëmijët. / gazetatjeter.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni