GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Është kopshti më helmues në botë: si lindi

Midis mrekullive natyrore të kopshteve të Alnwick, Angli, fshihet një vend me bukuri makabre: një kopsht helmues, bimët e të cilit janë vdekjeprurëse.

Poison Garden: përse bëhet fjalë

I giardini di Alnwick sono una delle attrazioni più belle dell’Inghilterra del nord. Lì ettari di piante colorate invitano i visitatori a vagare tra file di rose profumate e meravigliose cascate d’acqua.

Kopshtet Alnwick janë një nga atraksionet më të bukura në Anglinë Veriore. Atje, hektarët e bimëve shumëngjyrëshe i ftojnë vizitorët të enden mes rreshtave me trëndafila aromatikë dhe ujëvarave të mrekullueshme.

Por brenda kufijve të Alnwick, i ruajtur pas portave të hekurta e të zeza, është një vend ku vizitorëve u thuhet në mënyrë të qartë që të mos ndalojnë për të nuhatur lulet: është Poison Garden, që është shtëpia e rreth 100 luleve famëkeqe “vrasëse”. Për shkak të cilësive të rrezikshme të bimëve, vizitorëve në Kopshtin Helmues iu ndalohet të nuhasin, prekin apo shijojnë ato. Kopshti ka qenë gjithashtu edhe ambjentimi për Hogwarts në dy filmat e parë Harry Potter.

Midis bimëve helmuese është cikuta, ose Conium maculatum, e hyrë në histori si ajo me të cilin vrau veten Sokrati. Por nuk ka vetëm bimë shqetësuese apo ekzotike: edhe bozhure dhe lulebore, janë të pranishme në kopshtin e helmeve, ashtu si edhe në kopshtet më të zakonshme, që janë bimë potencialisht shumë të dëmshme. Bozhuri është përdorur në kohët antike për të shkaktuar abort ndërsa lulebora ka nja veprim kardiotoksik.

Si ka lindur kopshti i helmuar

Poison Garden lindi pothuajse rastësisht. Më 1995, Jane Percy e bërë Dukesha e Northumberland, trashëgoi edhe Alnwick Castle dhe tokat fqinje. Dukesha e re duhej të kujdesej për tokën, duke e bërë atë një kopsht, për të kaluar kohën. Pas një udhëtimi në Itali midis kopshteve toskane dhe një vizite në Koshtet e Helmit të Medici, Jane Percy pati mbetur aq e magjepsur saqë vendosi t’i bënte kopshtet e saj shumë më tepër sesa një argëtim i thjeshtë. Kështu, lindi idea e krijimit të një vendi tërësisht të dedikuar për bimët më helmuese të planetit.

“E kuptova që mund të bëja diçka vërtet të madhe nëse do të kisha skuadrën e duhur”, tregon Dukesha. Kështu, më 1996, ajo punësoi arkitektin e famshëm peizazhist Jacques Wirtz për ta ndihmuar të rindërtojë Kopshtin Alnwick. Pas një pune të përpiktë, kopshtet janë bërë një nga atraksionet turistike më interesante të Britaninë e Madhe. Sot, kopshtet zënë 14 hektarë dhe me hijeshinë e tyre makabre tërheqin mbi 600,000 vizitorë çdo vit.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More