- SPONSOR -






- SPONSOR -

E vërteta e jetës pas vdekjes

Zbulime të reja: shkencëtarët kanë vërtetuar që ekzistenca vazhdon. Vdekja është një pasojë fatkeqësisht e pashmangshme e jetës, por tani studiuesit e NDE (Near Death Experience), pra të eksperiencave pas-vekjes besojnë se kanë gjetur pakëz dritë në fund të tunelit, dhe mbase atë se çfarë e pret njeriun në jetën e përtejme

Pas dhjetëra mijëra rasteve të ekzaminuara, studimi më i madh mbi NDE-të, me fjalë të tjera të përvojave të daljes jashtë nga trupi e një personi , ka vërtetuar se një lloj vetëdije mund të vazhdojnë edhe pasi zemra të jetë “fikur” plotësisht. Bëhet fjalë, natyrisht, për një argument kompleks dhe kontravers që deri pak kohë më parë është trajtuar me skepticizëm të hapur duke e devijuar argumentin sikur të bëhej fjalë për halucinacione të thjeshta.

Por mjekët që kanë ekzaminuar mijëra raste në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara kanë konkorduar: 40 përqind e njerëzve që i kanë mbijetuar infarkteve kanë përshkruar një lloj “vetëdijësie” përgjatë kohës kur ishin të vdekur klinikisht, para se zemra e të “rifillonin punë” me ndihmën e makinerive të reparteve të reanimacioneve.

Pjësa më e madhe e kujtimeve flasin për një ndjenjë shkëputje nga trupi, perceptimin e ngritjes në ajër, qetësi totale, siguri, ngrohtësi, eksperiencën e shpërbërjes absolute dhe praninë e një dritë verbuese.

Shkencëtarët thonë se janë të vetëdijshëm që përfundimet e tyre mund të surprizojnë shumë persona, veçanërisht kur bëhet fjalë për besimet fetare të njerëzve të ndryshëm. Por vdekja, është një nivel, dhe përvoja e treguara nga të mbijetuarit janë të përbashkëta, pavarësisht se cilit besim i përkasin; duke lexuar dosjet personale të pacientëve, studiuesit zbuluan se ishin të përfaqësuara pothuajse të gjitha fetë: shumë rrëfime të krishtera, myslimane, çifute, hindu si dhe ateiste. Po, ka jetë pas vdekjes dhe duket se kjo vlen për të gjithë, sepse aktiviteti cerebral që regjistrohet, pasi pacienti shpallet i vdekur, vazhdon të lëshojë tufa valësh delta. Këto valë zakonisht janë të pranishme në gjumë të thellë dhe demonstrojnë se truri ende funksionon.

NUK ËSHTË NJËSOJ PËR TË GJITHË

Kujtimet nuk janë gjithmonë të qarta tek ata që kanë provuar këtë përvojë tronditëse, por një dëshmi që kufizohet me të mbinatyrshmen është ajo e një gruaje shtatzënë, e cila 40 vjet më parë ishte në prag të vdekjes dhe bashkë me të edhe fetusi që kishte mbrenda saj. Historia e tij është e jashtëzakonshme. Pra: “Më 1977 isha në sallën e lindjes dhe pata një atak kardiak. Mbaj mend që isha duke parë trupin tim të pajetë nga lart në sallë dhe paqja që ndjeja brenda ishte e pabesueshme. Menjëherë më pas u ndodha në një vend shumë të ndritshëm dhe u ndjeva e rrethuar nga aq shumë dashuri sa nuk ndjeja aspak frikë. Me cepin e syrit pashë një burrë, ai ishte aq i shndritshëm sa mezi mund ta shihja dhe teksa afrohej dashuria që ndjeja se vinte prej tij ishte marramendëse, është mjaft e vështirë të shpjegosh atë që ndjeja. Ai u afrua dhe u ul pranë meje, ishte i butë si një baba, filloi të flasë, por buzët nuk i lëvizte, e megjithatë unë e dëgjoja! Nuk mund të them se sa zgjati biseda, mbaj mend vetëm që ai më pyeti nëse doja të shkoja me të apo të kthehesha pas, e dinte që unë duhej të lindja përsëri dhe kisha edhe dy vajza të tjera në shtëpi, më tha që nëse do të shkoja me të do të kisha lënë një vuajtje e madhe për ata që mbeteshin. Gjëja e parë që thërrita- vazhdon gruaja – ishte “Jam këtu, jam këtu!” dhe isha kthyer në trupin tim tokësor, që më parë kishte vdekur, dhe fëmija im ishte akoma në mua”.

Ky takim e ndryshoi jetën time – përfundon ajo – Unë e di pa pikë dyshimi se ekziston një Parajsë, sepse unë isha atje dhe është më shumë se e mrekullueshme!”.

KUJTIME PREÇIZE

Një burrë kujton se e kishte lënë trupin e tij dhe po shikonte ndihmën që po i jepej nga mjekët nga një cep i sallës. Pavarësisht se ishte në gjendje të pavetëdijshme dhe i vdekur për të paktën 3 minuta, burri 57-vjeçar tregoi në detaje veprimet e personelit infermieror dhe përshkroi zhurmën e pajisjeve mjekësore. “Ne dimë që truri nuk mund të funksionojë kur zemra ndalon së rrahuri”, tha Dr. Sam Parnia, një ish studiues në Universitetin e Southampton, tani në State University di New York, i cili drejtoi studimin mbi NDE-të. “Por në këtë rast, ndjeshmëria e vetëdijshme duket se ka vazhduar për një maksimum prej tre minutash në periudhën në të cilën zemra nuk rrihte më, edhe pse, sipas njohurive tona, truri “fiket” përgjithësisht brenda 20-30 sekonda pasi zemra ka ndalur së rrahuri”. Dr Parnia vazhdon: “Burri përshkroi gjithçka që kishte ndodhur në sallë, por me një detaj të rëndësishëm: ka dëgjuar dy bip nga një makineri që bën një zhurmë në intervale 3 minutëshe. Kështu kemi mundur të kronometrojmë se sa kohë zgjati eksperienca e tij ekstratrupore”.

E KANË PROVUAR ME MILIONA

Doktor Parnia beson se shumë më tepër persona kanë mundur t’i provojnë këto eksperienca kur kanë mbërritur në pikën e vdekjes, por ilaçet apo qetësuesit e përdorur në procesin e rianimacionit mund të kenë fshirë pjesë të kujtimeve të tyre. “Llogaritjet sugjerojnë se miliona persona kanë pasur kësisoj elsperiencash në lidhje me vdekjen – flet i bindur ai – por prova e mbijetesës pas vdekjes është për nga natyra e saj më pak e matshme dhe më delikate dhe e ndërlikuar. Shumë persona kanë qenë të bindur se ajo që ata kishin përjetuar ishte shkaktuar nga halucinacionet, edhe pse ato korrespondonin me fakte të vërteta”. “Këto eksperienca meritojnë vëzhgime të mëtejshme – konkludon doktor Parnia – sepse shumica e personave që e kanë jetuar këtë udhëtim në të panjohurëm nuk e mbajnë mend për shkak të dëmtimeve të trurit të cilat u kanë dëmtuar qarqet e kujtesës”.

Ju mund të pëlqeni edhe