GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Erl KODRA – “Unë jam Edi Rama, Unë jam Corona”

Tërmeti i 26 Nëntorit ishte fatkeqësia e shqiptarëve, por Edi Rama e kalëroi pa pikën e mëshirës. Katër ditë pas termetit, unë pata shkruar tekstin “I am the King, I am Edi Rama”. Në të vërtetë, ai u soll pikë për pikë ashtu siç e pata parashikuar unë; madje ai tejkaloi pritshmëritë e mia.

Në Italinë fqinje mbërriti virusi i frikshëm, që në të vërtetë, ka vdekshmëri shumë të lartë, krahasuar me epidemitë e tjera virusale. Deri më tani, sipas statistikave zyrtare kineze, Shkalla e Vdekshmërisë është 2.1 % në shkallë kombëre, 4.9% Wuhan, 3.1% Hubei, dhe 0.16% në provincat e tjera. Këto të dhëna janë raportuar nga NHC e Kinës.

Sipas të gjitha gjasave, shkalla mesatare vdekshmërisë është rreth ose mbi 3 % e të infektuarve. Në të vërtetë, një shkallë tepër e lartë.

Gjendja ekonomike dhe sociale e shoqërisë shqiptare është tejet e vështirë, Në të vërtetë, ajo është në kufinjtë e pamundësisë absolute. Imunologjia e shtresave të tëra të popullsisë është shumë e dobët, kjo si rezultat i kequshqyerjes, mungesës së ushqimeve me përmbajtje e nevojshme të proteinave dhe vitaminave. Specialistet e kuptojnë mirë se çfarë do të thotë një organizëm i paushqyer. Familje të tëra ushqehen keq, ose shumë keq, ndërsa të tjera hanë vetëm një vakt në ditë. Me siguri, me përhapjen e mundëshme të Koronavirusit, viktimat e para do të jetë kjo shtresë e popullsisë.

Kontrollet dhe masat që ka marrë qeveria janë qesharake. Ka dy ditë që Italia gjendet nën alarm kombëtar nga përhapja e virusit, ndërsa janë shënuar 3 viktima dhe mbi 100 të infektuar.

Shqipëria vazhdon njëlloj rutine vrastare, ku shihen disa bluza të bardha teksa bredhin duke u zgërdhirë në terminalet e trageteve të sapoardhur nga Italia. Asgjë më shumë.

Kjo sjellje është tronditëse. Është çmenduri fatale.

Unë jam i bindur se Edi Rama e dëshiron Koronavirusin në Shqipëri. Sepse, në rrethanat aktuale, ai nuk mund të gjejë aleat më të mirë se sa “armën” që ngjallë frikë, shkakton gjendjen e rëndë, vdekjet. Kjo lloj situate do të “forconte” shtetin në emër sigurisë publike, dhe, në këto rrethana, në plan të parë do të ishte mbijetesa, asgjë tjetër.

Unë u bëj thirrje mjekëve, atyre që u dhimbset vërtetë ky popull i mjerë, të marrin masat urgjente që gjendja në terren të ndryshojë. Përdryshe, në një përhapje të mundëshme të epidemisë, me siguri edhe Shqipëria mund të vihet në karantinë ndërkombëtare.

You might also like