GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër arresti për Putinin

Gjykata e Hagës e ka akuzuar presidentin rus për krime lufte për “deportim dhe transferim të paligjshëm të popullsisë” së zonave të pushtuara në Ukrainë. Moska: “Vendime që nuk kanë kuptim”. Kievi: “Është vetëm fillimi”

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin përsa i takon pushtimit të Ukrainës. Gjykata e Hagës e akuzon shefin e Kremlinit si përgjegjës për krimet e luftës të kryera nga trupat e tij në Ukrainë.

Putin, shpjegon GJPN, akuzohet për “krimin e luftës të dëbimit të popullsisë” dhe për “transferimin e paligjshëm të popullsisë”, në veçanti të fëmijëve nga zonat e pushtuara prej trupave të Moskës në Ukrainë qysh nga fillimi i luftës. “Ka arsye të bazuara “, thuhet në komunikatën e Hagës, “për të besuar se Putini mban përgjegjësi individuale penale për krimet e përmendura më lart”.

Gjyqtarët e GJPN-së kanë lëshuar edhe një urdhër arresti për komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, e akuzuar për të njëjtat krime. Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, Kievi vlerëson se janë më shumë se 16,000 fëmijë të transferuar me forcë në Rusi apo në zonat e pushtuara.

Më parë, hetuesit e Kombeve të Bashkuara patën denoncuar se dëbimi me forcë i fëmijëve ukrainas është ekuivalent me krim lufte. Komisioni Hetimor i Kombeve të Bashkuara për Ukrainën ka pohuar se ka prova të transferimit të paligjshëm të qindra fëmijëve ukrainas në Rusi.

Raporti i Komisionit thekson se Rusia ka kryer edhe krime të tjera lufte në Ukrainë, ndër të cilat sulme në spitale, tortura, përdhunime dhe vrasje të qëllimshme. Rusia ka mohuar vazhdimisht kryerjen e krimeve gjatë asaj që ajo e quan një “operacion ushtarak special”.

Reagimet e Moskës dhe Kievit

“Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk kanë asnjë domethënie për Rusinë dhe janë ligjërisht të pavlefshme”, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Presidenca ukrainase e ka quajtur “historik” vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe e përkufizuar atë “vetëm një hap i parë” për të bërë drejtësi pas pushtimit të Ukrainës. “Ky është vetëm fillimi”, ka shtuar në rrjetet sociale shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak.

Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More