GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Dizajni ekstrem i Ferrarit F42

Një stilist i talentuar polak ka imagjinuar një makinë ekstreme nga këndvështrimi aerodinamik, pjesërisht si homazh për F40

Një kryevepër stili e parë edhe në detajet më të vogla, me një dizajn ekstrem. Kështu mund të përshkruhet me pak fjalë Ferrari F42, vepra e fundit e polakut Paweł Breshke Czyżewski i cili për 7 muaj ka punuar pa ndërprerje mbi një rendering që di të tërheqë menjëherë vëmendjen falë formave unike dhe ekstreme që nxjerrin në pah anën aerodinamike. Dizajneri polak, që edhe më parë kishte punuar në përpunime speciale grafike të modeleve Kokëkuqes, ka zgjedhur t’i japë jetë një modeli të ri, i frymëzuar nga heritage Ferrari por edhe modelet më të fundit, si dhe disa karakteristika të veçanta të markave të tjera të supermakinave, siç është përshembull Lamborghini. Sidoqoftë, ky Ferrari F42 nuk ka asnjë lidhje me Maranello-n, pasi është një përpunim personal dhe i pavarur.

Burimi i parë i frymëzimit, siç konfirmohet nga vetë Pawel, ishte i lavdishmi F40, edhe pse polaku nuk ishte i kënaqur me një version të thjeshtë modern të kësaj makine të së kaluarës, duke vendosur të krijojë një render të personalizuar në detajet më të vogla: “Mendimi i parë mbi Ferrari F42 ishte të krijoja një version të ri të F40, por çdo ide që testova nuk dukej sa duhet e mirë”, ka thënë Pawel gjatë një interviste për revistën Carscoops. “Kjo është arsyeja pse ndryshova ide dhe shkova në një drejtim tjetër, atë të krijimit të një versioni timin, të frymëzuar nga gjuha stilistike e Ferrari dhe disa nga modelet të tij. Edhe pse më interesonte shumë e interesuar të fusja një spoiler të pasëm të ngjashëm me atë të F40 ”.

Në pjesën e përparme të Ferrari F42 bie menjëherë në sy firma optike që shkon përgjatë gjithë pjesës së përparme, thuajse gjatë gjithë gjatësisë së tij, deri në shtojcën që tregon Kalin në dy këmbët e përparme, prezente edhe më poshtë midis dy presave të ajrit. Skajet anësore krijojnë shtojca aerodinamike, nëpërmjet përdorimit të fibrës së karbonit që karakterizon të gjithë makinën. Sidomos në pjesën poster, ku rigjejmë spoilerin e frymëzimit F40.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More