DOSSIER / Ditari i Evropianit të Cristiano Ronaldo

Provoni të imagjinoni skenën: Kristiano Ronaldo kthehet në shtëpi pas humbjes 3-0 me Milanin, 10 majin e kaluar: ishte më i keqi në fushë, çapit dalëngadalë shkallët e vilës së tij dhe i lodhur tund i frustruar kokën. Shikimi i trishtë, shoqja e shikon nga larg e shqetësuar. Hyn në dhomë dhe i afrohet kalendarit në mur, zhgrap faqen e majit me dorën e djathtë me shikim fikson qershorin. Pas datës 11 fillon një rradhë e gjatë me X në të kuq që zënë të gjithë katrorët , deri në mbërritje të korrikut dhe ndalon në ditën e 11-të, ku gjithnjë në të kuq shfaqet e shkruar: “GOAT?”, me një pikëpyetje në fund.

Kristiano Ronaldo buzëqesh.

Ok, ndoshta nuk ka ndodhur pikërisht kështu, si në një komedi amerikane. Ndoshta Ronaldo, në shtëpinë e tij torineze nuk ka shkallë, ndoshta as edhe kalendar: personat e pasur nuk e përdorin kalendarin. Por kuptimi mbetet: prej sa kohësh Ronaldo po mendon për Evropianin?

Prej sa kohësh organizon rutinën e tij, kalibron përpjekjet e tij, kalibron stërvitjen e tij për eventin e verës?

Hipoteza si një hije gjarpëruese sillej midis tifozëve të Juventusit prej muaj me radhë, teksa e shikonin të lëvizte gjithnjë e më pak i qetë përgjatë treçerekfushës kundërshtare: po kursehet për Evropianin, mendonin të mërzitur e të inatosur. Por si ti japësh të drejtë? (Ronaldos, jo tifozëve) (…edhe tifozëve, hajde).

Mund të mos ta pranojmë, por ky është Evropiani i Kristiano Ronaldo-s, edhe më shumë se historia e zakonshme, sipas së cilës të gjithë turnet e mëdhenj janë turnetë e Kristiano Ronaldos. Nëse do ta fitojë, do të ishte i dyti rresht, ndërsa Messi, në anën tjetër të botës, me fanellën e kombëtares, është ende në kërkim të titullit të parë. Kush do të ishte më i madhi atëherë?

Thjesht vetëm duke marrë pjesë ai u bë i vetmi që mund të numëronte pesë pjesëmarrje, dy fitore në pesë nuk do të ishte keq. Nga Euro 2004 ku iu zbulua botës në Euro 2020+1: si ai askush ndonjëherë. Arriti atje i krehur e plot shkëlqim, 36 vjeç dhe pa i ndjerë: “Mbërrij në Euro2020 aq i motivuar sa kur isha në Evropianin tim të parë më 2004,” ka thënë ai duke folur për revistën Federatës Portugeze të Futbollit, e si të mos t’i besojmë?

Ronaldo është një makinë e bërë për të thyer rekorde dhe pas atyre të Champions League dhe atyre të Kupave të fituara në vende të ndryshme, i takon atyre të Kampionatit Evropian. Ndeshja e parë me Hungarinë ishte e mjaftueshme për t’u bërë lojtari me më shumë ndeshje të luajtura (22), të fituara (12), gola të shënuar (11).

Kur këto rekorde do të bëhen fjalë boshe?

Për Ronaldo-n asnjëherë.

Por është edhe një tjetër anë e kësaj ngarendjeje të përjetshme drejt madhështisë: askush si ai nuk mund të na bëjë të kuptojmë sensin e urgjencës në ndjekje të historisë. Kur kanë të bëjnë me Kristiano Ronaldon, gjërat e humbin materialitetin e tyre për t’u bërë si Njollat e Rorschach. Ti i shikon dhe sheh atë që dëshiron.

Je në anën tjetër? E atëherë do të dukesh si Rambo, heroi vetmitar që duke treguar muskujt dhe një shirit të kuq, lufton kundër të gjithëve.

Apo je në anën tjetër? E atëherë do të duket si një horr egocentrik, që vendos mirëqenien dhe statistikat e tij mbi gjithçka.

