Edi DELIU – Dy fjalë për opozitarët e opozitës që votojnë Ramën dhe analistëve këshilltarë bajatë me këshilla idiote
Do të mjaftonte vendimi i Berishës dhe i Partisë Demokratike që të shkaktonte një reagim të çuditshëm tek shumë medemek opozitarë, analistë pro qeverisë dhe opozitarë të opozitës.
E pra, nuk patën kaluar as 20 minuta kur Berisha do të njoftonte Protestën e Parë Kombëtare që nga riardhja e tij në krye të PD, kur menjëherë në mediat sociale filluan të bëhen llogaritë se përse e bën Berisha këtë gjë. Normale fare do ta quaja realgimin e mazhorancës, mediave dhe analistëve pranë saj.
Por krejtësisht absurd dhe anormal do ta konsideroja qëndrimin dhe reagimin e atyre medemek opozitarëve që në vend të opozitës bëjnë opozitën e opozitës duke votuar për Ramën.
Do të mjaftonte të dëgjoje pyetjet idioteske të gazetares në Opinion ndaj ish kryeministrit Berisha dhe më parë akoma ekon e gjerë nga kanali televiziv në kanal, nga portali në porta, nëpërpërjet medemek pyetjes se kush përfiton nga Protesta e Partisë Demokratike e thirrur nga z. Berisha dhe të bindesh se kush dhe pse e shtron një pyetje të tillë, e them idioteske dhe të përhapur qëllimisht për të sabotuar Protestën e demokratëve dhe njerëzve të thjeshtë.
Por për tani le të qëndrojmë aty ku ishim. Duke marrë në analizë pyetjen më bajate dhe më idiote Pse proteston Berisha. Them bajate sepse opozitarëve nuk mund t’i shtrohet kurrë pyetja pse protestojnë, ndërsa idiote sepse vetë pyesin dhe vetë përgjigjen. Mjaft t’i shfletosh portaleve dhe t’i dëgjosh tv-ve kur shtrojnë pyetje se pse pikërisht kjo protestë dhe përgjigjen po vetë se nga kjo protestë do të përfitonte vetëm Berisha, (a thua se Berisha e thërret protestën që të përfitojë Rama).
Por edhe dashakeqe. Një sy fare pak i vëmendshëm do të shohë aty edhe sulmet hidhanake personale të të rëndëve nga fiku brenda PD, e deri te këshillat idiote e banale të analistëtve opozitarë të opozitës, në krahasim me të cilat “konkluzionet” idioteske të Spartak Ngjelës janë lule!
Çfarë po ngjet? Po ngjet ajo që shumëkush afër qeverisë ia ka frikën. Po ringjallet opozita dhe opozitarizmi. Dhe si shpeshherë ka ndodhur nëpër kërkojnë ta mbysin që në embrion. Duke vënë në veprim makinerinë shpifëse, bajate dhe idiote të opozitës së opozitës që të mbulojnë qeverinë, padiskutim.