GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Georgina Rodriguez, “pigiama party” me fëmijët për fitoren e Cristiano Ronaldos

Showgirli e festoi kampionatin e Juventusut me një festë të lezetshme në jaht me fëmijët, duke pritur kthimin e babit për disa ditë relaksi: “Bashkimi bën forcën”. Dasëm në horizont?

Laura DANI – Cristiano Ronaldo vendos një trofe tjetër në palmaresin e tij, atë të rradhës në karrierën e tij sensacionale dhe Georgina Rodriguez feston në mënyrën e saj, duke organizuar një pigiama party të lezetshme me fëmijët. “Bashkimi bën forcën dhe sot ne jemi kampionë”, shkruan showgirl në krah të një fotografie që tregon atë në shtrat me fëmijët, disa orë pas fitimit të Kampionatit të nëntë radhazi të fituar nga Juventusi.

“Nuk e di se ç’fjalë të shpik për të përshkruar dedikimin tënd, për atë që je, që do të jesh dhe që na frymëzon”, lexohet në krye. “Je më i miri në univers. Kështu vazhdo: 24 orë në ditë për 365 ditë, vit pas viti. Gjithmonë ia vlen. Nuk mund të jemi më krenarë për ty”, konkludon, “dhe ne e festojmë kështu”. Së bashku në jaht, në pritje të kthimit të babit.

Po, sepse lojtarët po përballen me një verë me të vërtetë të pazakonshme. Normalisht, lojtarët tani do të ishin të mbyllur në tërheqjet para-sezonale në disa vendpushim malor pasi të kishin kaluar pushimet e qershor-korrikut. Por, për shkak të ndaljes së gjatë prej koronavirusit, ata ende të impenjar në ndeshjet e fundit të kampionatit, e më pas do të etapa e fundit me kupat.

Ronaldo sigurisht që do të luajë Ligën e Kampionëve dhe – nëse rast suksesu me Lyon më 7 gusht – do të fluturojë për në Lisbonë, për në Final Eight. Në pritje të takimit të madh, siç ka bërë javët e fundit, ka të ngjarë që sulmuesi portugez të mund të rrëmbejë ndonjë ditë të lirë për t’u çlodhur me familjen: “Realizoi gjithmonë ëndrrave e tua”, ka shkruar ai së fundmi duke përqafuar Georginën.

A thua të ketë edhe një martesë në horizont? Të dy janë së bashku që nga viti 2017 dhe kohët e fundit është folur disa herë për dasëm. Për momentin duket vërtetë e pamundur, por do të kishte qenë kurorëzimi më i mirë i një vere (të pazakontë) dashurie.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 

 

Make your dreams come true always with special company! 😀❤️🙏

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

You might also like