Fakt është që Ronaldo nuk është as njëri e as tjetri. Merrni konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Hungarinë. Ronaldo merr dy shishet e Coca-Cola para tij dhe i shtyn tutke, në të majtën e tij, sikur t’i hiqte nga inkuadrimi. Pastaj merr ujin dhe e afron. Gjesti shoqërohet nga një komunikim robotik: “Agua”, duke ngritur shishen transparente dhe më pas «Coca Cola» ndjekur nga një britmë neverie.

Shëndetshmëria e tij nuk është gjë e re, por e re nuk është as afria me markat e mëdha. Sipas Guardian, Ronaldo mund të jetë shkaku i zhvlerësimit të aksioneve të Coca Cola me 1.6%, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 4 miliardë dollarësh. Të martën kompania u ndie e detyruar t’u përgjigjej dy fjalëve të vetme të thëna nga Ronaldo me një deklaratë: “Sekush ka të drejtën e preferencave të tij përsa i përket shijeve dhe nevojave”. Dhe është kurioze sesi një markë që në nivel komunikues jeton duke marrë pozicione të qarta u detyrua nga qendërsulmuesi portugez të pranojë se nëse dëshironi mund të mos pini Coca-Cola, askush nuk dëmtohet.

Mund ta konsiderojmë këtë episod si një simptomë të asaj që nuk shkon me kapitalizmin, apo deklaratën naive të një njeriu që tanimë është më i vjetër se vetëvetja. Kush tjetër mund të krijojë dy realitete më të largëta mes tyre por që në një farë mënyre cakiten?

Ronaldo, futbollisti që mbi të gjitha ka përdorur gjithmonë megafonin e tij për produkte më shumë sesa për ide – që nxehej kur i kërkonin të fliste për diçka tjetër përveç “çantave” – ​​mund të ketë fundosur një produkt duke ekzaltuar një ide.

Pijet e sheqerosura janë e keqja? Po, nëse e thotë Kristiano Ronaldo. Kështu filloi Evropiani i tij dhe kush e di si do të përfundojë.

Padyshim që episodi nuk qëndroi vetmitar. Pogba bëri të njëjtën gjë me një birrë Heineken, por gjesti mund të shpjegohet me besimin e tij ndaj dhe jehona ishte minimale. Edhe Locatelli e përsëriti gjestin e Ronaldos, por sepse ishte i mbuluar nga shishet, sigurisht jo sepse sipas tij na duhet të pimë vetëm ujë. Cherchesov, trajneri i Rusisë, përdori një shishe Coca-Cola për të hapur një tjetër e për të pirë më pas gjysmën e saj në një të kthyer, sikur donte t’i thoshte portugezit, “shiko këtu çfarë bëjnë burrat e vërtetë”. Lukaku, gjithnjë në një konferencë për shtyp, ftoi kompaninë të thërriste Roc Nation, agjencia e Jay-Z që kujdeset edhe për interesat e qendërsulmuesit, për të punuar së bashku. Të njëjtën gjë bëri Yarmolenko. Nuk po i hyjmë kapitullit meme, nuk sepse do të nevojitej një revistë apostafat për t’i diskutuar.

Pastaj erdhi fusha. Në debutimin kundër Hungarisë, Ronaldo e luajti në mënyrë perfekte rolin e tij. Për tetëdhjetë e shtatë minuta dukej si një shpirt plot dhimbje, ndërsa Portugalia përpiqej të gërryente, si kinezët me një pikë uji, organizimin e kundërshtarëve. Pas vetëm katër minutash shpërtheu zemërimin e tij kundrejt Diogo Jota, fajtor që nuk i kaloi më të lehtin e asisteve.

Mendoni një çast: pas një viti e gjysmë të stadiumeve bosh, stadiumi i parë plot ishte aty për ta fërshëllyer.

Kush tjetër mund t’i takonte nderi?

Por ndoshta publiku ishte aty edhe për të përjetuar eksperiencën Kristiano Ronaldo, praktikisht një paketë, kaq e ndryshme nga eksperienca Federer që tregonte David Foster Wallace tha por jo për këtë më pak magjepsëse. Në fund erdhi: e mbledhur nga hyrja e portugezit më të pamundur, Rafa Silva dhe plaga nga një gol me fat i Rafa Guerrero në minutën e 84-të, Hungaria në fillim dhuroi një penallti, të cilën numri 7 u ngarkua ta transformonte si të ishte një shishe ujë në shkretëtirë dhe më pas në shtesë i dyfishoi golat e tij duke mbyllur me plot bindje një veprim të bukur koral. Pas këtij goli, askush nuk mund të ishte më i lumtur se ai.

