GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Enigma, diamanti i zi më i madh në botë, jashtëtokësor: sa ka kushtuar

Guri i çmuar jashtëtokësor u nxorr në ankand në Sotheby’s dhe u ble nga një sipërmarrës monedhash elektronike

Quhet ‘Enigma’ diamanti i zi më i madh në botë, i shitur në ankand për 3.75 milionë euro, një emër që është tashmë një program i tërë. Guri i çmuar me prejardhje nga hapësira u nxorr në ankand në Sotheby’s me një çmim prej 3.16 milionë paund, rreth 3.75 milionë euro. U fitua nga sipërmarrësi i kriptomonedhave Richard Heart, një nga brezi i milionerëve të pasuruar falë monedhave elektronike, që po zgjojnë interes të ri për fenomenin e ankandeve të gurëve me origjinë jashtëtokësore.

Çfarë është Enigma

Heart, themeluesi i platformës blockchain HEX, i njoftoi në Twitter më shumë se 180,000 ndjekësit e tij se është ai pronari i ri i diamantit ‘Enigma’ të cilin do ta riemërtojë si ‘HEX.com diamond’.

Guri i çmuar, me një peshë prej 555,55 karat (111,11 gram), është certifikuar zyrtarisht si diamanti i zi natyror më i madh në botë dhe diamanti i prerë më i madh në botë, sipas Librit të Rekordeve Guinness më 2006.

Me 55 faqet e saj, Enigma është punuar që t’i ngjasojë një ‘hamsa’, dora e Fatima, hajmalisë në formën e pëllëmbës së mbyllur të një dore, simbol i mbrojtjes dhe fatit në të gjithë Lindjen e Mesme.

Diamanti i zi u ble në gjendjen e një guri në fund të viteve ’90 dhe peshonte mbi 800 karat: u deshën më shumë se tre vjet për ta prerë për të marrë formën e tij aktuale, me përmasa 54x44x32 milimetra.

Megjithatë, 3.75 milionë eurot e paguara nga Richard Heart për ta blerë nuk përfaqësojnë një rekord midis gurëve të çmuar: rekordi për një perlë të shitur në ankand mbahet nga “Pink Star”, diamanti rozë, i shitur për 71.2 milionë dollarë në një ankand të Sotheby’s në Hong Kong më 2017.

Siç theksohet nga Sotheby’s, ndryshe nga diamantet klasike që nxirren nga thellësia e tokës, ato të zeza gjenden kryesisht në sipërfaqe, faktor që bën të mendohet për “origjinën e mundshme jashtëtokësore”, të tyre, pothuajse ekskluzivisht në Brazil dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Këto gurë të çmuar do të ishin formuar, në fakt, në një periudhë që varion nga 2.6 në 3.2 miliardë vjet, në epokat para asaj të dinosaurëve, pas përplasjes së një asteroidi në Tokë.

“Mendohet se ky lloj diamanti i zi është formohet si rezultat i ndikimit të meteoritëve ose ka origjinë jashtëtokësore, si shpërthimet e supernovës që formojnë asteroidë diamantësh të cilët më pas përplasen me tokën”, shpjegon shtëpia e ankandeve.

Fenomeni

Shitja e Enigma dëshmon sesi një interes i paparë po zgjohet ndaj gurëve me origjinë jashtëtokësore, fenomen ky që është bërë modë sidomos nga brezat e rinj të milionerëve në kriptomonedha, të cilët kanë ulur ndjeshëm moshën mesatare të ankandeve për këtë lloj objekti.

Një seri ankandesh të pasura ishin organizuar edhe më 2021, me një shitje të plotë prej 75 lotesh, 72 të shitura përmbi vlerësimin e tyre maksimal.

Çmimi i meteoritëve varion mesatarisht nga rreth 350 deri në 600 mijë euro, shifër kjo e fundit është paguar për një gur nga Marsi që është konsideruar si më i madhi që ka mbërritur deri më sot në Tokë. Për të përcaktuar koston janë forma, historia, madhësia dhe gjendja e meteoritit.

You might also like