Gjykata e historisë dhe Gjykata e Lartë
Grand Old Party rikompaktësohet rreth presidentit sepse në kostot në lojë janë shumë të larta: vendosja e gjykatësit të tretë të epokës Trump në organin më të lartë gjyqësor të SHBA, zhvendosja në të djathtë e qendrës së gravitetit të Gjykatës dhe galvanizimi i votuesve konservatorë në pritje të votimeve të 3 nëntorit
Grand Old Party rikompaktësohet rreth presidentit sepse në kostot në lojë janë shumë të larta: vendosja e gjykatësit të tretë të epokës Trump në organin më të lartë gjyqësor të SHBA, zhvendosja në të djathtë e qendrës së gravitetit të Gjykatës dhe galvanizimi i votuesve konservatorë në pritje të votimeve të 3 nëntorit.
Në rresht vihet madje edhe Mitt Romney, senatori i vetëm nga partia e Elefantit që ka votuar në favor të impeachment të tycoon.
“Kushtetuta i jep presidentit fuqinë për të bërë emërimet dhe Senatit autoritetin për të dhënë mendim dhe pëlqim për emërimet në Gjykatën e Lartë. Si pasojë, kam ndërmend të ndjek Kushtetutën dhe të krijoj një precedent me konsiderimin e emërimit të presidentit. Nëse nominimi arrin në Dhomë, unë kam ndërmend ta votoj atë në bazë të cilësive”.
Një deklaratë, kjo e kandidatit të GOP për Shtëpinë e Bardhë në 2012, që lë pak vend për kërkesën e Demokratëve për të shtyrë pas Election Day emërimin e anëtarit të ri të gjykatës.
Nuk kanë fuqinë për të parandaluar emërimin, ata mund vetëm të fajësojnë republikanët për bllokimin e gjyqtarit Merrick Garland në 2016 “sepse ishte një vit zgjedhjesh”.
E përzgjedhura për të zëvendësuar ikonën liberale dhe kampionen e të drejtave Ginsburg, që vdiq në moshën 87 vjeç, do të jetë me siguri Amy Coney Barrett, katolike, 48 vjeç me 7 fëmijë, gjykatëse e Gjykatës së Apelit të qarkut të shtatë në Çikago.
Është pritur në Shtëpinë e Bardhë për 2 ditë me radhë, si dje ashtu ashtu edhe të hënën. Barrett konsiderohet si versioni me fustan i Antonin Scalia, juristit italo-amerikan, ndër interpretuesit më konservatorë të Kushtetutës së SHBA, i cili ndërroi jetë në shkurt 2016 dhe i të cilit ajo ka qenë asistente ligjore.
Në vitin 2018 u mendua si të zëvendësonte gjyqtarin Anthony Kennedy. Por në fund Trump preferoi Brett Kavanaugh, i konfirmuar pas seancave të nxehta pas akuzave për përdhunim. Barrettin “unë e mbaj për Ginsburg”, kishte thënë atëherë The Donald.
Dhe republikanët synojnë një bis të vitit 2018, kur në zgjedhjet e mesmandatit arritën të mbanin kontrollin e Senatit të ndihmuar, sipas tyre, pikërisht nga konfirmimi i Kavanaugh.
“Zoti i krijoi republikanët për të bërë tre gjëra, vërtetë vetëm tre gjëra: uljen e taksave, vrasjen e armiqve të huaj dhe konfirmimin e gjykatësve të djathtë,” shpjegon për New York Times, Brad Todd, strateg Gop i cili punon për dy mbajtës të detyrës në rrezik të lartë në këtë turne elektoral, për senatorin Thom Tillis nga Karolina e Veriut dhe Cory Gardner të Kolorados.
“Vetëm konfirmimi i gjykatësve – vëren ai – ka potencialin për të bashkuar me entuziazëm të barabartë populistët e të djathtës shoqërore dhe korporatistët”.
Por kjo nuk është një strategji krejtësisht pa rreziqe. Një sondazh i Morning Consult tregon se 50% e votuesve preferojnë që të jetë presidenti i ardhshëm ai që duhet të zgjedhë zëvendësen e Ginsburg, 12% janë të pavendosur dhe 37% besojnë se Trump duhet të bëjë nominimin pavarësisht nga vendimi i kutive më 3 nëntor.
E di mirë këtë edhe Mitch McConnell, lideri i shumicës në Senat dhe veteran i politikës, që shtriu duart përpara për të premtuar votimin deri në fund të vitit.