Gëzimi i Ronaldos për të qenë një gol më afër pavdekësisë u përhap në ajër si elektriciteti. Kur kërceu, duke u kthyer me krahët e hapur për ekzaltimin e tij tashmë ikonik, i gjithë stadiumi, që më parë e fishkëllente, bërtiti SIUUUUU, edhe ata të blerë nga fenomeni.

Megjithatë, jashtë stadiumit, dikush e pa ndryshe. Ekziston një nënkulturë e tërë që e urren Kristiano Ronaldon e fundit, atë që zhduket gjatë gjithë një ndeshje por sidoqoftë në fund ta mbyllë me 1, 2 ose 3 gola. Në një realitet ku gjithçka përthyhet, një vëzhgim është bërë meme. Në fillim ishte Tapinaldo, që thoshte se golat e tij ishin të gjithë të lehtë, tap-in brenda pak hapash; më pas u bë Penaldo, për të gjitha penalltitë që shënon. Tani evolucioni i fundit, i lexuar në një chat në të flitet për futbollin dhe jetën (pra shumë edhe për Kristiano Ronaldon), është Statpaldo i huazuar nga stat padding, që në anglisht tregon një veprim që përmirëson statistikat e një beqari. Zakonisht përdoret për sporte ku mundësitë për të ndryshuar numrat e dikujt janë të shumta (basketboll, e-games, cricket), për të arritur në futboll duhet një besim i madh në rëndësinë e numrave.

Si një makinë, Ronaldo ka maksimizuar rastin. Para kësaj në Gjermani, po arrijmë, golat e tij të fundit me fanellën e Portugalisë ishin me Izraelin, Luksemburgun dhe Andorrën (në një rezultat 7-0), pa llogaritur shtatë golat në dy ndeshje të shënuara kundër Lituanisë, një Statpaldo klasik.

Megjithatë, është gjithmonë ai që i ka shënuar hat-trick Spanjës më 2018 apo Zvicrës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, pastaj të fituar.

Kush është Kristiano Ronaldo i vërtetë? E kush e di?

Duhet të ketë pyetur veten edhe një punonjës sigurie nga Puskas Arena, që e ndoqi për të kontrolluar nëse autorizimi i tij ishte në rregull. Mund të mendojmë se u mashtrua nga maska, por a ka mundësi të mos njohet Kristiano Ronaldon?

Duhet të mjaftojë edhe molla e tij e pangatërrueshme e Adamit, siç na kujtoi UEFA disa orë më vonë, me një nga ato kuize të çuditshme që shërbejnë vetëm për të prodhuar reaksione të kundërta nëpër komente.

Fakti është se, edhe në një lojë të shëmtuar që zvogëlon shanset e Portugalisë për të fituar si ajo e humbur 4-2 kundër Gjermanisë, Ronaldos i ndodhin gjëra mbi gjëra që nuk kanë të bëjnë domosdoshmërisht me ndeshjen.

Goli, për shembull, e afron edhe më shumë me një seri të tërë rekordesh të tjera që nuk jemi këtu për t’i treguar sepse do të dukej një njoftim shtypi i bërë nga vetë Ronaldo. Një gol erdhi me një shtytje prej dy hapash në një rrjetë të zbrazët. Tapinaldo, ishte klithma e internetit që e urren (edhe pse teknikisht nuk është një tap-in); ndërsa pala tjetër vuri në dukje se ai e pati filluar aksionin duke e çliruar me kokë nga një korrne.

Ronaldo që në 36 vjeç djeg fushën si në 26. Në atë moment ai gjithashtu u bë edhe lojtari i parë që i shënon 10 gola Neuer, një rekord tjetër i çuditshëm që nuk do të ishte vërejtur po të mos ishte ai që do të shënonte.

