“Është më i qetë pa Meghanin!” E vërteta për Princin William
Ekspertët kanë analizuar videon e re në të cilën shfaqet Princ Harry: ai do të ishte më i qetë pa Meghan Markle dhe do të ndreqte marrëdhëniet me Princin William
Një ekspert i gjuhës së trupit beson që e ka kuptuar se kur Princi Harry ndjehet më i qetë.
Gjatë këtyre ditëve, Duka i Sussex ka mbajtur në një videokonferencë fjalimin vjetor me rastin e Diana Award. Princ Harry u shfaq i vetëm dhe, siç raportohet nga DailyStar, sipas ekspertit ai ndihet “më i qetë” në të folur kur pranë tij nuk është e shoqja, Meghan Markle. Në një tjetër video të kohëve të fundit, faktikisht, me protagonistë Dukët e Sussex, shumë komentues mbretërorë kanë drejtuar gishtin, duke deklaruar se Harry ndjehej dukshëm në siklet.
Diana Award ka përfaqësuar gjithmonë një moment shumë prestigjioz për Royal Family: bëhet fjalë për një çmim vjetor për nder të së ndjerës Lady Diana, që i jepet një të riu të moshës nga 9 deri 25 vjeç, i cili është dalluar në veprimtari sociale ose humanitare. Praktikisht duke ndjekur shembullin që Diana la në botë.
Ajo që bëri ndryshimin në çmimin e këtij viti, i cili u zhvillua përmes videokonferencës për shkak të epidemisë së koronavirusit, ishin fjalët e përdorura me kujdes nga Princi Harry. I cili nuk ka mundur të bëjë më shumë sesa të citonte me dashuri vëllanë e tij, Princin William. “Jeni gjashtë të rinj – ka thënë duka, duke iu referuar djemve kandidatë – që vëllai im dhe unë jemi krenar që ju njohim posaçërisht sonte dhe është zëri juaj që është më i rëndësishëm se i imi”.
Sipas disa komentuesve mbretërorë, referenca për Williamin si vëlla, tregon që për Princin Harry është zgjidhur ose në rrugën e zgjidhjes përçarja e pretenduar me Dukën e Kembrixhit. Këtë e thonë ekspertët Roberta Fiorita dhe Rachel Bowie. “Për mua – shpjegoi Fiorita – ishte shumë inkurajuese. Do të thotë që janë në kontakt dhe mendoj se ata po rregullojnë çdo gjë që mund të ketë ndodhur”.
Sherri i pretenduar duhet të ketë filluar në qershor 2019, kur Princi Harry dhe Meghan u ndanë nga Royal Foundation për të filluar një rrugë bamirësie të pavarur. Megjithatë, ka nga ata që mendojnë se rrugët drejt një ndarje të kenë qenë shtrur qysh në kohët e Royal Wedding në maj 2018, kur pati shpërthyer një sherr për dress code midis Meghan dhe Kate Middleton.
Por ndarja midis dy vëllezërve nuk është konfirmuar kurrë. Disa zëra thonë se si William, në fillim të vitit 2020, nuk ka qenë aspak i kënaqur që Princi Harry të linte rolin e tij si anëtar senior i Royal Family për t’u transferuar në Amerikën e Veriut me gruan dhe djalin e tij Archie Harrison.