GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Ferrari F40: shkatërrohet në Australi një ekzemplar i rrallë

Një ekzemplar i rrallë dhe i çmuar i Ferrari F40 është shkatërruar në Australi për shkak të një aksidenti, rasti i dytë në pak muaj

Në Queensland, Australi, një Ferrari F40 i rrallë u shkatërrua nga pronari i tij gjatë një aksidenti rrugor. Bëhet fjalë për rastin e dytë në 6 muajt e fundit kur një njësi e supermakinës të famshme të shtëpisë automobilistike të kokëkuqes është shkatërruar në një aksident. Me sa duket, makina përfundoi jashtë rrugës duke goditur një pemë ku edhe ka ngecur. Për fat të mirë pati viktima.

Sipas mediave australiane, pronari i këtij Ferrari të rrallë F40 pësoi aksidentin pikërisht kur po bënte xhiron e tij të fundit me supermakinën, pasi kishte vendosur ta shiste. Ndër të tjera, duke qenë se makina ka mbetur e palëvizshme për mbi 5 vjet, shoferi nuk ishte as i siguruar dhe për këtë arsye nëse do të dëshirojë të riparojë dëmet e mëdha të pësuara nga makina, tani do t’i duhet t’i nxjerrë paratë nga xhepi i tij.

Gjëja kurioze, siç e thamë edhe më herët, është se edhe një Ferrari tjetër F40 tashmë ka qenë protagonist i një tjetër aksidenti të rëndë muajt e fundit. Supermakina në atë rast kishte marrë flakë në Monako, duke pësuar dëme edhe më serioze.

Por në fund, ajo makinë u riparua nga pronari i saj i ligjshëm, i cili, duke shpenzuar një pasuri të tërë, arriti të risillte makinën në lavdinë e saj të mëparshme. Tani sigurisht shpresohet që e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Ferrarin F40 të dëmtuar rëndë në Australi në orët e kaluara.

Kujtojmë që F40 u krijua midis viteve1987-1998 dhe ishte bërë për të festuar 40 vjetorin e markës. Supermakina ishte Ferrari i fundit e pajisur me një motor turbocharged dhe është bërë nën mbikëqyrjen e Enzo Ferrarit.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More