GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Është Mbappè futbollisti më i shtrenjtë në botë (265.2 milionë euro)

Francezi i PSG në moshën 21 vjeç i mund të gjithë. Messi është vetëm i teti, ndërsa, Cristiano Ronaldo edhe në vendin e 49-të në listën e hartuar nga Cies, Observatori Ndërkombëtar i Studimeve Sportive

Futbollistët, siç e dimë e kanë çmimin e kartonit të varur pas qafe, të ngjitur me jakën e fanelës dhe për ta mësuar çmimin e tyre duhet kaluar barkodi. Ka menduar Cies – Observatori Ndërkombëtar për Studime në Sport – për të fiksuar, falë një algoritmi që ka marrë parasysh çështje të ndryshme (mosha, performanca, transferimet, kostot dhe përfitimet në fushë dhe shoqëri), çmimet e 100 futbollistëve top-player-ve në botë.

Në listë ka shumë surpriza. Në vend të parë, me mjaft distancë, është francezi Kylian Mbappè, i vlerësuar 265.2 milionë euro, shifër ekuivalente me 53 Bugatti Divo, që është makina më e shtrenjtë në botë. Mbappè, djali i një familje me origjinë nga Kameruni, është 21 vjeç, ai ka fituar tashmë Kupën e Botës me Francën në 2018 dhe para pak muajsh mbërriti në kuotën e 100 golave në karrierë, përpara cilitdo tjetër lojtari në botë, në moshë mjaft të re 20 vjeç dhe 173 ditë (rekord). Kështu: Në moshën e Mbappè, Messi kishte shënuar 51 gola, Cristiano Ronaldo vetëm 36. Kështu, për Mbappè mund të thuhet se vlen ajo që thotë njëri prej protagonistëve të “Sex and the City”: “Në moshën njëzet vjeçare ke muskuj tonikë, të emocionon çdo përvojë e re dhe e di që jeta është plot me mundësi të pafundme”. Mbappè është sot lojtari me vlerën më të lartë në botë.

Në podium bashkë me francezin janë edhe dy lojtarë nga Premier League, i cili konfirmohet si kampionati më i pasur në botë me plot 11 lojtarë nga 20 kryesuesit që vlerësohen me mbi 100 milionë euro. Në vendin e dytë gjejmë Raheem Sterling të Manchester City-t (vlerësohet 223.7 milionë), xhamajkan i natyralizuar anglez, yll diamanti i ekipit të stërvitur nga Guardiola. Në vendin e tretë ja tek shfaqet Momo Salah, egjiptiani që ka luajtur edhe për Fiorentinën dhe Romën dhe tani po provon fatin me Liverpool-in: është vlerësuar 175.1 milionë. Surprizë, siç thamë: Leo Messi – fituesi i freskët i Topit të 6-të të Artë në dhjetor – është vetëm i 8-ti (është vlerësuar 125.5 milionë); ndërsa Cristiano Ronaldo – që u paraqit këtë fillim viti 2020 në formë të shkëlqyeshme – është në vendin e 49-të. CR7-a është vlerësuar me 80.3 milion.

Vazhdojmë: i pari përfaqësues i Serisë A italiane është argjentinasi i Interit, Lautaro Martinez i mbiquajtur “El Toro”, protagonist i shkëlqyeshëm i një fillimi të jashtëzakonshëm të sezonit për Nerazzurrët të udhëhequr nga Antonio Conte: për të vendi i 10-të në klasifikimin Cies dhe 115, 7 milionë vlerësim, sa gjysma e Mbappè-së. Jo shumë larg është edhe shoku tjetër i skuadrës, “Gjiganti i mirë”, Romelu Lukaku (100.2 milionë). Të tjerë përfaqësues të Serie A shohim: mesfushorin spanjoll të Napolit, Fabian Ruiz (në vend të 30-të, vlerësimi 91.4 milionë) dhe argjentinasi i Juventusit, Paulo Dybala (në vend të 31-të, 91.2 milionë).

MBAPPE’

Talenti i PSG është vlerësuar në 265.2 milion

ZANIOLO

Me 86.3 milionë, verdhekuqi është i pari italian në listën e Cies

DYBALA

Kuotim në rritje (91.2 milionë) për lojtarin e Juventus

BARELLA

Interisti është i dyti italian në listë (82.1 milionë vlerësim)

CRISTIANO RONALDO

Vetëm vendi i 49-të për CR7 (i vlerësuar 80.3 milion)

LUKAKU DHE LAUTARO

Dy sulmuesit e Inter-it janë përkatësisht në vend të 20-të dhe 10-të në renditje: të dy mbi 100 milionë

STERLING

Sulmuesi i City-t është futbollisti i 2-të më i shtrenjtë në botë (223.7 milionë)

MESSI

Vetëm vendi i 8-të për fituesin e fundit të Topit të Artë

SALAH

Egjiptiani i Liverpool-it është i treti, me një vlerësim prej 175.1 milionësh

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

Ju gjithashtu mund të pëlqeni