Edi DELIU – Kriza e vërtetë është humbja e vlerave njerëzore

Jetojmë në një kohë krize ekonomike, e vërtetë, jetojmë në kohë pandemie, e vërtetë, po, por ka një aspekt që më frikëson më shumë se gjithçka dhe që nuk ka të bëjë aq shumë me gjendjen ekonomike, madje as me shëndetin, për hir të së vërtetës: është humbja e vlerave njerëzore; kjo është kriza e vërtetë, problemi i vërtetë. Më duket shumë shqetësuese të shoh se si gjeneratat e reja po rriten gjithnjë e më shumë me idenë se vlera dhe rëndësia e një personi mund të varen nga burimet ekonomike, pozicioni që zë në shoqëri apo aftësia për t’iu përshtatur modës dhe tendencave gjithnjë e më shumë “të lartë”.

Pyes veten se çfarë burrash dhe grash do të bëhen kur mjafton të shiten tek ofertuesi më i lartë apo të binden se mund të blihet gjithçka: dashuria, besimi, një punë, një vend në parlament, e kështu me rradhë. Një ushtri njerëzish të pasigurt me zemra të tejmbushura me arrogancë dhe fjalë, qenie të vogla me përgjigjen gjithmonë gati për të mbushur një gjendje zbrazëtie të brendshme dhe pakënaqësie kronike; të detyruar të ndërtojnë një fasadë lumturie në përpjekjen e dëshpëruar për të fshehur vetminë e thellë, në një botë ku jemi gjithnjë e më të lidhur, gjithnjë e më të largët.

E pra, pikërisht këtu është nevoja – urgjenca e vërtetë! – të përcjellim tek brezat e rinj të vërtetën e prekshëm të pasurisë së vërtetë: atë të shpirtit në kohë krize! Është nevoja të bëjmë të qartë se Zotëri të bëjnë sjelljet e mira, edukata, respekti, përulësia, mirësia dhe nderimi; që gjërat e rëndësishme në jetë nuk mund të blihen por duhen fituar dhe mbi të gjitha të meritohen; se me para mund të blesh vetëm atë që të duhet dhe jo atë që ka vërtet rëndësi; sepse dashurinë, vlerësimin, respektin, besueshmërinë nuk e gjen në shitje, në ndonjë vitrinë, por i ndërtoni me lodhje e me mund ditë pas dite, hap pas hapi. Kjo do të thotë të jesh Zot i fatit tënd.

Ashtu siç do të ishte bukur e mirë nëse dikush fillon të mësojë thelbin e gjërave, në këtë shoqëri në krizë ku kemi gjithçka, përveç asaj thelbësore. Për të Rizbuluar se gjërat e bukura në jetë janë ato të thjeshta, autentike dhe të thella, si kontakti me të ngjashmit, kontakti me Nënën Tokë dhe fëmijët e saj, pasionet, vokacionet… se rrugët e shkurtra dhe të lehta janë shpesh mënyrat më të gabuara dhe vetëm ajo që ndërtohet me përpjekje, me mund dhe përkushtim të kënaq, të bën krenar dhe të lirë; sepse askush nuk ju jep asgjë pa pritur diçka në këmbim, dhe kompromiset, dihet, të bëjnë skllav (modern).

Pastaj, është dhe dinjiteti, një vlerë e shenjtë për të qenë krenarë dhe për ta ruajtur me kujdes, sepse nëse ka dy gjëra që nuk duhet t’i shesësh kurrë në jetë, ato quhen shpirt dhe dinjitet. Pra, t’i japim një drejtim këtyre brezave të rinj që po lundrojnë në harresën më të errët, në mënyrë që të mos bëjnë të njëjtin gabim si ne, atë të nënshtrimit dhe tjetërsimit, të varur totalisht nga ky vlerat ekonomike, aty ku brezi ynë është zhytur pa qenë në gjendje të ringrihet. Në fund të fundit, nëse brezat e rinj vuajnë, shtytjen dhe refleksin ua kemi dhënë vetë ne.

Pra, të përveshim mëngët, të gjithë, të ndotim duart, t’i zhysim në pisllëqet e tokës dhe të jetës, asaj të vërtetë, të jetuar, për të mësuar se vlerësimi dhe admirimi duhen merituar për atë që je dhe jo për atë që shoqëria dëshiron të jesh; se hipokrizia, falsiteti, gënjeshtra dhe oportunizmi çojnë drejt një jete të varfër dhe vetmie dëshpëruese; se sipërfaqësia është sinonim i mediokritetit. Së fundi, dhe e them këtë me zemrën në dorë, do të ishte e përshtatshme përcjellja tek këto breza të rinj e mesazhin që në jetë vjen Të Jesh dhe jo dukesh, sepse maskat herët a vonë bien dhe ajo që mbetet, shumë shpesh, është asgjëja…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.