Futboll, cilat janë skuadrat e me më shumë tifozë në botë? Ja shifrat më të fundit

Shumë shpesh, duke admiruar stadiume stërmëdha plot e përplot dhe mijëra zëra që thërrasin emrin e beniaminëve të tyre, lind natyrshëm një pyetje: por, cila është skuadra me më shumë tifozë në botë? Edhe pse nuk ka një regjistrim të vërtetë zyrtar e të detajuar, një vlerësim i përafërt mund të bëhet duke analizuar faktorë të ndryshëm. Le t’i zbulojmë së bashku, pra, se cilat janë skuadrat me më tifozë në botë, falë një kërkimi në internet.

Top 15 skuadrat më të pëlqyera në botë

Ka qenë portali Zeelo ai që së fundmi ka bërë një hulumtim mbi klubet e futbollit me më shumë tifozë në botë. Vendi me më shumë klube në top 15 është Anglia me 6 skuadra. Ndërkohë që menjëherë pas britanikëve, është Italia, me 4 skuadra. Më pas vijojnë Spanja (2), Gjermania (2) dhe Franca (1). Duke lëvizur në renditje, menjëherë ndeshesh me një italian në vendin e pesëmbëdhjetë: Romën e familjes Friedkin me 22 milionë tifozë. Borussia Dortmund është po ashtu në të njëjtin nivel me gialorosët. Në vendin e trembëdhjetë, surprizë, është Juventusi me 27 milionë tifozë globalë.

Përpara biankonerëve, me pothuajse numër të njejtë tifozësh janë Tottenham dhe PSG, edhe ato me përkatësisht 35 milionë tifozë. Ndërkohë që, duke hyrë në top 10, është Bayern Munich në vendin e dhjetë me 45 milionë tifozë. Në vendin e nëntë në renditje Interi është me një bazë globale tifozësh të vlerësuar në rreth 55 milionë. Sipër nerazurrëve në vend të tetë, pra, janë kushërinjtë e Milanit me 95 milionë tifozë në mbarë botën. Nga vendi i shtatë e lart është një betejë mes Anglisë dhe Spanjës: Liverpool (100), Manchester City (110), Arsenal (125) dhe Chelsea (145).

Në vend të tretë, renditen kampionët e Real Madridit, me 350 milionë tifozë në botë, të mposhtur me goxha diferencë nga rivalët e tyre të përjetshëm të Barcelonës, ​​që rreshtohen në vendin e dytë me 450 milionë. Në krye të renditjes, pavarësisht sezoneve të fundit pa triumfe të veçanta, rreshtohet akoma Manchester United, me 650 milionë tifozë në mbarë botën.

1. MANCHESTER UNITED (650 milionë)

2. BARCELLONA (450 milionë)

3. REAL MADRID (350 milionë)

4. CHELSEA (145 milionë)

5. ARSENAL (125 milionë)

6. MANCHESTER CITY (110 milionë)

7. LIVERPOOL (100 milionë)

8. MILAN (95 milionë)

9. INTER (55 milionë)

10. BAYERN MONACO (45 milionë)

11. PSG (35 milionë)

12. TOTTENHAM (35 Milionë)

13. JUVENTUS (27 milionë)

14. BORUSSIA DORTMUND (22 milionë)

15. ROMA (22 milionë)


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.