Edhe një vit tjetër për të kompensuar gropën
Vehap KOLA
38,000 biznese të vogla janë mbyllur gjatë periudhës Janar-Gusht 2020, duke lënë pa punë rreth 125 mijë njerëz.
Bëhet fjalë për mikrobizneset, të tilla që punësojnë 1-4 vetë. Baret, dyqanet, punishtet, etj bëjnë pjesë kryesisht në këtë kategori.
Sipas shoqatave të biznesit, deri në fund të vitit 2019, numri i bizneseve të mbyllura arriti 98 mijë.
Bën sens po ta ballafaqojmë me numrin e shqiptarëve të ikur nga Shqipëria gjatë viteve të fundit.

Rama e di se ngritja e tavanit të xhiros në 140 milion dhe heqja e TVSh-së për biznesin e vogël nga Basha nesër në qeveri e kombinuar me formalizimin e ekonomisë falë uljes së taksave do të sjellë një periudhë punësimi.
Prandaj po mundohet t’ia marrë atij këtë argument të nesërm dhe ta bëjë të debatueshëm suksesin e Bashës në qeveri.
Shenjë tjetër se po bëhet gati ta mbajë PS-në për vete edhe në opozitë.
Ndërkohë, BERZH vlerëson se rënia ekonomike për 2020 do të jetë 9%. Ky është thellim i konstatimit të mëparshëm të FMN për 7.5% rënie.
Parashikimi për vitin 2021: rritja 4.5%.
Në fund të 2021 do të jemi prapë 4.5% më të varfër se në 2019.
Edhe një vit tjetër për të kompensuar gropën.