GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Georgia on my mind. Senati, dollarët dhe Tramp 2024

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk rreshtur së bëri fushatë elektorale dhe synon balotazhet e janarit në Xhorxhia për të mbajtur kontrollin e Senatit

“Georgia on My Mind” tingëllon për Donald Trampin që ka ndalur së kërcyeri në notat e “Ymca”, por jo së bëri fushatë. Nga popi i tepruar i tubimeve tek souli melankolik i humbjes, të cilën refuzon madje edhe ta njohë sepse zgjedhjet e vitit 2020 – Donald kurrë nuk pushon së përsërituri – janë “më të korruptuarat në historinë amerikane”. Por tranzicioni ka filluar. Presidenti i zgjedhur Xho Bajden zgjedh ministrat me ish kreun e Rezervës Federale Janet Yellen të emëruar te Thesarin (gruaja e parë në 231 vjet) dhe një zyrë komunikimi e gjitha femërore, ndërsa Tramp mendon për Xhorxhian ku nga balotazhet e 5 janarit do të vendoset edhe kontrolli i Senatit të SHBA.

Ka lëshuar breshëri me tweete kundër Guvernatorit Brian Kemp, duke i kërkuar të anashkalojë Sekretarin e Shtetit Brad Raffensperger për të kërkuar që rinumërimi (i kërkuar nga ai) të verifikojë njehësimin midis nënshkrimeve në zarf dhe atyre në kartat e mbërritura me postë. “Që Guvernatori @BrianKempGA, guvernatori guak i Xhorxhias nuk përdor kompetencat e tij të emergjencës – gjë që mund të bëhet lehtësisht – për të mënjanuar sekretarin e tij kokëfortë të shtetit dhe për të verifikuar nënshkrimet në zarf. Do të ishte një minierë ari mashtrimesh dhe ne lehtësisht mund ta fitonim shtetin…”, gjëmon komandanti i përgjithshëm.

 “Duhen krahasuar, dhe me shpejtësi, numrat e kartave me ato të zarfeve. Mund të rezultojë se ka më shumë karta sesa zarfe. Shumë thjeshtë, është shumë e lehtë për t’u bërë. Republikanët e Xhorxhias janë të zemëruar. Të gjithë republikanët janë të zemëruar. Bëjeni”, insiston Tramp. Kemp dhe Raffensperger, të dy republikanë, përgjigjen menjëherë, i para sinjalizon nevojën për të respektuar ligjin dhe i dyti flet për “aktorë të pandershëm” që përhapin “dezinformim”.

Biden ka fituar në Xhorxhia me 12,670 vota diferencë: ai është kandidati i parë demokrat presidencial që fitoi shtetin që nga koha e Bill Clinton më 1992. Nëse për “akuza të besueshme për mashtrim” në zgjedhjet e 2020 në Gjeorgji janë mbi 250 çështje të hapura, autoritetet kanë nisur një tjetër hetim ndaj grupeve të aktivistëve të akuzuar për nxitjen e regjistrimit për të votuar edhe votuesve jorezidentë në funksion të balotazhit të janarit. Raffensberger ka cituar në mënyrë specifike katër grupe nën hetim: “America Votes”, “Vote Forward”, “New Georgia Project” dhe “Operation New Voter Registration Georgia”, duke paralajmëruar se “të votosh në Xhorxhia kur nuk jeni banor i saj është krim”.

Në balotazhet e 5 janarit në Xhorxhia, demokratët Raphael Warnock dhe Jon Ossoff do të përpiqen t’i rrëmbejnë poltronat përkatësisht Gop Kelly Loeffler dhe David Perdue. Perdue mori 86,000 vota më shumë se Ossoff më 3 nëntor, por pa tejkaluar 50% të votave të nevojshme për të fituar rizgjedhjen. Ndërsa Warnock ka përfituar duke arritur deri në balotazh nga fakti që në garën midis republikanëve bashkë me Loeffler Doug ishte edhe Collins.

Rruga për në dem është pra e gjitha në të përpjetë. Demokratët po synojnë elektoratin me ngjyrë dhe ata që do të votojë për herë të parë, grupe që i mundësuan Bajdenit të fitonte Peach State. Për të marrë sa më shumë konsensus midis demokratëve në Xhorxhia, ish-kandidatja për guvernatore Stacey Abrams e hedhur në vijën e parë dhe ka favorizuar regjistrimin e të paktën 800,000 votuesve të rinj me organizatën e saj “Fair Fight Action” të themeluar më 2018.

E meqenëse gara luhet në fije të perit, sytë janë hedhur edhe nga të rinjtë që nuk kishin mbushur ende 18 vjeç në 3 nëntor, por që do të kenë arritur moshën madhore deri më 5 janar. Sipas Ossoff janë 23,000 të rinj, të gjithë janë të gatshëm të votojnë demokratët. Bajden fitoi në Xhorxhia me 49.51% të votave kundër 49.25% të Tramp. Manjati e kishte më të lehtë ta mobilizonte bazën e tij për të konfirmuar rizgjedhjen në Senat të dy republikanëve në garë.

