GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

E vërteta e burimit të rinisë së përjetshme

Mes mitit dhe historisë: Ekziston burimi i rinisë së përjetshme

Na ishte njëherë, në një vend shumë të largët, një burim aq i rrallë dhe i lakmueshëm, prej së cilit rridhte ujë që kishte fuqinë për t’i bërë sërisht njerëzit të rinj. E quanin burimi i rinisë së përjetshme.

Të gjithë kanë folur për të: në libra, letërsi antike dhe filma, burimi i rinisë së përjetshme ka frymëzuar artistë nga e gjithë bota, ashtu siç, natyrisht, nuk kanë munguar edhe eksplorues që kanë shëtitur gjërë e gjatë globin në kërkim të këtij eliksiri të jetës së përjetshme. Por a ekziston vërtet burimi mitologjik apo është vetëm legjendë?

Në letërsinë popullore mesjetare dhe të Rilindjes një element i përsëritur fuqishëm poetik dhe sugjestiv është ai i ujit të jetës, burimi mistik i rinisë së përjetshme. Por tema është sigurisht shumë më e vjetër, që prej kohëve më të lashta në fakt uji ka qenë gjithmonë elementi kozmogonik, i cili krijon, shëron, rigjeneron dhe pastron.

Sidoqoftë, duket se me kalimin e viteve ky vend magjik ka gjetur vendin e tij në Florida, saktësisht në St. Augustine. Me sa duket u zbulua nga eksploratori Spanjoll Ponce de Leon, tani vendi ku ekzistonte burimi është bërë Parku Arkeologjik i Burimit të Rinisë, një tërheqje e vërtetë turistike që tërheq mijëra vizitorë çdo vit.

Nëse doni të dini se kur eksploratori spanjoll mbërriti në Florida ai konstatoi mrekullinë e ujit të burimit, përgjigjja është jo. Kjo është arsyeja pse ky version nuk i ka bindur kurrë të gjithë.

Janë të shumtë ata që në fakt, mendojnë se burimi i vërtetë i rinisë gjendet në Etiopi dhe se origjina e tij është shumë e lashtë. Për të gjetur konfirmim, duhet të shfletojmë disa tekste të letërsisë antike Greke dhe në veçanti Herodoti. Ishte ai që shkruajti për një ujë me veti shumë të veçanta që garantonte jetëgjatësi për ata që pinin atë. Burimi ku rridhte uji magjik ishte në Etiopi.

Edhe tregimet e Aleksandrit të Madh na tregojnë se Mbreti Maqedonas u nis në kërkim të një burimi uji në tokën e errësirës, që mund të kishte qenë pikërisht Etiopia.

Megjithatë, Florida ka disa argumente për të mbështetur praninë e burimit legjendar në territoret e saj. Në veçanti, ekzistenca e rërës së bardhë në vend duket se ofron ide interesante. Është thënë vazhdimisht se plazhet e Floridës, veçanërisht zonat e Clearwater dhe Sarasota janë vende me një përqendrim të rëndësishëm të energjisë të aftë për të shëruar si fizikun ashtu edhe mendjen. Shumë besojnë tek efektet terapeutike të rërës së kuarcit që ka karakterizuar gjithmonë plazhin e bardhë të ishullit tropikal.

Po sikur uji të ishte në të vërtetë thjesht një metaforë për plazhet e Floridës? Ndoshta kjo do të zgjidhte përgjithmonë misterin e burimit të rinisë.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More