GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Gjermania sheh një rikuperim në formë V: “Do ta shmangim një lockdown të dytë”

Vlerësimet për PBB-së janë rishikuar nga -6.3% në -5.8%: këto janë parashikimet e Ministrit të Ekonomisë, Peter Altmaier

Gjermania sheh më shumë gri dhe pak të zezë. Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier i ka përmirësuar vlerësimet për rënien e PBB-së në 2020, me një rënie prej 5.8% kundrejt -6.3% të vlerësuar në Prill, dhe sheh “një rimëkëmbje në formë V”-je, pas kufizimit të impaktit të pandemisë në ekonomi dhe në tregun e punës falë “përgjigjes së fortë të shtetit”.

Në një konferencë për shtyp të transmetuar në streaming, politikani gjerman ka shpjeguar gjithashtu se vendi do të shohë një rikthim në nivelet para-pandemike në fillim të vitit 2022.

Gjermania “mund dhe duhet” të shmangë një lockdown të dytë, shtoi Altmaier, duke bërë thirrje për respektimin e distancimit shoqëror, përdorimin e maskave dhe rregullave të higjienës.

You might also like