- SPONSOR -






- SPONSOR -

Enigma e laboratorit në Wuhan, çfarë mund të bëjë një chimera virus

Një pyetje qarkullon vazhdimisht që kur kemi filluar të flasim për koronavirusin e ri: a është e mundur që Sars-Cov2 të jetë një produkt laboratorik?

Pra: nëse me vërtetë koronavirusi i ri do të ishte një patogjen i krijuar në laborator, a do të ishim në gjendje ta dallonim? Shumë shkencëtarë ja kanë shtruar vetes këtë pyetje. Tani për tani, përgjigjja e shumicës është “jo”.

Për arsye që lidhen mbi të gjitha me sekuencën gjenetike. Por ka edhe nga ata që vazhdojnë të mbështesin të kundërtën.

Wuhan, origjina e përhapjes virale, mund të ngrejë një sugjerim. Pjesërisht sepse në të njëjtin vend nga ku mund të ketë filluar epidemia ekziston një laborator BSL4, ku analizohen pikërisht viruset më të rrezikshëm, dhe pjesërisht për shkak të disa deklaratave në lidhje me origjinën e Sars-Cov2 që, quajeni komplotiste apo jo, kanë nxehur debatin muajve të fundit.

Qëndrimi i fundit, në rend kronologjik, ishte ai i profesoreshës Li Meng Yan, e cila lëshoi ​​deklarata preçize, përveçse duke premtuar prova të natyrës inxhinierike të virusit brenda pak kohësh. Sars-Cov2, thotë shkencëtarja, është një produkt i laboratorit Wuhan. Dhe do ta provojë, ka shtuar ajo.

Debati

Çështja, pavarësisht faktit që shkenca zyrtare vazhdon të dyshojë mbi origjinën natyrale të Sars-Cov2, mbetet mjaft e debatuar.

Pjesa më e madhe e dialektikës nuk mund veçse të rrotullohet rreth gjenomit, që është pak a shumë si karta e identitetit të një patogjeni.

Një nga frazat e dala në titujt e kronikave gjatë këtyre muajve të fundit u shqiptua nga Çmimi Nobel për mjekësi Luc Montagnier, i cili është rreshtuar në anën e atyre që besojnë në origjinën e artificiale të koronavirusit të ri.

Ky pozicionim asokohe, bëri shumë bujë. Qoftë edhe vetëm për shkak të përkatësisë së Montagnier në shkencën zyrtare. Misteri, nëse ka, duhet të jetë i zgjidhshëm, thuhet shpesh. Sepse sekuencat gjenetike janë publike. Pra, nëse gjenomi i virusit është modifikuar, një ekspert duhet të jetë menjëherë i vetëdijshëm për të.

Teza të ngjashme me atë të Montagnier do të hidheshin poshtë lehtësisht.

Pra, pse të vazhdojmë në këtë pikë të pyesim nëse shkenca, që studion sekuencat gjenetike (të cilat janë publike) është e sigurt se origjina e Sars-Cov2 është e natyrale? Sepse, ka një “por” që mund të ndryshojë kartat në tavolinë.

Problemi i “gjurmës”

Ralph Baric është një mikro-biolog dhe imunolog i njohur ndërkombëtar në një intervistë për mediat, raporton Huffington Post.

Edhe në këtë rast arsyetimi i studiuesit përqendrohet në lindjen e koronavirusit të ri: “Tek kimerë që bëmë në Amerikë në vitin 2015 me virusin Sars – tha Bariç -, së bashku me profesoreshën Zheng-li Shi të Institutit të Virologjisë Wuhan, patëm lënë disa mutacione-firma, kështu që kuptohej se ishte rezultat i inxhinierisë gjenetike. Ndryshe, nuk ka asnjë mënyrë për të dalluar një virus natyral nga ai i bërë në laborator”.

Një virus laboratorik pra, mund të dallohet nga një virus natyral për shkak të kësaj “gjurme”. Në të kundërt, nuk ekziston asnjë mundësi për të dalluar një patogjen artificial nga ai natyror.

Kjo, të paktën, nëse doni të krijoni një virus nga e para. Një operacion që do të ishte i mundur edhe pa “firmën” e autorit.

Kjo e Bariç është një version që, nëse konfirmohet, do të minonte pretendimet e shkencës zyrtare mbi Sars-Cov2.

Shkurtimisht: të thuash se sekuenca gjenetike e virusit është e natyrshme nuk do të mjaftonte më për të hedhur poshtë ata që mendojnë se virusi është rezultat i një eksperimenti të kryer në Wuhan.

Shumë kimera mund të krijohen me inxhinierinë gjenetike. T’i japësh një mutacion ose një lexim tjetër proteinës që po formohet … Nuk e di nëse mund të vendoset një firmë. Sigurisht që mund të krijohen kimera laboratorike, por nuk është ky problemi”. Dhe cili është?

Krijojimi për ta bërë të bëjë atë që dua. Mund të krijoj një kimera duke shpresuar se do të bëjë atë që dua, por më pas virusi nuk sillet ashtu.

Nëse hosti është i zakonshëmi, pra ai në të cilin virusi ka jetuar për njëqind vjet, unë mund të marr rezultate.

Nëse hosti është i ndryshëm, beh, atëherë është histori tjetër. Duket të kemi parasysh se virusi mutohet nga përkufizimi. Mutacionet mund të evitojnë që virusi të bëjë atë që kam ndërmend të bëj.

Pra, a është e mundshme të krijosh një virus laboratorik pa e kuptuar të tjerët? Jo, nuk mendoj pikërisht kështu. Ne kemi ekzaminuar të gjitha sekuencat e koronavirusit në database: asnjë nga ato sekuenca nuk ngre hipotezën se ky është një virus i krijuar në laborator. Ky është një virus natyral.

Por ka edhe shumë studiues që nuk besojnë në origjinën laboratorike: “Nuk e besojnë derisa të provohet e kundërta, po unë po flas për prova shumë të qarta që deri më sot nuk kemi”.

“Bëhet fjalë – kjo po – për një virus “shumë virus”. Sars-Cov2 sillet në një mënyrë precize dhe nuk gabon as një presje. Ka një korrektor më efikas sesa ai i viruseve të tjerë, ai ai i HIV përshembull.

Pra, është një virus që di të bëjë virusin, por është një virus. Ja pra, inxhinieria gjenetike mund të detyrojë evolucionin, duke parashikuar disa hapa, por të krijojë aq sa nuk mund të dallohet, jo, nuk mendoj se është e mundur”. Në ç’kuptim?

Inxhinieria gjenetike mund të paraprijë. Nëse për një hap të specieve drejt njeriut janë dashur njëzet vjet, unë mund ta bëj për dhjetë. Sepse mutacionin e drejtoj unë. Por kjo nuk mjafton: sepse mutacioni duhet t’i përshtatet virusit, duhet t’i japë një avantazh evolutiv, përndryshe virusi e humbet”. Pra?

Pra, nëse unë fus një mutacion për të parë që nuk ka lidhje, atëherë ndoshta virusi e humb atë mutacion. Duhet të mësojmë shumë nga virusi i vitit 2003: ai nuk është zhdukur, por ka pësuar një mutacion që i ka lejuar të përhapet kush e di se cilën kafshë. Ai virus ka ndryshuar hostin, pikë.

Mos lënia e gjurmëve laboratorike në një virus, në fund të fundit, duket shumë e vështirë.

Ju mund të pëlqeni edhe