GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Elon Musk lëshon alarmin: “Po kërcënohet njerëzimi”

Figurat më të rëndësishme të lidhura me botën e inteligjencës artificiale kanë nënshkruar një letër të hapur për të kërkuar pezullimin e përkohshëm të operacioneve të trajningut të sistemeve më të avancuara në këtë fushë. Midis tyre është edhe Elon Musk, i cili ka ngritur vazhdimisht alarmin për AI.

Elon Musk kundër inteligjencës artificiale

Për manjatin dhe për emrat e tjerë të rëndësishëm të big tech inteligjenca artificiale e avancuar do të përbënte një kërcënim të madh për njerëzimin.

Elon Musk, themeluesi i Tesla dhe SpaceX, Steve Wozniak, bashkëthemelues i Apple dhe disa studiues të Deepmind kanë nënshkruar apelin e organizatës Future of Life Institute.

Në letrën e hapur nënvizohet se si gara për sisteme gjithnjë e më të fuqishme të AI mund të dalë jashtë kontrollit, duke vënë në rrezik njerëzimin.

Pse inteligjenca artificiale kërcënon njerëzimin

Inteligjenca artificiale mund të bëjë konkrete një skenar të ngjashëm me ata të parë në sagën kinematografike Terminator, me makina gjithnjë e më inteligjente që mund të rebelohen ndaj njeriut.

Për këtë arsye, ekspertët bëjnë thirrje për një pauzë prej të paktën 6 muajsh në garën për AI, duke frenuar operacionet e mësimit të makinerive dhe duke hartuar udhëzime që ta mbajnë njerëzimin të sigurt.

Një e ardhme e tillë duket e pamundur sot, pavarësisht se emrat e mëdhenj të teknologjisë i tremben seriozisht kësaj mundësie.

Fake news dhe më pak punë me inteligjencën artificiale

Megjithatë, në të njëjtën letër të hapur, nënvizohet se këto sisteme mund të përbëjnë rreziqe në të ardhmen e afërt edhe për tregun e punës dhe atë të informacionit.

Inteligjenca artificiale mund të bëjë të zhduken shumë figura profesionale, teksa robotët e teksteve mund të përhapin lajme të rreme dhe të rishkruajnë të vërtetat historike duke zënë vendin e gazetarëve, shkrimtarëve dhe docentëve.

Më e famshmja, ChatGPT ka qenë kohët e fundit në qendër të një mashtrimi, duke dëshmuar faktin se përdorimi jo i rregullt i disa mjeteve mund të jetë i dëmshëm për përdoruesit fillestarë.

Elon Musk ka një plan për të eliminuar konkurrencën?

Edhe pse, qartësisht, inteligjenca artificiale mund të përbëjë rrezik për qeniet njerëzore, operacioni i Elon Musk dhe kolegëve të tij nuk është mirëpritur nga të gjithë.

Në fakt, ekziston dyshimi se manjati dëshiron të zërë një vend dominues midis pionierëve të AI. Të njëjtin objektiv që do të kishte edhe Apple.

Si Apple, ashtu dhe Tesla dhe SpaceX do të jenë në fakt prapa në kërkime dhe një pauzë 6-mujore e konkurrentëve të tyre do t’i mundësonte këtyre kompanive të mëdha të rifitojnë kohën e humbur dhe të arrijnë hapat e OpenAI dhe Microsoft, të cilat kanë nënshkruar së fundmi marrëveshje të reja.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More