GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Ferrari, makina jashtëserie e viteve 1960 zbulohet e paprekur pas 40 vjetësh

Edi DELIU – Çdo koleksionist apo i apasionuar pas makinave, e i dhënë pas atyre antike me shumë vlera, ëndërron të hapë një ditë derën dhe ta gjejë veten para një xhevahiri unik, antik dhe shumë të çmuar.

Një gjetje e çmuar

Fatkeqësisht këto episode janë më unike sesa të rralla, ne kemi folur për këtë me rastin e zbulimit të varrezës antike të Fiatit, në rajonin e Buenos Aires.

Ferrari 250 GTE i zbuluar në Kaliforni

Ndërsa sot, zbulimi i bërë i përket një Ferrari 250 GTE të vitir 1961, një nga afro 300 seritë I GTE të rëalizuara. Makina paraqitet në një kombinim të bukur të ngjyrave, punimet e trupit janë blu të lehta dhe të brendshmet të zeza e të kuqe. Është një makinë e fantastike dhe ekstremisht origjinale e për koleksion e targuar Kalifornia blu që gjithmonë ka pasur të njëjtin pronar që nga viti 1979.

Beverly Hills Car Club nxjerr në shitje një Ferrari unikal të vitit 1961

Është hera e parë që kjo makinë sportive italiane ka dalë në shitje që nga viti 1979. Dhe këtë punë e ka marrë përsipër Club Beverly Hills Car i Alex Manos, tregtar makinash klasike dhe bizhuterishë unike në botë. Kujtojmë që Ferrari 250 është një nga autot shtëpisë së Maranelos që ka patur suksesin më të madh, një model i jashtëzakonshëm, si në pista, ashtu edhe nëpër showroom. 250 GTE e projektuar nga Pininfarina u prezantua për herë të parë në Auto Salon Paris në 1960.

Ferrari 250 GTE, një xhevahir elegant dhe i rrallë në shitje

California ka qenë gjithmonë e njohur për makinat sporte dhe ato luksoze dhe sot në Berverly Hills na del para syve një Ferrari 250 GTE i mrekullueshëm, i punuar nga Pininfarina, misteriozisht i rishfaqur pasi kishte qëndruar në një garazh për 40 vjet të gjatë. Një Ferrari elegant me katër vende, me tapiceri lëkure dhe tapetet e kuq është mbajtur në gjendje perfekte, është një rast pothuajse unik në botë.

Çmimi i Ferrari 250 GTE i vitit 1961 të gjetur në Kaliforni

Beverly Hills Car Club ka vendosur, korrektësisht, që të mos vazhdojë me pastrimin ose lustrimin e makinës. Çmimi është 265,000 dollarë, që korrespondon me rreth 243 mijë euro, dhe është shumë interesant, duke qenë një ekzemplar unik dhe antik dhe që është praktikisht në gjendjen e tij origjinale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni