GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Fotografia e parë e Meghan dhe Harry në Los Angeles mund të vlejë 100,000 dollarë (Harry dhe Meghan, etapat e pavarësisë)

Sipas paparacit të famshëm kalifornian Mark Karloff do të jetë kjo vlera e imazhit të parë të Sussexëve. Dhe dukët, kur izolimi nga koronavirusi të përfundojë, sigurisht “nuk do të jenë në gjendje t’i shpëtojë flesheve”

Që kur zbarkuan në Los Anxhelos me Archie të vogël, Harry dhe Meghan nuk kanë qenë në gjendje ta nxjerrin hundën nga shtëpia – aq saqë ajo nuk e ka takuar akoma mamanë e saj Doria Ragland – për shkak të kufizimeve të imponuara nga koronavirusi. Por kur emergjenca shëndetësore të jetë thjesht një kujtesë e keqe, edhe ata më në fund mund të dalin jashtë. Dhe paparacët mezi po presin. Sepse fotografia e parë e Sussex në Los Angeles – me kusht që të jetë e qartë – vlen një shifër astronomike. Për të qenë më të saktë, “njëqind mijë dollarë”, sipas paparacit të famshëm kalifornian Mark Karloff. Vetëm celebs planetarë si Leonardo DiCaprio dhe Beyoncé “vlejnë” aq shumë.

Ardhja i Harry dhe Meghan në SHBA ndodhi të enjten 26 Mars. Por fotografët, thotë Karloff, “ishin në gjueti për çiftin dhe Archie-in e vogël prej kohësh. Kur të dalin nuk do të munden t’i shpëtojnë flesheve të aparateve fotografike. Dhe të paktën për muajt e parë do të fotografohen çdo ditë”.

Për momentin Sussex-ët po qëndrojnë në një vilë të John Barnett Hess, manjat nafte dhe i industrisë kimike (krejt ndryshe prej ambientalizmit të supozuar të çiftit). Por janë në kërkim të një shtëpie në Malibu, një oazi parajsor kalifornian në plazh, fare pak larg Los Angeles, në shkëmbinjtë e të cilit jetojnë edhe shumë yje të tjerë si Bob Dylan, Sting, Julia Roberts, Dustin Hoffman, Pierce Brosnan, Chris Martin.

Celeb që janë transferua në këtë zonë vetëm për të qëndruar larg paparacëve. Mbërritja e Dukëve të Sussex mund të dëmtonte seriozisht qetësinë e tyre. Dhe siç ka shpjeguar Lady Victoria Hervey për Daily Mail, një eksperte e industrisë që zotëron shtëpi si në Malibu ashtu edhe në Londër, shumë yje “mund të largohen së shpejti. Këtu janë yje shumë më të famshëm se Harry dhe Meghan, siç është këngëtarja Cher”, e cila pak kohë më parë ka thënë se fotografët e bëjnë të ndjehet “e burgosur në shtëpinë e saj “. Prandaj, arsyeton Lady Victoria, “kush do t’i donte si fqinjë dy magnete paparacësh si Harry dhe Meghan?”

You might also like