“Fantazma e Kievit”: një as, gjahtar ukrainas, i vetëm kundër të gjithëve-VIDEO
Në qiejt e Ukrainës, një pilot vetmitar MiG i filmuar në dhjetëra video që e tregojnë duke luftuar kundër forcave pushtuese të hapësirës ajrore ruse, po stimulon fantazinë e botës së indinjuar e të shqetësuar për precipitimin e ngjarjeve.
Sipas disa burimeve, vetëm në ditën e parë të konfliktit, atij duhet t’i akreditohen gjashtë fitore. Gjashtë nokdaune, njëri pas tjetrit, që do ta bënin në të gjitha aspektet një “as”.
E quajnë “fantazma e Kievit”, dhe mes civilëve, ashtu si dhe në botën e aviacionit, tashmë po kthehet një përrallë për t’u treguar. Në fund të fundit, që në fillimet e historisë, lufta ka zënë një vend të rëndësishëm në epos: dhe populli ka pasur gjithmonë nevojë për heronjtë e tij, nuk ka rëndësi nëse rezultojnë thjesht një “legjendë”.
Në bordin e gjuajtësit të tij përgjues MiG-29 Fulcrum, “the Ghost of Kyiv” duket se na sjell në kujtesë bëmat më të famshme të asave të gjuajtësve luftarakë britanikë në Betejën e Anglisë, të admiruara nga toka teksa ishin në qiejt e qyteteve të bombarduara luftohej në një numër dukshëm më të vogël (deri në një kundër pesë) për të frenuar epërsinë e paepur të armikut.
Kështu mbahej lart morali i civilëve të tmerruar në orën më të errët. Kur gjithçka dukej e humbur dhe netët e shoqëruara nga zhurma e sirenave kundërajrore përcilleshin nëpër thellësitë e metrosë për t’u ndjerë të sigurt. Siç po ndodh në qytetin ukrainas Kharkiv.
Askush nuk e di emrin e vërtetë të pilotit – dhe ende ka përpjekje për të verifikuar faktet që duken më shumë një shpikje romantike e propagandës -, por sipas ukrainëve fitoret janë reale.
Piloti vetmitar thuhet se ka rrëzuar përtokë në ditën e parë të pushtimi dy avionë luftarakë Su-35, një sulmues Su-27, një MiG-29 (si ai me të cilin fluturon, i cili është prodhim rus) dhe dy avionë sulmues Su-25.
Sipas do t’i vlente, sipas normave të aviacionit në modë që nga Lufta e Parë Botërore, pseudonimin e asit: domethënë, një pilot të cilit i njihen 5 fitore mbi avionët armiq. Si në rastin e Baronit të Kuq Von Richtofen për t’u kuptuar, por në bordin e një avion luftarak të armatosur me raketa ajër-ajër që mund të kalojnë dyfishin e shpejtësisë së zërit.
Për të treguar bëmat e fantazmës, që duhet të kishte kryer fluturime të shumta për të arritur këto fitore – raketat dhe karburanti nuk janë aq të pafundme sa në video games – ka video të shumta në Twitter dhe Reddit që portretizojnë një MiG me shenjat ukrainase teksa shigjetohet mes rrokaqiejve të betonit që shquhen përmbi një qiell të plumbtë në të cilin jehojnë shpërthime të mëtutejshme. Shkon në gjah të rusëve.
Asi fantazmë, mes legjendës dhe realitetit
Për momentin nuk ka konfirmime për ekzistencën reale të Fantazmës së Kievit, emër kaq ndjellës, por e vërtetë është që në ditën e parë të armiqësisë, mbrojtja ukrainase ka deklaruar se kishte rrëzuar shtatë avionë që i përkisnin Forcave Ajrore Ruse.
Megjithëse ka shumë pak gjasa që pothuajse të gjithë këta avionë të jenë rrëzuar nga një pilot i vetëm – duke qenë se përplasje ajrore ka ndodhur në disa sektorë – nuk mund të përjashtohet që një pilot i Forcave Ajrore të vogla të Ukrainës (që numëronte gjithë-gjithë 35 avionë gjuajtës para fillimit të armiqësive), ka arritur më shumë se një fitore.
Më të besueshmet do të ishin dy avionët sulmues tokësorë të ngadaltë dhe të vjetëruar Su-25 “Frogfoot”. Nuk mungojnë në histori rastet në të cilat këmbëngulja dhe guximi i pak pilotëve kanë bërë diferencën edhe përballë forcave dërrmuese të armikut. Përmendim, për shembull, avionët luftarakë të RAF gjatë fazave të para të rrethimit të Maltës, apo gjatë sulmeve të japonezëve në Singapor; asët e avionëve luftarakë të fuqive të vogla, si Finlanda në mbrojtjen e tyre të fuqishme në “Luftën e Dimrit” kundër avionëve rusë, të cilët asokohe, si tani, mbanin në krahët e tyre simbolin e yllit të kuq; jo më pak pilotët italianë në Italinë veriore midis viteve 1944 dhe 1945.
Një MiG-29 Fulcrum në përmirësimet e tij më të avancuara ka gjashtë shtylla nën-krahësh tek të cilët mund të montohen lloje të ndryshme raketash ajër-ajër dhe rezervuarë shtesë karburanti për të siguruar një autonomi më të madhe në fluturim.
Është i pajisur gjithashtu edhe me një mitraloz 30 mm me njëqind fishekë. Kjo do t’i mundësonte atij, të paktën në letër, të rrëzonte gjashtë kundërshtarë nëse të gjitha raketat e tij ajër-ajër do të godisnin shënjestrën, apo nëse do të lëshonte ndonjë të shtënë mitralozi të shënjestruar mirë mbi kundërshtarët, më të ngadaltë dhe me më pak manovrueshmëri.
Edhe pse MiG-29 është një avion shumë i frikshëm për performancën e tij të lartë dhe manovrueshmërinë ekstreme, është shumë e vështirë, nëse jo plotësisht e pamundur, që kjo të ndodhë në një fluturim të vetëm dhe madje edhe brenda një dite të vetme. Fantazma duhet t’i kishte vijuar fitoret e tij në më shumë fluturime, duke u kthyer gjithmonë në shtëpi.
Prandaj duhet të konkludojmë se ky pilot vetmitar, Fantazma e Kievit, ekziston vërtet. Dhe është për t’u konsideruar si një figurë të eposit të ri ukrainas. Jo më real se “Derrkuci Crimson” i dalë nga manga Hikōtei jidai.
Sidoqoftë, të jesh dëshmitar i admirimit që kjo fantazmë supersonike po ngjall në të gjithë botën dhe shpresa që ajo rrënjos te ata që shohin të pafuqishëm luftimet nga dritarja e tij, të ngroh zemrën. E kush jemi ne që të privojmë një populli në luftë nga një përrallë e bukur e trishtë?
Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA