Erl KODRA – George Floyd, Edi Rama dhe Myslim Murrizi

I can’t breathe!

Kur dolën pamjet e vrasjes makabre të George Floyd, edhe unë mbeta pa frymë; ngjashëm me të ndjerin. Është e pamundur që të luash indiferentin para një filmi kaq brutal, ku sheh se si trupi i gjallë i njeriut përdhoset mizorisht, dhe të tjerë njerëz e filmojnë skenën e një krimi të avashtë dhe të mbushur me agoni. Ato momente, brenda meje ndodhi një thyerje e përmasave të pakthyeshme.

Ajo vrasje publike përmbledh diçka të rëndë, të paimagjinueshme, që tejkalon çdo lloj krimi të ndodhur më parë; dhe nuk është fjala se atë çast po vritej një njeri ose po konsumohej një krim i rëndë, por shumë më tepër; polici vrasës po përdhoste kujtimin e trupit njerëzor, duke e shtypur pa mëshirë qafën e një humani. Çdo këndëveshtrim tjetër nuk është aq adekuat për të përshkruar përmasën e vertetë të asaj tragjedie njerëzore.

Si fëmijë diktature, unë e di mirë se çfarë do të thotë dhunë dhe amok psikologjik, ndërsa si i rritur ia kam dalë të krijoj një lloj hapësire brenda vetes time, të mjaftueshme për shpirtin që të ndjehet i lirë në vetvete. Me shumë gjasë mua më ka ndihmuar letersia. Po shpjegohem.

Është disi interesante nga pikëpamja filozofike, se si është e mundur që për fatet e një populli të vendosin dallkaukët, të paditurit, ose njerëz me dijeni mesatare, por pa asnjë vlerë morale. Në të vertetë kjo pyetje më ka munduar gjithmonë, jo vetëm në kuptimin filozofik, por edhe në kuptimin banal të fjalës. Prandaj, shpesh herë jam përpjekur të gjej ndonjë fije morali tek njerëzit publik, së pari, tek ata njerëz që vendosin për fatet tona; domethënë që hartojnë ligje dhe politika, drejtojnë ekonominë, institucionet e shtetit, gjykatat, mediat etj. Rezultati ka qenë shkatërrues, jo se njerëzit e ditur dhe me moral nuk gjenden në shoqërinë tonë, por se ata zakonisht përjashtohen apriori, dhe në vend të tyre gjenden veçse batakçinjë të pashpirtë. Kështu, fati ynë ka hyrë në një lloj labirinthi të pashoq, dhe besojeni ose jo, por e ardhmja demokratike e vendit varet nga vlerat morale të Myslim Murrizit dhe Edi Ramës.

Gjuri i vrasësit në qafën e George Floyd i mëshonte qetësisht fytit prej nga kalonte aorta kryesore që ushqen trurin me gjak të oksigjenuar, ndërsa dhjetra kalimtarë të rastit filmonin pa mëdyshje krimin mizor që po konsumohej aty pari. Ata protestuan dhe i thirrën arsyes njerëzore, por vrasësit brutalë po e “zbatonin qetësisht ligjin” para syve të tyre.

Me gjasë, ai gju vrasës mbi qafën njerëzore të George po ndryshon edhe fatet e Amerikës; por fatkeqësisht, jo edhe fatin tonë. Gjuri i Edi Ramës është zhytur mbi qafën e një populli hjekakeq, që mezi mbushet me frymë. George kishte minutat e tij pa oksigjen, ne kemi ditët tona ushqim.

Demokracia?!

Për demokracinë, votën e lirë, Raportin e OSBE-ODIHR-it dhe sistemin, vendosin skrupujt moral të Edit dhe Myslimit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.