GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Femrat më të pasura të planetit

Femra më e pasur në botë është trashëgimtarja e L’Oreal, Françoise Bettencourt Meyers, me një pasuri prej 89.5 miliardë dollarësh. Ajo dhe familja e saj zotërojnë një kuotë prej 33% të aksioneve në gjigantin e kozmetikës së themeluar nga gjyshi Eugène Schueller.

Në vend të dytë është vajza e Sam Walton, Alice, që e ka parë pasurinë e saj të rritet falë aksioneve të Walmart në bursë.

E mbyll podiumin MacKenzie Scott, ish-gruaja e numrit një të Amazon, Jeff Bezos, që është pasuruar më shumë 12 muajt e fundit, pavarësisht dhurimit të gati 6 miliardë dollarëve për bamirësi.

Në përgjithësi, në renditjen e Forbes për njerëzit më të pasur në botë të botuar në mars, 328 janë gra, në krahasim me 241 të vitit të kaluar. Në total, në listë ato kanë arritur një pasuri prej 1,530 miliardë dollarësh, një rritje prej gati 60% krahasimisht me vitin e kaluar.

1 | Françoise Bettencourt Meyers & Family

Pasuria neto: $ 89,5 mld
Mosha: 67 vjeç
Shtetësia: Francia
Burimi i pasurisë: L’OREAL

2 | Alice Walton

Pasuria neto: $ 66,8 mld
Mosha: 71 vjeç
Shtetësia: USA
Burimi i pasurisë: WALMART

3 | Mackenzie Scott

Pasuria neto: $ 56,9 mld
Mosha: 51 vjeç
Shtetësia: USA
Burimi i pasurisë: AMAZON

4 | Julia Koch&Family

Pasuria neto: $ 46,9 mld
Mosha: 59 vjeç
Shtetësia: USA
Burimi i pasurisë: KOCH INDUSTRIES

5 | Miriam Adelson

Pasuria neto: $ 36,1 mld
Mosha: 75 vjeç
Shtetësia: USA
Burimi i pasurisë: KAZINO

6 | Yang Huiyan&Family

Pasuria neto: $ 35,1 mld 
Mosha: 39 vjeç
Shtetësia: Cina
Burimi i pasurisë: REAL ESTATE

7 | Jacqueline Mars

Pasuria neto: $ 31,7 mld
Mosha: 81 vjeç
Shtetësia: USA
Burimi i pasurisë: DOLCI, USHQIME PËR KAFSHËT

8 | Susanne Klatten

Pasuria neto: $ 30,5 mld
Mosha: 59 vjeç
Shtetësia: Gjermani
Burimi i pasurisë: BMW, PRODUKTE FARMACEUTIKE

9 | Gina Rinehart

Pasuria neto: $ 23,8 mld
Mosha: 67 vjeç
Shtetësia: Australia
Burimi i pasurisë: INDUSTRIA MINERARE

10 | Iris Fontbona&Family

Pasuria neto: $ 22,6 mld
Mosha: 78 vjeç
Shtetësia: Kili
Burimi i pasurisë: INDUSTRIA MINERARE

(Të dhënat e pasurive të femrave top ten të renditura më lart janë të 31 majit 2021)

Përkthyer dhe përgatitur nga GazetaTjeter.com 

You might also like