GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Edhe pse dashuria ka mbaruar, për hir të fëmijëve, mos i bëni këto gabime

Ndonjëherë dashuria mbaron dhe, sado që të dhemb, gjëja më e mirë për të gjithë është të pranosh situatën dhe të ecësh përpara, madje t’ja nisësh nga e para, duke marrë gjithë bukurinë që jeta ruan për ty. Ruajtja e marrëdhënieve të mira me ish partnerin mund të jetë thelbësore kur nga ajo dashuri që tashmë ka mbaruar, kanë lindur fëmijë. Në fakt, prindërit kanë rolin e tyre edhe nëse nuk janë më çift, dhe ja se përse nuk duhet t’i bëni kurrë këto gabime:

1. Kompromise dhe marrëveshje

E lehtë? Jo gjithnjë! Të gjesh kompromisin është vërtetë e komplikuar midis ish-partnerëve. Sidoqoftë, për të mirën e të vegjëlve, është fondamentale të arrihet një ekuilibër për të gjithë familjen.

2. Manual për prindërit e ndarë

Nuk ka asnjë lloj broshure me instruksione që të ndiqet për të bërë gjënë e duhur, e qartë është se nëse do të ishte kështu, do të ishte më e lehtë për të gjithë. Menaxhimi i një divorci, kur ka fëmijë, është pothuajse gjithmonë i ndërlikuar dhe nganjëherë edhe i dhimbshëm, nuk mund të mbyllet një derë dhe të harrohet ajo që ke pasur sepse ai person pashmangshmërisht do të jetë gjithmonë pjesë e jetës tuaj.

3. Mos harroni: jeni prindër!

Por ka një gjë që, përkundër gabimeve dhe keqkuptimeve, gjithmonë duhet të mbetet gjithmonë e qartë: ju jeni prindër dhe nuk duhet ta harroni kurrë. Ju jeni një referencë për fëmijët tuaj dhe pikërisht për ta duhet shmangni një luftë civile në shtëpi.

4. Mos iu kërkoni fëmijëve të marrin anë

Ndër gabimet më të zakonshme është ai i pretendimit se fëmija domosdoshmërisht duhet të jetë me njërën ose me tjetrën anë. Ndodh që, duke u ndier e pathyeshme nga pikëpamja emocionale dhe financiare, jeni e sigurt se mund të siguroni plotësisht për fëmijët tuaj dhe për këtë arsye prireni t’ia përjashtoni babanë mga jeta.

5. Fëmijët kanë nevojë për prindërit e tyre

Por e vërteta është se fëmijët kanë nevojë për të dy prindërit, dhe është e gabuar t’i vendosni ata në pozicionin që të zgjedhin se në cilën anë janë, pavarësisht se cilat janë arsyet e përfundimit të marrëdhënies. Fëmijët tuaj kanë nevojë për nënën dhe babanë në të njëjtën mënyrë.

6. Lërini fëmijët larg emocioneve tuaja

Kur një marrëdhënieje i vjen fundi është e pashmangshme të përfundoni në një vorbull emocionesh negative. Dhimbja, zemërimi dhe pasiguria marrin tatëpjetën, e megjithatë, këto ndjenja ndikojnë tek ju si gra dhe jo si nëna, kjo është arsyeja pse një fëmijë nuk duhet të ketë të bëjë me punët tuaja të zemrës.

7. Mos u hakmerrni ndaj ish-it tuaj

Një gabim tjetër që bëhet, pas ndarjes, është ai i hakmarrjes me forcë ndaj ish-it, pikërisht përmes fëmijëve, për shembull duke krijuar situata në të cilat fëmija shtyhet të kalojë më shumë kohë me familjen e nënës ose duke shpikur justifikime për të mos e lënë të kalojë kohë me babanë.

8. Shmangni ndërhyrjet e të tjerëve pas divorcit

Një gabim tjetër i madh mes prindërve të divorcuar është ndërhyrja e familjeve që në mënyrë të pashmangshme do të kenë pakënaqësi ndaj anës tjetër. Kujtoni gjithmonë rolin tuaj, edukimi dhe mirëqenia e fëmijëve tuaj janë diçka që ju përket personalisht të dyve.

9. Mos i ngatërroni nevojat tuaja me ato të fëmijëve

Rinisja nga e para, hapja ndaj gjërave të reja është një nga dëshirat më të zakonshme pasi keni përballuar një divorc, veçanërisht nëse ka qenë i dhimbshëm. Sidoqoftë, edhe në këtë rast, nevojat personale nuk duhet të ngatërrohen me ato të fëmijëve që përkundrazi, duhet që gjithmonë të ndiejnë dashurinë dhe afërsinë e familjes, edhe nëse ajo merr konotacione krejtësisht të ndryshme.

You might also like