Duke marrë çfarë luhet, saktësisht, për kontrollin e Dhomës së Lartë, lumenj parash po derdhen në Xhorxhia në funksion të votave. Që nga Election Day, janë shpenzuar më shumë se 46 milion dollarë dhe 214 milion të tjerë janë alokuar, sipas zbulimeve të Adimpact. Senatorët demokratë kanë krijuar dy komitete elektorale javën e kaluar, “Georgia Honor” dhe “The Georgia Way”, me një investim prej 5 milion dollarësh dhe një buxhet të planifikuar prej 6 milion dollarë për reklamat televizive. Por edhe senatorët republikanë nuk kanë qëndruar duarkryq, përkundrazi. ‘Senate Leadership Fund’ ka siguruar 35 milion për Perdue ndërsa super Pac American Crossread ka vendosur 35 milion të tjerë në pjatën e Loeffler.  

Sigurisht që edhe balotazhe parashikohet një boom i votave me postë, ato në qendër të ankesave të Trump, me 762,000 kërkesa të paraqitura tashmë. Edhe këshilltarët e djalit të madh të presidentit, Donald Junior, po krijojnë gjithashtu një komitet elektoral. Frika është se akuzat për mashtrim të hedhura nga Trump të mund të kthehen në një bumerang, duke dekurajuar votuesit republikanë që po planifikojnë një bojkotim të votimeve, të paktën sipas raporteve të Newsmax. “Zgjedhjet e vitit 2020 ishin një mashtrim total, ne fituam shumë dhe shpresojmë të zbulojmë votat mashtruese, por duhet të ndihmojmë David dhe Kelly, dy njerëz të mëdhenj – ishte përgjigjja e Trump ndaj lajmeve për bojkot – përndryshe le ta luajmë lojën e njerëzve të sëmurë”.

Por “Georgia on My Mind” luhet edhe për disa aspirantë kandidatë presidencialë republikanë për presidencialet e 2024. Senatorët Rick Scott, Marco Rubio dhe Tom Cotton kanë shkuar në pelegrinazh në shtet gjatë javëve të fundit, zyrtarisht për të bërë fushatë përpara zgjedhjeve të janarit, jozyrtarisht për të treguar brumë lidershipi dhe peshë politike. Nikki Haley, ish-ambasadorja e administratës Trump në KB, e konsideruar prej kohësh si një kandidate e mundshme presidenciale në 2024, nuk ka vënë këmbën personalisht në Xhorxhia por “Stand for America”, komiteti që e mbështet, ka nisur në shtet një spot me dy kandidatët demokratë në shënjestër. Haley, ish guvernatore e Karolinës së Jugut, është edhe bashkëkryetare nderi e “Georgia Battleground Fund”, një organizatë e rëndësishme për mbledhje fondesh.

Në traditën e politikës amerikane, të gjithë pretendentët e mundshëm fillojnë të trazojnë ujërat vite përpara se të provojnë garën për në Shtëpinë e Bardhë. Fjalimi i Barack Obamën në konventën Demokratike në 2004 ishte trampolina për ngjitjen e tij në 2008. Por për të ngatërruar letrat e traditës politike, edhe një herë është Trampi. Ai nuk ka ndërmend ta lëshojë partinë Republikane dhe po mendon të rikandidojë në 2024 – një veprim që do t’i vendoste një gur varri aspiratatave presidenciale të të tjerëve në GOP.

Humbja e Trampit në 2020 “nuk do të thotë që lëvizja ‘America First’ dhe roli i saj si lider ka mbaruar. Përkundrazi, ky është vetëm fillimi”, paralajmëron Laura Ingraham, gazetare e Fox dhe një trampiane e çeliktë. Edhe sondazhet konfirmojnë Tramp në pol position në 2024 ndërsa fushata e tij nga 3 nëntori ka mbledhur shifrën rekord prej 150 milion dollarësh. Një sondazh nga Morning Consult e sheh presidentin në ikje të favorizuar në primaret hipotetike të pas katër vjetëve me 53% të votave, kundrejt 41% të zëvendëspresidentit Mike Pence. “Nuk dua të flas për 2024… tani”, pret shkurt Trampi në Ditën e Falënderimeve. Por prapa perdeve e ka shprehur tashmë dëshirën për rë rikandiduar pas 4 vjetëve, ndoshta, siç thonë disa, duke i prishur festën Bajdenit me ndonjë njoftim pikërisht ditën e inaugurimit, 20 janarin e ardhshëm. Tani për tani ai ka në mendje Xhorxhian. Gop do t’i mjaftonte edhe vetëm një nga dy vendet për të mbajtur kontrollin e Senatit dhe të shtunën Trampi do të fluturojë për në Peach State për të mbështetur kandidaturën e republikanëve Perdue dhe Loeffler. Xhorxhia sigurisht që është në mendimet e tij, dhe jo vetëm në të tijat.

You might also like