Edi DELIU – Gjermania: “Për jetë a vdekje”. Plani i jashtëzakonshëm i Merkelit: Mbi 550 miliardë për bizneset
Qeveria gjermane ka lajmëruar koncesione të pakufizuara kredie dhe tatimore për të dalë nga kjo fazë e vështirë. Një lamtumirë e bujshme nga buxheti i bilancuar
Për t’ju kundërvënë pasojave ekonomike të koronavirusit, Gjermania godet me baxuka. Qeveria gjermane i ka premtuar sistemit të biznesit kredi të pakufizuara, fonde sociale dhe zbritje të taksave prej rreth 550 miliardë eurosh, të cilat nëse është e nevojshme mund të rriten.
“Ashtë çështje jete ose vdekjeje për të gjithë ne” ka thënë ministri i financave gjermane Olaf Scholz, duke prezantuar një plan prej katër fazash që është pritur shumë pozitivisht nga bota e biznesit dhe sidomos nga bursat evropiane.
Shifra prej mbi 550 miliardë eurosh është sugjeruar në fakt nga Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, sipas të cilit në të vërtetë “nuk ka limite superiore” për kreditim që KfW, banka shtetërore për mbështetje të biznesit, mund të vërë në dispozicion të sistemit.
Njoftimi i dy ministrave ishte i pritshëm pasi Angela Merkel, një ditë më parë, pati theksuar vendosmërinë e qeverisë së saj për të bërë gjithçka që është e nevojshme për të parandaluar që përhapja e epidemisë të shkaktonte një recension dramatik ekonomik. “Jemi në një situatë të jashtëzakonshme në çdo aspekt, unë do të thosha më e jashtëzakonshme sesa në kohën e krizës bankare”, tha kancelarja.
Faktikisht, bëhet fjalë për një revolucion kopernikal: pa e njoftuar zyrtarisht, Gjermania e ka braktisur dogmën e “schëarze Nul”, balancimit të bilanci buxhetor, një politikë ekonomike prej së cilët është mbajtur peng viteve të fundit: “Në kohë krize, nuk mund të mendohet më për të kursyer”, tha Scholz në atë që tingëlloi si një epitaf i linjës së paraardhësit të tij, Wolfgang Schäuble.
Plani gjerman e bën shumë më të lehtë për kompanitë që të përdorin fonde për të kompensuar punëtorët kur orari i punës reduktohet, për stopimin e taksave, për mënyrat e reja të kreditimit e deri tek jo më pak i rëndësishmi “forcimi i bashkëjetesës evropiane”, sipas të cilit Berlini do të jetë i gatshëm të rrisë kontributin e tij në buxhetin e BE-së.
Në frontin Covid-19, epidemia vazhdon të përhapet: rastet e infeksionit në Gjermani kanë shkuar në 3200, me 7 vdekje. Por janë rritur gjithashtu edhe masat në përpjekje për ta frenuar atë: Janë 13 Länder (shtete) që së fundi kanë vendosur të mbyllin shkollat dhe kopshtet e fëmijëve nga e hëna, ndërsa tre prej tyre (landeve) që i mungojnë apelit mendohet se do t’i aplikojnë shuëm shpejt masat federale. Pas shumë hezitimeve ka ndaluar gjithashtu edhe futbolli: Kampionatet i Serisë A dhe B do të pezullohen deri më 2 prill, por vetëm pasi pas kësaj fundjave të luhet raundi i rradhës me dyer të mbyllura. Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë insiston që ndalimi i grumbullimeve publike me mbi 1000 personave, që aplikohet tashmë në të gjithë Gjermaninë nuk është më i mjaftueshëm dhe i ka propozon Länder dhe komunave të ndalojnë edhe ato me më shumë se 100 persona.