Milani ka gjashtë lojtarë të paprekshëm për këtë sezon veror. Çfarëdo që të ndodhë, janë gjashtë kuqezinjtë që në asnjë rast nuk do të largohen nga Djalli gjatë verës
Gjashtë të paprekshëm. Gjashtë lojtarë që, të ndodhë çfarë të ndodhë, nuk do të largohen nga Milani. Jo këtë sezon veror. Midis paqartësivee ndryshme të momentit, faktikisht, Djalli mund të mbështetet në disa themele të forta, pavarësisht të gjithë ndryshoreve të rastësisë.
Po flasim për Alessio Romagnolin, Theo Hernandez, Ismael Bennacer, Samuel Castillejo, Ante Rebiç dhe Rafael Leão. Të gjithë lojtarët që klubi do t’i blindojë në mënyrë kategorike në sezonin që po vjen dhe me të cilët do të rifillojë me siguri sezonin e ri të kampionatit.
Shitjet tek Milani, nga një për çdo repart
Tek dorezat fatkeqësisht nuk ka asnjë siguri për momentin. Sepse i vetmi top player i skuadrës, Gianluigi Donnarumma, është pashmangshmërisht në fije të perit për shkak të një kontrate që skadon në vitin 2021 e cila kërkon zgjatjen e menjëhershme ose si alternativë, shitjen. Bashkë me të, në këtë rast, do të përshëndeste edhe Antonio Donnarumma, ndërsa Asmir Begovic gjithashtu për momentin po shkon drejt një rikthimi në Angli.
Ndërsa në mbrojtje, mund të thuhet që Romagnoli dhe Hernandez do të jenë të vetmit që do të qëndrojnë. Pra, po shihet se të gjithë të tjerët mund të përshëndeten me një ofertë të përshtatshme apo një rrethanë bindëse. Një nga Davide Calabria dhe Alessio Conti, për shembull, mund të thoshte lamtumirë, Mateo Musacchio po shkon drejt lamtumirës dhe gjithashtu i dobësuar është edhe pozicioni i Léo Duarte.
E ku i dihet nëse edhe Mattia Gabbia nuk zgjidhet një opsion huazimi ku do të mund të gjente vijimësinë. Pak e mundshme me gjithë sinqeritetin, por ama e mundur dhe nuk përjashtohet. Gjithashtu mbi Simon Kjaer varet një pikëpyetje e madhe, me klubin që vlerëson ta marrë low-cost ndërsa lamtumirë e sigurtë do të jetë për Diego Laxalt.
Nga lamtumira të sigurta duke kaluar përmes Ibrahimoviçit
Mesfusha llogarit dy largime të sigurta: ato të Lucas Bigliës dhe Giacomo Bonaventurës. Klubi ka vendosur prej kohësh që të mos i rinovojë kontratat e tyre për shkak të kostove, anagrafike dhe fizike. Mund t’i ndjekë në dalje edhe Frank Kessie, një thesar potencial për Milanin, dhe Lucas Paquetá nëse paraqitet ndonjë rrethanë e përshtatshme.
Hakan Calhanoglu duhet të qëndrojë, por me kontratën në skadimin në 2021 kurrë mos thuaj kurrë. Kështu edhe për Rude Kruniç: deri më tani nuk është në largim dhe mbetet një alternative e shkëlqyeshme, por një ofertë e përshtatshme sërish mund të ndryshojë gjithçka. Një e ardhme krejt tjetër nga e sigurta është edhe për Alexis Saelemaekers ende anonim.
Në sulm, në mënyrë absurde, ekziston vetëm një e panjohur: Zlatan Ibrahimovic. Do të qëndrojë apo jo? Gjithçka do të varet nga projekti që Ad Ivan Gazidis do t’i paraqesë në të famshen ballë për ballë. Për pjesën tjetër, të gjithë të konfirmuar: nga stakanovisti Castillejo, duke kaluar tek Rebic në huazim edhe për një vit tjetër e tek i papjekuri Leão, tek i cili pronarët e klubit ende kanë shumë besim për të ardhmen. Gjashtë qartësi në total. Të destinuar, sigurisht, për t’u shtuar me kalimin e kohës, por numërohen vetëm gjashtë për momentin.