GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Gati ekipi qeveritar: Ja kush do ta kontrollojë Amerikën

Nuk do të jetë një detyrë e lehtë, ajo e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara Joe Biden, i cili tani do të duhet të ndërtojë një ekip qeveritar në gjendje për të shëruar ndarjet në gjitin e partisë Demokratike, për t’u përballur me një pandemi që ka ulur në gjunjë ekonominë botërore dhe, njëkohësisht, t’u japë një dorë republikanëve që vazhdojnë të kontrollojnë Senatin dhe kanë fituar edhe më shumë vende në Dhomë. Siç shkruan New York Times, megjithë fitoren, “ndarjet e brendshme të partisë Demokratike ende ekzistojnë”. Siç i deklarohet NYT, Alexandria Ocasio-Cortez, eksponente e krahut të ashtuquajtur progresist të partisë, në fakt, për “periudha e tranzicionit do të tregojë nëse administrata do të marrë një qasje më të hapur dhe bashkëpunuese apo përjashtuese”. “Nuk jemi më në rënie të lirë drejt ferrit”, tha Ocasio-Cortez, duke komentuar humbjen e Donald Trump, “por nëse do ta rimarrim veten apo jo është një pyetje që mbetet”.

Ekipi i mundshëm i Joe Biden: Është edhe Suzan Rajs

Biden, në përpjekje për të bashkuar një vend të ndarë nga përçarjet e brendshme dhe mjaft të polarizuar, ka të ngjarë të përpiqet të mbajë të bashkuar koalicionin e tij duke caktuar një përzierje të ashtuquajturve progresistë, të të moderuarve dhe madje edhe me disa republikanë. Siç shkruan Politico, Michele Flournoy, ish-Nënsekretar i Mbrojtjes në mandatin e parë të Barack Obamës, mund të jetë kreu i ri i Pentagonit. Alternativat më të kuotuara janë senatorja Tammy Duckworth e Illinoisit dhe senatori Jack Reed i Rhode Island. Në pol position për rolin e Sekretares së Shtetit është Susan Rice, ish Këshilltarja e Sigurisë Kombëtare të Obamës dhe ish Ambasadorja e Kombeve të Bashkuara. “Skifterja” e politikës së jashtme do ta zhvendoste administratën e Bajdenit drejt lëvizjeve të forta amerikane në punët e jashtme. Një tjetër kandidat i mundshëm me lidhje të thella me departamentin është William Burns, por nuk përjashtohen as senatorët Chris Murphy, Antony Blinken dhe senatori i Delaware Chris Coons. Ka nga ata që përmendin edhe emrin Mitt Romney. Një tjetër grua mund të shkojë tek Thesari, Lael Brainard (Rezerva Federale) apo CEO e Tiaa, Roger Ferguson.

Wendy Sherman ambasadorja e mundshme në OKB

Në rolin e ambasadorit në Kombet e Bashkuara, favorite është Wendy Sherman, që ka kontrubuar në drejtimin e negociatave bërthamore me Iranin si nënsekretare e Departamentit të Shtetit për çështjet politike gjatë administratës Obama; alternativa më e kuotuar është ish-kandidati në zgjedhjet paraprake Dem, Pete Buttigieg, ish-kryebashkiaku South Bend. Joe Biden mund të emërojë tek drejtësia senatorin Doug Jones, ish-prokuror i Shtetit për distriktin Verior të Alabamës, ose Tom Perez, President i Komitetit Kombëtar Demokrat. Në tregti, favorite është një tjetër grua, kësaj here e besimit republikan: bëhet fjalë për Meg Whitman, ish CEO e Ebay dhe Hewlett Packard, ndërsa në transport, ekipi i tranzicionit i Joe Biden ka identifikuar figurën e Eric Garcetti, kryebashkiaku aktual i Los Anxhelosit.

Ndërsa Julie Su është projektuar në rolin e ministrit të punës së Joe Biden. Në fakt, pritet që Xho Bajden të zgjedhë një kandidat mjaft të majtë për të drejtuar Departamentin e Punës, që do të ndihmonte në ekuilibrimin e marrëdhënieve me kandidatë më të moderuar që duhet të emërohen nëpër agjencitë e tjera. Julie Su, Sekretarja aktuale e California Labor and Workforce Development Agency dhe ish komisionerja e punës në Kaliforni, do të përbënte figurën ideale. Në listë janë edhe senatorët Bernie Sanders – i cili mund do të haste në kundërshtimin e Senatit Republikan – ekonomisti Bill Spriggs dhe kongresmeni Andy Levin.

Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More