“Dogma jeton zhurmshëm brenda teje”, sulmoi senatorja demokrate Dianne Feinstein në 2017 gjatë seancës së konfirmimit të Barrett në Gjykatën e Apelit, duke e akuzuar se drejtohej nga besimi i saj katolik në vendimet ligjore, veçanërisht për çështje të tilla si aborti dhe dënimi me vdekje.
Efekti i menjëhershëm ishte shndërrimi i saj në një heroinë të klerikëve konservatorë, megjithëse ajo e mohoi këtë: “Kurrë nuk do t’i vendosja mendimet e mia personale mbi ligjin”.
E lindur më 1972, Barrett është me origjinë nga New Orleans, Louisiana. Ka ndjekur një lice femëror në New Orleans dhe më pas Rhodes College, para se të diplomohej shkëlqyershëm në drejtësi në universitetin Notre Dame ku edhe dha mësim për 15 vjet. Si studente në 2012 shkroi një “manifest proteste” kundër koperturës së detyrueshme shëndetësore në ngarkim të punëdhënësve sipas ligjit Obamacare edhe për pilulën antikontraceptive.
Pas konfirmimit në Gjykatën e Apelit të qarkut të shtatë (31 tetor 2017, me 55 po dhe 43 jo), New York Times zbuloi se Barrett ka qenë edhe pjestare e organizatës “People of Praise”, një lloj sekti “ku anëtarët premtojnë besnikëri ndaj njëri-tjetrit” dhe ku mësohet “se burri është padroni i grave dhe autoriteti në familje”.
Si gjyqtare e apelit është treguar relativisht e kujdesshme, mbase duke menduar pikërisht për Gjykatën e Lartë, ndonëse duke u konfirmuar si fondamentaliste kundër abortit dhe në favor të Amendamentit të Dytë, i cili sanksionon të drejtën për të mbajtur armë, edhe kur bëhet fjalë për shkelësit e ligjit. E ashpër gjithashtu edhe përsa i përket imigracionit.
Qershorin e kaluar Barrett doli në krah të Trump, duke shprehur mospajtimin e saj në Gjykatën e Apelit rreth vendimit për të garantuar lejen e qëndrimit (kartonin jeshil) edhe për ata që kërkojnë asistencë publike.
Trump duket se e ka bërë zgjedhjen e tij, por ngaqë i pëlqen të luajë me ankthin, ka thënë se të premten mund të takonte në Florida një tjetër të përzgjedhur për në Gjykatën e Lartë, Barbara Lagoa, një kubanoamerikane.
Sunshine State është shteti më i rrezikuar i këtyre zgjedhjeve dhe vota e latinëve mund të vendosë presidencën.
Michael Bloomberg ka grumbulluar 16 milion dollarë për të paguar borxhet dhe gjobat e rreth 30,000 ish-shkelësve në Florida (kryesisht hispanikë dhe afroamerikanë) të cilët përndryshe, sipas ligjit të shtetit, nuk do të mund të votonin.
Miliarderi është impenjuar gjithashtu të shpenzojë edhe 100 milionë dollarë nga xhepi i tij në këtë shtet për të ndihmuar Biden të fitojë Shtëpinë e Bardhë. Ish zëvendëspresidenti publikoi dje testamentin zyrtar të vejushës së senatorit dhe heroit të luftës John McCain, Cindy McCain: “Burri im dhe unë kemi jetuar me një kod: Vendi i pari. Ne jemi republikanë, sigurisht. Por para së gjithash amerikanë. Ka vetëm një kandidat në këtë garë që mund të ndeshet për vlerat tona si komb dhe ai është Joe Biden “.
Trump, pas një fjalimi në OKB, rekord për kohëshkurtësinë e tij, – ku kërkoi t’ia ngjishte Kinës përgjegjësinë e pandemisë – mbajti një tubim në Pensilvani, një tjetër Battleground State ku CBS e sheh atë 47% në disavantazh ndaj 52% të sfidantit demokrat.
Ndërsa vdekjet në SHBA kanë kaluar kufirin e 200,000 personave, ai shpjegoi se gabimi i vetëm i administratës ishte në marrëdhëniet me publikun. “Nëse nuk do të kishim vepruar si duhet, të vdekurit do të ishin 2.5 milionë… është një gjë e tmerrshme, nuk duhet të kishte ndodhur. Ishte faji i Kinës. Mos e harroni”.
Trump tani është si në një lavjerrës, që lëkundet midis gjykatës së Historisë dhe Gjykatës së Lartë. Cili do të jetë vendimi?
Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA