E besonin të vdekur dhe i bëjnë funeralin: pas 4 muajsh gjendet i gjallë teksa endej nëpër varreza
Një hit nga vera e kaluar, i bërë nga një agjenci e njohur funerale, thotë “jepi, shijoje jetën, pastaj edhe mund të vdesësh”. Po, po në këtë rast jeta duhet të shijohet sepse mund të ndodhë që të të bëjnë varrimin e pastaj ndoshta “të mos vdesësh”.
Katër muaj më parë rrethi familjar ishte në zi për të, për 40-vjeçarin Muhamed El-Gammal. Ai vuante nga një çrregullim mendor dhe ishte konsideruar si i vdekur, aq sa i kishin bërë edhe varrimin. Megjithatë këtë muaj, e gjetën teksa ecte nëpër varrezat e fshatit Kafr Al-Hosar, në periferi të Kajros. Njeriu, sipas asaj që lexohet në botimin në internet të gazetës franceze Ouest-Francë, ishte dërguar menjëherë në stacionin më të afërt policor për identifikim.
Historia
Muhamed, një ish-mësues, nuk ishte hera e parë që largohej nga shtëpia. Por, në janar, mungesa e tij zgjati shumë më gjatë dhe familja filloi ta kërkonte. Në një spital, iu thanë se kishin gjetur një trup të paidentifikuar. Sapo mbërritën në morg, familja e njohu për atë. Të gjithë, përveç njërës prej motrave të tij, që ishte skeptike që nga fillimi.
Tani kanë filluar kërkimet për kufomën e varrosur në vend të tij. Për identitetin e tij të vërtetë ka filluar një hetim.