“E pasuruar, rrezikshmërisht e dobët dhe banale”. Ja pse cover-i i Tatlerit ka “tërbuar” Kate Middleton
Dukesha dhe burri i saj kanë paditur revistën britanike, që gjithmonë ka qenë e preferuara e aristokratëve. Për të lënduar Kate kanë shërbyer veçanërisht komentet për nënën Carole Middleton (“jo tamam e shtresës sonë, shpirt”) dhe ato në lidhje me peshën e saj
Duhet të ishin ditë të thjeshta, këto, për Kate Middleton dhe William. Gjatë muajve të lockdownit, Cambridg-ët, faktikisht, kanë demonstruar me shumë sukses të madh të ishin fytyra moderne e monarkisë britanike, e cila kurrë si në këtë periudhë kishte nevojë për reçensione të mira. Me mbretëreshën 94-vjeçare të izoluar në Windsor, Charles të infektuar me koronavirus, Harry dhe Meghan të zënë me jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara, William dhe Kate zbritën në fushën duke fituar pikë për kurorën. Mes fotografive të reja të fëmijëve, videothirrjeve, lavdërime për personelin shëndetësor britanik madje edhe me lojëra (në distancë) bingo, ata bënë një punë mjaft të mirë, duke u ngjitur në të gjithë klasifikimet e popullaritetit e duke u shfaqur në një nga momentet më të vështira për Vendin.
Tani kështu, me ardhjen e verës, Cambridg-ët shpresonin të pushonin në paqe. Por si një rrufe në qiell të pastër, mbërriti kopertina e qershorit e Tatler. Revista ia ka dedikuar Dukeshës së Cambridge, duke e quajtur atë “Katerina e Madhe”, por artikulli nuk përmban vetëm lëvdata për gruan e mbretit të ardhshëm. Përkundrazi. Aq sa të nesërmen e daljes së numrit, Cambridge bënë një veprim të pazakontë: një njoftim shumë i rrallë për shtyp nga Kensington Palace bëri të ditur se si tregimi i kopertinës së revistës përmbante “pasaktësi dhe gënjeshtra”. Dhe tani Kate dhe William shkojnë më tej: kanë vendosur të padisin revistën, duke i kërkuar që të heqin artikullin nga faqja e tyre e internetit. Nëse jo, Cambridge do t’i hedhin në gjyq.
Një sulm ndaj shtypit që mund të duket i ngjashëm me atë të bërë nga Sussexët, që prej muajsh kanë denoncuar tabloide të ndryshëm britanikë, fajtorë për shkeljen e intimitetit të tyre. Por, ka edhe një por: në këtë rast Cambridge nuk shkon kundër një gazete gossip siç është Daily Mail ose Sun, por kundër asaj që konsiderohet “Bibla e Aristokracisë Britanike”. Në çdo sallon të Anglisë spikat, në fakt, të paktën një kopje e Tatler, që lexohet rregullisht edhe nga anëtarët e familjes mbretërore.
Artikulli i kontestuar nga Cambridge është shkruar Anna Pasternak, shkrimtare me një familje të rëndësishme pas saj: stërgjyshi i saj ishte një piktor impresionist, xhaxhai i saj shkrimtar, fitues i çmimit Nobel, gjyshja një filozofe, ndërsa babai i saj është një shkencëtar i Oksfordit. Me pak fjalë, një “snob elitaria rea-confessa”, sipas përcaktimit të saj.
Revista, duke cituar një sërë burimesh konfidenciale, rikonstrukton marrëdhëniet midis Kate dhe kunatës së saj Meghan, duke treguar se si ato të dyja kishin hyrë në konflikt qysh në ditët e royal wedding, kur ishin grindur çfarë do të vishnin shoqërueset (baby Charlotte dhe të tjerat). Kate, sipas protokollit, do të kishte dashur që vajzat të kishin veshur çorape; ndërsa ish-aktorja amerikane ishte kundër. Kate, gjithashtu, përkufizohet në “kurth dhe e rraskapitur” për shkak të punës së rëndë që ajo dhe William morën përsipër pas dorëheqjes së Sussexëve.
Por sipas të mirëinformuarve ajo që e ka lënduar më shumë Kate Middleton, duke provokuar edhe reagimin e saj dhe të burrit të saj, janë komentet për familjen e saj të origjinës, veçanërisht ato për mamin Carole Middleton. Nëntë vjet pas royal wedding, është sikur një pjesë e fisnikërisë britanike të kujtojë akoma qenien e saj borgjeze, vajzën e një ish-asistenteje fluturimesh dhe të një piloti, të bërë milioner falë mjeteve për festat e fëmijëve.
Profili në Tatler, në fakt, merr në shënjestër shijet e Kate dhe familjes së saj, duke e përshkruar me ironi shtëpinë e tyre në Anmer Hall në Norfolk si një shtëpi “shumë Buckinghamshire”, duke iu referuar kontesë së banuar nga pasanikët e rinj. “Carole ka vënë dorën e saj mbi Anmer sa i përket arredimit”, lexohet, “Larg të qenit një shtëpi tipike aristokratike, me tapete të veshur dhe qime qensh ngado, si Windsor dhe Balmoral, është – sipas një vizitori – më shumë si një hotel me shkëlqim me pesë yje, me jastëkë të mbushur dhe qirinj të ndezur”.
Pasternak e përkufizon Carole Middleton si një “snobe të tmerrshme”, ndërsa motra më e vogël e Kate, Pippa, përcaktohet si “shumë e vështirë”: “Ajo flet madje si mbretëresha”. Përveç kësaj, artikulli tregon se si Mrs Middleton ka një ndikim të madh edhe tek dhëndri i saj: “Kam dëgjuar që Princi Uilliam është i fiksuar nga Carole. Është mamaja që ka dashur gjithmonë”, i bën të ditur revistës një tjetër insider.
Mesazhi themelor? Që Middletonët janë “arrivistë” apo, siç thotë Tatler për Carole “jo tamam të klasës sonë, shpirt”. Por për të tronditur Kate edhe më shumë do të ishte komenti për peshën e saj. “Nga pamja e jashtme duket se pas vitesh në qendër të vëmendjes dhe nën sytë e presionit publik, Kate është bërë rrezikshmërisht e dobët, ashtu si – theksojnë disa – Princeshë Diana”. Por, siç e dimë të gjithë tani, Diana vuante nga çrregullimet në të ngrënë dhe një krahasim i ngjashëm është për Kate “një kafshatë tepër e hidhur për të gëlltitur”.
Prandaj edhe deklarata e rrallë dhe tani kërcënimi me padu. William, në luftën kundër revistës, është në krah të tij. “Kate punon shumë,” tha një burim për Daily Mail, “bën më shumë sepse i është kërkuar të bëjë më shumë, dhe është në rregull kështu. Di të veprojë shumë mirë midis detyrave të vërteta mbretërore dhe tre fëmijëve të vegjël. Dhe e do familjen e saj”.