GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Elise Stefanik, ja kush është besnikja e re e Donald Trump

Nga “lufta civile” brenda Partisë Republikane del një grua e re që ndoshta nuk do të përfundojë në kopertinat plot shkëlqim të revistave më “in” të momentit dhe as nuk do të tërheqë simpatitë e Hollywood-it dhe star system-it si Alexandria Ocasio- Cortez: po flasim për Elise Stefanik, deputeten njujorkeze shumë të afërt me ish Presidentin Donald Trump, e indikuar nga republikanët si presidente e konferencës së partisë, në vend të Liz Cheney, e “përzënë” pikërisht sepse është përfaqësuese e atij krahu të Gop që është më kritik ndaj manjatit.

“Populli Amerikan po vuan nga politikat e ekstremit të majtë, socialiste të presidentit Biden dhe Speaker-es Pelosi”, tha Stefanik pasi mundi kundërshtarin Chip Roy me 134 vota pro me 46 kundër, në deklaratat e raportuara nga agjencia e lajmeve Adnkronos. “Në vetëm 100 ditë, kemi një krizë ekonomike, një krizë kufitare dhe një krizë të sigurisë kombëtare”. “Jemi të bashkuar, punojmë si një skuadër”, ka vazhduar kongresistja e cila, ashtu si Cheney, është e vetmja grua në lidershipin republikane. “Ne jemi përqendruar në paraqitjen e programeve dhe në komunikimin e tyre amerikanëve për të mposhtur demokratët dhe për të fituar shumicën më 2022”, ka konfirmuar ylli i ri i Grand Old Party.

Lidershipi “trampian” i Gop-it

Fitorja e Stefanilk simbolizon, mbi të gjitha, kontrollin mbi GOP të ish-Presidentit të SHBA, Donald Trump: partia Republikane mund të thuhet e “trampizuar” dhe kush nuk adaptohet rrezikon të mbetet jashtë ose do të duhet të braktisë anijen. Siç thekson Associated Press, kongresistja e re nga New Yorku ka mbështetjen e fortë të të moderuarve, por mbi të gjitha, të manjatit, ndërsa kundërshtari, Chip Roy, mishëronte ekstremin e djathtë të House Freedom Caucus. Në deklaratat e lëshuara për gazetarët pas fitores së saj, Stefanik theksoi se ndikimi i Trump brenda GOP, pavarësisht nga humbja elektorale dhe dy proceset impeachment, mbetet i fortë: një element për të reflektuar, meqenëse se nuk është një gjë e zakonshme që një president i mundur që të ketë akoma një ndikim të tillë në parti, siç demonstrojnë shumë sondazhet. “Votuesit determinojnë liderin e Partisë Republikane dhe Presidenti Trump është lideri që ata shikojnë”, ka thënë 36 vjeçarja Stefanik. “Ai është një zë i rëndësishëm në Partinë Republikane dhe ne mezi presim të punojmë me të”, shtoi më pas ajo. Por e sigurtë është edhe diçka tjetër, largimi i Liz Cheney rrezikon të sjellë pasoja të rënda: siç raportohet nga New York Times, në fakt, rreth njëqind republikanë anti-Trump tani po kërcënojnë të largohen nga partia për t’i dhënë jetë diçkaje të re dhe alternative.

Mbetet për tu parë nëse ndarja do të zgjerohet vërtetë apo kriza do të shuhet. Sidoqoftë, nuk është hera e parë që The Donald i duhet të përballet me kundërshtarët e tij të brendshëm: kandidatura e Trump më 2016-ën bëri që një grup i vogël i Never Trump, duke filluar nga liderët e partisë e deri te opinionistët e gazetave, në përpjekje për të parandaluar kandidimin e manjatit. Midis tyre edhe disa donatorë të rëndësishëm, siç është themeluesi i Elliott Menagment, Paul Singer.

Drejt Gop-it të së ardhmes

Stefanik ka një avantazh tjetër mbi liderët e tjerë të partisë, atë anagrafik. Kjo e bën atë të paraqitshëm edhe përballë “millenials”-ëve e përveç kësaj, siç e ka demonstruar gjerësisht, ajo mund të nuhasë dhe ta tërheqë votën e më të moderuarve. Siç kujton Time, kur u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve më 2014, ajo u përshëndet si fytyra e freskët e Gop-it të ri. Stefanik ishte e vendosur të modernizonte Partinë Republikane për të tërhequr më shumë gra dhe “millenials”. Në të kaluarën, në fakt, ajo ka provuar të ishte shumë më pak “konservatore” sesa kolegët e saj të tjerë të partisë për shumë çështje, duke filluar me të drejtat civile. Sidoqoftë, emri i saj doli përfundimisht në skenë gjatë procesit të parë të impechment kundër Donald Trump.

Siç është e njohur nga opinioni i gjerë amerikan, në të kaluarën Elise Stefanik nuk është tërhequr pas kur nuk ka qenë dakord me masat e marra nga administrata Trump, duke bërë që vota e saj të mungonte në Kongres. Siç kujton National Interest, ajo ishte midis 12 republikanëve që në Dhomë votuan kundër shkurtimeve të taksave (Tax Cuts and Jobs Act) të promovuar nga Shtëpia e Bardhë, një masë që u bë ligj pa mbështetjen e saj. Sipas raporteve nga Albany, Stefanik votoi kundër sepse sipas saj, kufizimet në shkurtimet e taksave do të thonin një rritje prej 13% të taksave të njujorkezëve dhe kjo do të dëmtonte rëndë elektoratin e saj.

You might also like