Gjermani, CDU-ja mban Saksoninë, por AFD konfirmon forcën
Sipas sondazheve të botuara vetëm gjatë javës së kaluar, në zgjedhjet për landin e Saksonisë, partia e ekstremit të djathtë Afd duhej të kishte mposhtur CDU-në e kancelares Angela Merkel, aktualisht të drejtuar nga kandidati i ardhshëm për zgjedhjet federale, Armin Laschet. Megjithatë, që nga fillimi i numërimit, u duk qartë se kjo do të ishte një risi shumë e largët, me CDU që mbylli raundin elektoral me 37% të votave të qytetarëve gjermanë të landit dhe me AFD 16 pikë më pas, e klasifikuar megjithatë si partia e dytë në land.
CDU mban rajonin, por zgjedhjet federale janë një tjetër lojë
Sigurisht, rezultati i marrë në Saksoni shkaktoi një psherëtimë të madhe lehtësimi si te Laschet, ashtu edhe te drejtuesit e tjerë të partisë, duke pasur parasysh se deri në dy ditë më parë kishte shumë shqetësim përmbi një humbje të mundshme të primatit në rajon. Sidoqoftë, ndërsa nga njëra anë CDU mban kontrollin e landit, ndoshta më të rëndësishmit në të gjithë ish-RDGJ-në, nga ana tjetër, rënia e lehtë është sinonim i një mosbesimi në rritje të popullsisë, pikërisht në ato territore që duhet të japin linfën jetësore të votave për të fituar Bundestagun.
Vetë Laschet, nën dritën e rezultatit dhe mbi të gjitha të rritjes së konsensusit nga partia e ekstremit të djathtë Afd, rrezikon vetëm të ketë shtyrë larjen e hesapeve me shokët e tij të partisë, me zgjedhjet federale të cilat, historikisht, janë krejtësisht një lojë tjetër. Në një skenar që, megjithëse nuk e ka refuzuar, mund të jetë një sinonim i parë se si emërimi i tij arriti të sillte me vete mbështetjen e shpresuar për të mundur kundërshtarin Olaf Scholz në zgjedhjet federale.
Afd konfirmon vetveten në landet lindore
E akuzuar për shtyrjen përpara të politikave ksenofobe, deri në pikën sa e ka nxitur Josef Schuster, presidentin e këshillit hebre, të përkufizojë fitoren e CDU si një “sukses të demokracisë”, partia e ekstremit konfirmon ndjekjen e saj të madhe në landet lindore të Gjermanisë, pasardhëse të territoreve të ish-RDGJ.
Kështu, falë kundërshtimit të fortë ndaj politikave të kryera vite e fundit të cilat kanë kontribuar më shumë në zhbalancim të pasurive midis lindjes dhe perëndimit të vendit, partia e themeluar nga Bernd Lucke konfirmon trendin pozitiv të konsultimeve të fundit zgjedhore. Dhe, edhe pse ende larg nga të qenit në gjendje për të aspiruar për t’u imponohet në Berlin për shkak të përqindjes fare të ulët të votave që ka marrë historikisht në rajonet perëndimore, ngritja e saj e vazhdueshme në konsensus është një sinjal për vitet që vijnë, si për zgjedhjet e ardhshme rajonale dhe mbi të gjitha përsa i përket koalicioneve të mundshme, edhe sepse lojtarët e tjerë në skakierë kanë treguar se nuk janë aq solidë.
Shemben të Gjelbrit dhe e majta gjermane
Krahasuar me zgjedhjet e fundit rajonale që ishin mbajtur në landin e Saksonisë, Die Linke dhe Spd kanë parë të reduktohet në mënyrë drastike konsensusi për ta, me vetëm partinë e Gjelbër në gjendje të përmirësohet (duke u ndaluar, megjithatë, në 6% të preferencave, më pak se 6.5 % e marrë nga partia e opozitës federale Free Democratic). Dhe në këtë skenar, pra, është lehtësisht e hipotizueshme një qeveri rajonale e bazuar në aleancën midis CDU dhe SPD. Ndërsa më pak të ngjarë ka një aleancë me partinë Fd dhe me të Gjelbrit (e ashtuquajtura “aleanca Xhamajka”, për shkak të ngjyrave të lëvizjeve), e pajtueshme me menaxhimin e Saksonisë mbase ekskluzivisht nga pikëpamja numerike si nga ai i unitetit të qëllimit.
Frika nga Cdu dhe Spd
Pas deklaratës së javëve të fundit në të cilën Laschet përsëriti se nuk do të kishte qenë qëllimi i partisë së tij të bënte aleancë me të djathtën ekstreme për të formuar një qeveri në Saksoni, ishte e qartë se pavarësisht rezultatit, Afd do të qëndronte në opozitë. Një situatë që në fakt e pengon të imponojë politikat e saj në vend, por që, nga ana tjetër, bën të mundur edhe një herë të vazhdojë punën e vështirë të mbledhjes së konsensusit, e cila gjatë viteve dhe siç dëshmohet nga rezultatet i ka dhënë frytet e saj.
Megjithatë, kjo i lejon të bëjë një opozitë të fortë rajonale, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme federale. Një rikthim më siguri i veçantë me në një Angela Merkel jashtë loje, një Olaf Scholz i goditur nga akuza të shumta në menaxhimin e sistemit të mbikëqyrjes së vendit dhe një Olaf Laschet i cili nuk duket se ka karizmën e duhur për të zëvendësuar “kancelarin e hekurt” . Një situatë që, pra, mund të rezervojë shumë kthesa, brenda të cilave Afd nuk mund veçse të aspirojë për të qenë protagoniste./ Përgatiti Edi DELIU