Edi DELIU – Sfiduesit e fiksuar të Formula 1
Është një Formula 1 që fluturon tërësisht drejt së ardhmes ajo që po hedh hapat e saj gjatë këtyre javëve. Skuadrat në punë mbi njëvendëshet 2020 por me vështrimin hedhur edhe në vitin pasardhës, në atë ku parashikohet një revolucion i ri me, shpresojmë, skenarë të rinj. Nëpër repartet e garave të protagonistëve Botërorit të F1, puna është konstante, e pandërprerë, e rreptë për t’i qëndruar besnike të shifrave të sakta e ndonjëherë edhe të ankthshme të mbledhura më parë ndërkohë që blindohen big-ët e destinuar për të luajtur një rol kryesor në luftën për titull të sezonit që do të vijë.
Pas kontratës afatgjatë të nënshkruar nga Charles Leclerc me Ferrarin, mbërriti edhe ajo që blindon Max Verstappen-in në Red Bull deri në vitin 2023. Lëvizjet këto që parathonë të ardhmen, të destinuar për të bllokuar skakierën e lëvizjeve edhe nëpër shtëpitë e të tjerëve.
Në pritje për të zbuluar se kur edhe Leëis Hamilton do të rinovojë me Mercedes. E vetmja gjë e qartë është që në sezonet e ardhshme, 6 herë kampioni i botës do të duhet të merret posaçërisht me dy rivalët e rinj Leclerc dhe Verstappen. Po, Charles dhe Max, talente puro, të gatshëm për t’u përballuar me të ardhmen ballë për ballë, të sigurt, të etur për sukses, të dëshiruar për të filluar shkrimin e një histori tjetër…
Faktikisht, përsa i përket ngjarjeve, këtë javë, ka disa për t’u lexuar në vijim këtu, në “GazetaTjetër.eu.org”, gjatë vitit 2020. Ku edhe Dakari do të gjejë hapësirën që meriton. Përveç batutave të para të një gare që pas etapave të para sheh një Carlos Sainz leafer, në timonin e Mini-t, intervista me Jackie Ickx dhe Hubert Auriol janë një argëtim i vërtetë për të gjithë të apasionuarit.
Jo më pak do të jetë edhe takimi ballë për ballë me Fernando Alonso-n që ritheksoi pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje të madhe, që duke nisur nga ky vit ka gjetur ‘atdheun’ e ri në Arabinë Saudite, një çmenduri e vogël brenda karrierës së tij.
E së fundi, është gati edhe Rally World, që do të nisë më 23 janar në rrugët ikonike të Rally Monte Carlo-s.