Ferrari që kushton “vetëm” 14 mijë euro

Ferrari Purosangue është një nga modelet referente në gamën e Maranello House dhe është në treg me një çmim fillestar prej 390 mijë eurosh. Për të pasur Ferrari SUV në shtëpi për shumë më pak para, mund të riktheheni në modelin e ri në shkallë 1:8 nga Amalgam. Besnik deri në detaje, ky model kushton “vetëm” 14 mijë euro.
Ashtu si me klientët e Ferrarit, të cilët mund ta personalizojnë supermakinën e tyre me programin Tailor Made, edhe modeli mund të modifikohet sipas preferencave personale. Amalgam ofron një version Bespoke i cili, kundrejt një kostoje shtesë, garanton mundësi të ndryshme personalizimi.
Një riprodhim besnik i origjinalit
Modeli i Ferrari Purosangue nga Amalgam rimerr dizajnin e SUVit origjinal deri në detajet më të vogla. Bëhet fjalë për një model në shkallë 1:8: dhe, rrjedhimisht, gjatësia e përgjithshme shkon në 62 cm kundrejt pothuajse 5 metrave të SUV-it që po nxjerr frytet rezultative financiare të Ferrarit.
Realizimi i projektit ndodhi duke nisur nga CAD-të origjinale. Në këtë mënyrë, Amalgam ia ka arritur të riprodhojë, në një format kompakt, të gjithë elementët e Ferrari Purosangue. Modeli përmban edhe të njëjtat ngjyra dhe specifikime materialesh porsi versioni origjinal. Të gjitha bashkë, për të realizuar një njësi të vetme nevojiten mijëra pjesë.
Për realizimin e projektit u deshën më shumë se 3000 orë pune. Nga ana tjetër, për të prodhuar vetëm një model nevojiten 300 orë punë të përpiktë. Në përgjithësi, Amalgam ka krijuar gjithsej 199 ekzemplarë, të gjithë të bërë me dorë dhe të gjithë riprodhojnë me besnikëri dizajnin e SUV-it, deri në detajet më të vogla.
Projekti i ri zgjeron gamën e modeleve Amalgam, të cilat, në të kaluarën, kanë ofruar tashmë edhe produkte të tjera të frymëzuara nga supermakinat Ferrari. Ndër prodhimet e fundit, në fakt, janë modelet e 296 GTS, Daytona SP3 dhe sedani hibrid 296 GTB.
Koleksioni Amalgam është shumë i pasur me projekte dhe kompania ka realizuar edhe modele supermakinash të markave të tjera në sektorin e katërrrotëshit. Të gjitha modelet janë realizuar duke i qëndruar besnike projektit origjinal falë bashkëpunimeve të drejtpërdrejta me Shtëpitë Automobilistike përkatëse.
Është edhe versioni Bespoke
Modeli i Ferrari Purosangue i firmosur Amalgam është i disponueshëm me para-porosi. Siç thamë më lart, në dispozicion gjithsej janë 199 njësi. Çmimi për çdo ekzemplar është 13,995 euro. Porosia mund të bëhet direkt nga faqja zyrtare e internetit me një depozitë fillestare prej 50% të shumës totale. Për ta marrë modelin ju duhet të prisni rreth një muaj.
Ka edhe një opsion shtesë: koleksionistët, në fakt, kanë mundësinë të kërkojnë edhe versionin Bespoke. Në këtë rast çmimi shkon deri në 18195 euro. I ofruar gjithnjë në shkallën 1:8, ky version i dytë i jep mundësi klientit të ketë hapësira të ndryshme personalizi.
Kështu, për ata që zgjedhin versionin Bespoke, ekziston mundësia e zgjedhjes së ngjyrës së bojës, të pjesëve të brendshme e të kalipave të frenave si dhe stilit të rrotave të modelit SUV. Shpenzimet shtesë, pra, ju mundësojnë të keni një model “sipas qejfit” të përshtatshëm për shijet tuaja. Për koleksionistët, ky është një rast më shumë për të patur në shtëpi një Purosangue, në një format të reduktuar dhe me një stil personal.