Mirëpo, nga ana tjetër, ndërsa ai përjetonte ndeshjen e tij me rekorde dhe boshllëqe, Gjermania shkondte pluhurin e pjesës së parë dhe shkatërronte Portugalinë brenda zonës së saj duke shënuar 4 gola. Një lojtar tjetër nga Ronaldo, në gjendje të ndihmonte në fazën mbrojtëse a do ta kishte ndihmuar më shumë skuadrën? E vështirë për t’u thënë. Megjithatë, numri 7 kontribuoi me një gol dhe një asist. Në një turne në të cilin kalojnë 4 të tretat më të mira dhe diferenca e golave ​​ka rëndësi, është më shumë një statistikë personale.

Por gjërat që e përfshijnë, mund ta keni imagjinuar, mos ndalen tek shifrat. Në një moment të caktuar bëri një sombrero të vogël ndaj Rudiger dhe më pas tregoi topin, para se t’ia kalonte Bruno Fernandes me një prekje no look.

Edhe këtu, për ndonjë ka qenë momenti në të cilin zoti i futbollit zbriti në tokë, ndërsa për ndonjë tjetër konfirmimi se egoja e portugezit është më shumë se rrjedha normale e një ndeshjeje.

Por karma, thonë, vlen për të gjithë. Në minutat e fundit, me skuadrën nën me dy gola, tashmë të mundur, Ronaldo gjendet duke menaxhuar zotërimin e topit në krah. Nën presionin e Kimmich dhe Muller, provoi një nga trick vintage të tij, të kohës kur ishte një anësor dribblomane, por topi përfundoi në fund.

Përpara tij ishte një segment tifozësh gjermanë të cilët shpërthyen në ulërima.

Ronaldo i pa me shikimin e dikujt që, është i sigurt, se do të ketë një mundësi tjetër për t’u hakmarrë. Madje, po ta mendosh, në këtë moment gjithçka që ai bën duket një kërkim i vazhdueshëm për hakmarrje kundër dikujt.

Një listë e armiqve të cilëve duhet t’i shtohet edhe Robin Gosens. Anësori i Atalantës, i cili po ta mendoni është lloji i lojtarit saktësisht e kundërta e Ronaldos, ka luajtur një nga ato ndeshje për t’ua treguar nipërve dhe mbesave. Ardhja nga ana e dobët ishte një enigmë e pazgjidhshme për një skuadër të fortë si Portugalia në të njëjtën mënyrë siç ndodh shpesh nën urdhrat e Gasperinit. Pas ndeshjes, ai u ndie i detyruar të tregonte se kësaj here nuk ia kishte kërkuar portugezit fanellën. “Gëzova fitoren,” tha ai, si për të theksuar se Ronaldo nuk ishte mundi të gëzonte për shkak të tij.

Kjo pasi kur ishin përballur për herë të parë në kampionat, Gosens i pati kërkuar fanellën. E ka shkruar në biografinë e tij (Gosens, jo Ronaldo) me titull Ia vlen të ëndërrosh: “E pyeta: ‘Kristiano, a mund ta kem bluzën tënde? As nuk më pa, vetëm tha: ‘Jo!'”.

Gosens e përshkruan si një moment të sikletshëm, në të cilin ishte ndjerë “i vogël”. Edhe shokët e Atalantës e vunë në lojë, duke i dhuruar një fanellë të Ronaldos ashtu siç bëhet me fëmijët për ditëlindje.

Gazzetta dello Sport e nxorri në skenë edhe një herë këtë histori pas ndeshjes midis Italisë dhe Uellsit: në vlerësimin për Bernardeschi ka shkruar “godet shtyllën me një goditje të lirë: me CR7 nuk mundet”. Kush tjetër mund të thirret në shesh në një mënyrë kaq delikate (ndoshta, po ta mendosh mirë, vetëm Messi vuan të njëjtin lloj aludimesh)?

Come Atlante, Ronaldo ha sulle spalle il peso di tutto quello che lo circonda, ma al contrario di Atlante è tutto voluto e soprattutto niente di eroico. Mercoledì si giocherà il passaggio del turno con la Francia, non la più facile delle sfide.

Ashtu si Atlanti, edhe Ronaldo ka mbi supe peshën e gjithçkaje që e rrethon, por ndryshe nga Atlanti e gjitha është e dëshiruar dhe mbi të gjitha aspak heroike.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.