- SPONSOR -






- SPONSOR -

Futbollistët më të paguar të vitit 2022: Mbappè kalon CR7 dhe Messin

Vitet e fundit ata janë mësuar të kryesojnë të gjitha llojet e klasifikimeve, përfshirë edhe ato të futbollistëve që fitojnë më shumë. Por për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon ka arritur momenti të dorëzojnë skeptrin. Demonstrohet nga Sportico, që ka hartuar edhe renditjen e futbollistëve që fitojnë më shumë në sezonin 2022/23 mes pagës (e konsideruar bruto) dhe të ardhurave nga sponsorizimet.

Një klasifikim që sheh talentin e PSG-së, Kylian Mbappe në vend të parë, pas rinovimit monstruoz, që e ka lidhur atë me klubin e Parisit, deri më 30 qershor 2025. Sulmuesi – kampion bote me Francën më 2018 – do të fitojë gjithsej 125 milionë dollarë (e njëjta shifër në euro, me kursin aktual) ndërmjet pagës dhe sponsorit.

Mbappé arriti të mbështetej mbi një levë të rëndësishme në negociatat e tij për rinovimin e kontratës kur marrëveshja e tij e mëparshme pati skaduar. Kjo pasi mbi futbollistin ishin vënë sytë e Real Madridit, që ishte qenë gati ta merrte në zero euro. Klubi spanjoll i pati paraqitur PSG-së një ofertë prej 200 milionësh për francezin, më 2021.

Ndërsa në vend të dytë gjendet Cristiano Ronaldo, që nuk po kalon sezonin e tij më të mirë te Manchester United. Portugezi do të fitojë 133 milionë euro në sezonin 2022/23. Përveç sponsorizimeve të ndryshme, marka CR7 e Cristiano Ronaldos përdoret në syze, këpucë, parfume, të brendshme, hotele dhe palestra.

Mbyll podiumin një tjetër top player tjetër që iu desh t’ia linte vend Ronaldos në podiumin: Lionel Messi. Edhe argjentinasi luan në Paris Saint-Germain dhe mes pagës dhe sponsorizimeve do të arkëtojë 110 milionë euro këtë sezon. Vetëm Ronaldo dhe Kylie Jenner kanë më shumë follower se Messi në Instagram. “Pulce” ka arritur një akord milioner me Socios në portofolin e tij të sponsorëve, ku përfshihen edhe Adidas, Budweiser, Mastercard, PepsiCo dhe shumë të tjerë.

Top 5 mbyllet me yllin e tretë dhe të fundit të PSG-së, brazilianin Neymar (91 milionë euro) dhe sulmuesin e fortë të Liverpool-it, Mohamed Salah. Futbollisti egjiptian – që fitoi Këpucën e tij të tretë të Artë vitin e kaluar – është dukshëm i shkëputur nga të tjerët në renditje me një total prej 39.5 milionë euro në paga dhe të ardhura nga sponsorizimet.

Futbollistët më të paguar 2022 2023 – Renditja e plotë

Më poshtë është top 10 e plotë (kujtojmë se shifra e përgjithshme e të ardhurave përbëhet nga paga bruto dhe sponsorizimet), që përfshin lojtarë nga Premier League, Liga dhe Ligue 1, duke lënë jashtë Serie A dhe Bundesligën:

1. Kylian Mbappè (PSG) – 125 milionë euro

2. Cristiano Ronaldo (Manchester United) – 113 milionë euro

3. Lionel Messi (PSG) – 110 milionë euro

4. Neymar (PSG) – 91 milionë euro

5. Mohamed Salah (Liverpool) – 39,5 milionë euro

6. Eden Hazard (Real Madrid) – 31,3 milionë euro

7. Andrès Iniesta (Vissel Kobe) – 30 milionë euro

8. Raheem Sterling (Chelsea) – 29,4 milionë euro

9. Kevin De Bruyne (Manchester City) – 29 milionë euro

10. Antoine Griezmann (Atletico Madrid) – 27,5 milionë euro

Ju mund të pëlqeni edhe