GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Dy binjake lindin dy djem në të njëjtën ditë: mrekullia e jetës në Napoli

Gjithmonë bashkë, në jetën që i deshi binjake dhe në fatin që i deshi nëna në të njëjtën ditë. Stefania dhe Assunta Del Mondo, 28 vjeç, nga Casoria napoletane, kanë nxjerrë në dritë, me lindje natyrale, vogëlushët e tyre Lorenzo dhe Carmine, vetëm disa orë pas njëra-tjetrës. Lumturia dihet është e vërtetë vetëm nëse ndahet dhe kurrë siç këtë rradhë duket e vërtetë. Dy motrat janë përballur së bashku me dhjetëra eksperienca, gëzime dhe hidhërime. Sidoqoftë, ata kurrë nuk e prisnin që të nisnin një fëmijë në të njëjtën periudhë e madje të lindin në të njëjtën ditë. Lorenzo lindi në 23:30 në 24 korrik, Carmine në 3.51 në 25. I pafund gëzimi i motrave binjakeve dhe familjarëve të tyre. Të vegjlit, më shumë sesa kushërinjtë do të rriten si dy vëllezër dhe ashtu si nënat e tyre do të ndajnë tërë jetën së bashku.

Lindja ndodhi në Poliklinikën e Universitetit Vanvitelli në repartin e drejtuar nga Prof Nicola Colacurci, drejtor i gjinekologjisë dhe obstetrikës së Universitetit në Campania: “Me entuziazëm të madh marrim pjesë në gëzimin e familjeve për lindjen e dy vogëlushëve të bashkuar nga fati ashtu si nënat e tyre. Një ngjarje e lumtur, më shumë unike sesa e rrallë ku patëm kënaqësinë të merrnim pjesë. Në Vanvitelli jemi gjithmonë të lumtur të ndihmojmë nënat e ardhshme, për të vënë në dispozicion të tyre profesionalizmin e stafit tonë dhe strukturave avangarde për të ndihmuar sa më mirë të sapolindurit!”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni