Flota Ruse e Paqësorit: Kështu Moska i bën ballë SHBA dhe Kinës
Në frontin e vluar të Paqësorit Perëndimor, ku interesat e Kinës dhe të Shteteve të Bashkuara po bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe më pak diplomatike, ekziston një fuqi tjetër globale që ka filluar të luajë një rol që nuk është aspak sekondar: Rusia.
Instrumenti detar rus, duke marrë parasysh vetitë e karakterit Luftës së rinovuar të Ftohtë “trepolare” që po e përjetojmë, pra një pwrballje që po luhet kryesisht në dete, është rikthyer ndërkaq në qendër të axhendës politike të Moskës e cila po përgatit një program për rinovim dhe zgjerim (22 anije që do të ndërtohen deri në vitin 2020), pavarësisht vështirësive dhe kufizimeve për shkak të kushteve ekonomike që rrjedhin nga sanksionet ndërkombëtare, nga karakteristikat e vetë ekonomisë ruse dhe, së fundmi, nga pandemia.
Nëse, si evropianë, ne jemi shpesh “shpërqëndruar” nga ajo që ndodh në oborrin tonë, pra jemi të orientuar ta konsiderojmë thjesht si përparësi “frontin Lindor” – pra Rusinë dhe atë që ndodh nga Deti i Bardhë deri në Detin e Zi – Moska sigurisht që nuk i ka harruar kufijtë e tij lindorë, që ndan me Kinën dhe mbi të gjitha të anësohen në Oqeanin Paqësor.
Nga ngushtica e Beringut deri në Vladivostok shtrihet një kufi detar që përfshin pak a shumë drejtpërdrejt katër vende në qendër të skenareve gjeopolitike globale (Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Kinën dhe Korenë e Veriut) dhe është midis rrugëve detare dhe ajrore jetike për tregtinë, veçanërisht me hapjen e “Rrugës së Veriut” që kalon nëpër Detin e Akullit Arktik, gjithnjë e më pak “i akullt”.
Rusia, pra, nuk i ka lënë pas dore përpjekjet për modernizimin e Flotës së saj në Paqësor pikërisht që të qëndrojë në lartësinë e konkurrencës ndërkombëtare në atë sektor të globit.
Voenno-morskoj Flot pavarësisht se kohët e fundit është lënë pas nga PLA NAVY – Marina Kineze – në vend të dytë pas SHBA-së, sërish duhet thënë se përfaqëson një nga më të fuqishmet dhe me numër mjaft të madh anijesh luftarake në botë, në Paqësor mund të ketë rreth 78 njësi detare të çdo lloj madhësie (58 me sipërfaqe dhe 20 nëndetëse) dhe 30 mijë njerëz nën komandën e Admiral Sergei Iosifovich Avakyants.
Flota e Paqësorit është pjesë e Distriktit Ushtarak Lindor dhe e ka qendrën e saj në Vladivostok. Ajo varet nga komanda qendrore e vendosur në Shën Pietersburg dhe mund të mbështetet në bazat dytësore të Fokino dhe Bolshoi Kamen (territori i Primorsky), Vilyuchinsk dhe Petropavlovsk (territori i Kamchatka), Sovetskaya Gavan (vendbanimi i Zavety Ilyich, territor i Khabarovsk).
Anija kryesore e flotës është kryqëzuesi i raketalëshues Varyag, i treti i klasit Atlant (ose Slava në kodin e NATO), një projekt i mbetur i Luftës së Ftohtë i ndërtuar që në 1983 dhe i hyrë në shërbim në 1989.
Është një njësi pak a shumë e madhe (186 metra dhe me një tonazh prej 11280 ton) e projektuar për të sulmuar anije të mëdha në det të hapur dhe grupe detare armike, për të garantuar sigurinë e grupeve të të kërkimit dhe të sulmit antisom, për mbrojtjen ajrore të formacioneve detare dhe për mbështetja me zjarr për forcat zbarkuese.
Përveç “Varyag” në Flotën Ruse të Paqësorit janë edhe dy korvet të reja të klasit Stereguščij (projekt 20380), dy destroyer të klasit Sovremennyj (projekt 956), katër të klasit Udaloy (projekt 1155), katër korveta të vogla raketalëshuese të klasit Nanuchka (projekt 12341), 11 të tjerë të klasit Tarantul (projekt 12411), pesë “anije anti-sabotazh” të klasit Grachonok (projekt 21980) dhe tetë korveta antisom të vjetra të klasit Grisha III (projekt 1124M). Komponenti i sulmit amfib përbëhet nga një njësi e klasit Alligator (projekt 1171) i klasifikuar në Perëndim si Lst (Landing Ship Tank) dhe tre klas Ropucha (projekt 775) edhe këto të të njëjtës tipologji si ai i mëparshmi, dhe më në fund shtatë njësi të tjera të vogla për zbarkim.
Sa i përket anijeve të kundërmasave ndaj minave në Flotën ruse të Paqësorit, janë dy njësi në det të hapur të klasit Natya (projekt 266ME), 7 njësi bregdetare të klasit Sonya (projekt 1265) dhe një klas Yevgenya (projekt 1258). Të gjitha anije të hyra në shërbim mes viteve ’70 dhe fillimviteve ’90.
Qershia mbi tortë e Flotës së Paqësorit, si dhe i Flotës Ruse në tërësi, përfaqësohet nga përbërësi nënujor. Në fakt, Rusia mbështetet shumë në arsenalin e saj atomik të përfaqësuar nga triada “nëndetëse – raketa ndërkontinentale – bomba strategjike”. Që nga kohërat e Bashkimit Sovjetik, Moska gjithmonë i ka kushtuar vëmendje të veçantë përbërësit nënujor të triadës, e cila përfaqësonte, dhe ende përfaqëson, një nga më të fuqishmet dhe të mëdhatë në botë, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara.
Në Paqësorin e ndarë midis Vladivostok dhe Petropavlovsk, siç përmendëm, janë gjithsej 20 njësi. Në detaje bëhet fjalë për një nëndetëse të vjetër raketalëshuese bërthamore (Ssbn) e klasit Kaľmar (projekt 667BDR ose Delta III në kodin NATO) dhe dy më të reja klas Borei (projekt 955 ose Dolgorukiy në kodin e NATO-s). Gjithashtu janë të pranishme edhe pesë nëndetëse raketalëshuese bërthamore (Ssgn) të klasit Antey (projekt 949A dhe AM ose Oscar II në kodin NATO) të cilat shoqërohen nga një flotile e madhe nëndetësesh sulmuese që përbëhen nga katër njësi të klasit Ščuka-B (projekt 971 ose Akula në kodin NATO) dhe shtatë njësi shtytëse diesel-elektrike të klasit Paltus (projekt 877 ose klas Kilo në kodin NATO) të cilave iu është shtuar së fundmi një ekzemplar i klasit të re “të përmirësuar Kilo” (projekt 06363) e cila nga ekspertët rusë përcaktohet si një “vrimë e zezë” për cilësitë e saj shumë të larta të heshtjes, “Petropavlovsk”.
Jo të gjitha njësitë janë në shërbim në kohën që po shkruajmë: për shembull, nga katër nëndetësit nukleare sulmuese vetëm K-419 “Kuzbass” është aktive, të tjerët janë në kantier, i njëjti fat edhe për dy nga pesë Ssgn që aktualisht janë jasht shërbim për modernizim. Ndërsa tre “bboomer”-at e Flotës ruse të Paqësorit rezultojnë edhe sot në shërbim.
Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA